Category: Showbiz

  • Fifi dhe “Maestro” lënë pas përplasjet, dy ish-banorët gati për t’u bërë pjesë e sfidës së kërcimit

    Fifi dhe “Maestro” lënë pas përplasjet, dy ish-banorët gati për t’u bërë pjesë e sfidës së kërcimit

    Sezoni i ri televiziv ka nisur me dinamika të larmishme. Sytë e gjithë publikut janë duke ndjekur personazhet e tyre të preferuar dhe angazhimet e reja që kanë marrë përsipër. Ky sezon i ri televiziv, ka nisur edhe me një rikthim të disa prej tyre në ekran.

    Vetëm pak ditë na ndajnë nga startimi i edicionit të dytë të “Dancing with the stars”, ku gjithçka duket gati tani për të mirëpritur VIP-at në pistën e kërcimit.

    Burime pranë “Panorama” kanë mundur të zbulojnë disa prej emrave të konkurrentëve, që këtë vit do të përballen në sfidën e kërcimit mes njëri-tjetrit.

    Bie në sy emri i Fifit. Këngëtarja nga Kosova prej pak muajsh është bërë nënë dhe kjo periudhë për të ka qenë kryesisht e dedikuar vogëlushit të saj. Megjithatë, Fifi ka vijuar me angazhimet e saj si këngëtare.

    Por duket se sezoni veror që lamë pas nuk ishte dhe shumë i mirë për artisten e njohur të netëve live. Përmes një postimi në “Instagram”, kengetarja ka treguar se klubet nuk e kanë ftuar pasi çmimi që ajo kërkonte ishte i lartë, ndërkohë që ftojnë artistë të huaj.

    “I falënderoj dhe i pershendes te githe clubet kosove dhe Shqipëri per kete behar.. (veço Orange Club Sarande që s’ju duka shtrenite e me mori prap). Isha pregatit kete vere qe te kem shume pune po mesa duket s’jam aq In ne treg dhe absolutisht Raf Camora, Luciano e keto te huait jane me mire per tregun tone.Po ska problem… FIFI JU DO SHUME PRAP DHE DO JU VIJE SIC KA ARDH PERHERE.Per datat e dimrit (ne qoftë se doni me marr Fifin prap se absolutisht s’me ka ngel hatri) Do merret dikush tieter me koncertet e mia jo ai me te cilin keni kontaktu deri tani. Do ju njoftoje shume shpejt.Ama m’keni bo nder, se jam tu e shiju rritjen e djalit. Mbase do kisha leke pak ma shume po edhe pa keto mire jam. Faleminderit ZOTIT Elhamdulilah!”, por duket se Fifi e ka ndjerë distancimin nga publiku, ndaj edhe këtë herë ka vendosur të rikthehet me një sfidë kërcimi.

    Artistja nga Kosova, që pas përfundimit të ‘Big Brother, u duk se i mbylli raportet me të qenurit pjesë e spektakleve në formë reality. Por shija e keqe e eksperiencës së “Big Brother”, tashmë ka përfunduar dhe ajo është gati të sfidojë veten, këtë herë në kërcim. Sesi do të jetë kjo eskperiencë e saj, mbetet për t’u parë në vijim.

  • “Shtatëzania” fut në sherr Kiara Titon me miqtë e saj, çfarë ndodhi me rrethin e ngushtë të moderatores!

    “Shtatëzania” fut në sherr Kiara Titon me miqtë e saj, çfarë ndodhi me rrethin e ngushtë të moderatores!

    Edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Kiara dhe Luiz vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Fansat kanë ndjekur me vëmendje çdo hap të tyrin, duke e shndërruar në dyshen më të dashur për publikun.

    E si shpesh ndodh, interes të madh ka edhe për miqtë dhe rrethin e ngushtë të tyre, duke dashur të zbulojnë diçka më shumë nga detajet e çiftit. E kanë qenë pikërisht miqtë e moderatores që ditët e fundit kanë informua mediat për një shtatëzani të mundshme të Kiarës.

    Lajmi u përhap menjëherë në rrjet, duke u shprehur se miqtë kanë zbuluar se ajo është vetëm 5 javëshe shtatëzënë, si dhe lajmi po mbahet sekret nga të gjithë të afërmit. Megjithatë, duket se lajmi i shtatëzanisë ka trazuar jo pak çiftin. Nga ato çfarë kemi mundur të mësojmë, fakti se ky thashethem ka dalë nga miqtë e Kiarës, e ka bezdisur jo pak moderatoren, që i është dashur të gjejë “spiunin” mes miqve që informon portalet me lajme rreth jetës së saj private.

    Me daljen e shumë detaje nga jeta e saj personale, Kiara është bërë më diskrete me miqtë e saj, duke preferuar që lajmet rreth marrëdhënies me Luizin, ti ndajë vetëm me rrethin e saj të ngushtë. Kështu, lajmet për një shtatëzani të sajën, kanë bërë që moderatorja të humbasë disa miq, që më herët ka pasur bashkëpunim në televizion me ta.

    Asnjë nga personat e afërt që rrijnë pranë saj nuk e kanë konfirmuar këtë lajm, duke u shprehur se edhe nëse ajo është në pritje të ëmbël, vështirë se kaq herët dikush nga shoqëria e bashkëpunëtorët e saj mund ta dinë. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Kiara përflitet për një shtatëzani të mundshme. Edhe pak javë më parë, në rrjet u publikua ky lajm.

    Çfti ka festuar 30-vjetorin e martesës së prindërve të Kiarës pak kohë më parë, dhe nga videot dhe fotot e publikuara u shtuan aludimet se çifti do të bëhen prindër. Kjo pasi Kiara shfaqet me barkun e rrumbullakosur, i cili bie menjëherë në sy edhe nga veshja e moderatores. Menjëherë komentet në rrjet kanë nisur të aludojnë se në fakt moderatorja është shtatzanë.

    E në fakt, ashtu si edhe u duk në video, Kiara u shfaq me një bark disi më të rrumbullakosur se zakonisht, por shkak për këtë mund të jetë bërë edhe qepja e fustanit.

    Edhe pse pak javë më parë, kur çifti ndodhej me pushime në Turqi me anë të një video “live” në “Instagram” sqaruan për publikun thashethemet për një shtatzëni të mundshme të Kiarës, pamjet e fundi tregojnë të kundërtën duke ngjallur aludime përsëri.“Këtu nuk kemi test shtatzënie, por nuk ka shfaqur shenja, kështu të vjella e gjëra, Kiara nuk është shtatzënë”, u shpreh Luizi në video “live”. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother”, Luiz Ejlli është shprehur se dëshiron të ketë sa më shumë fëmijë me Kiarën.

    Ai madje ma shaka ka thënë që gjatë muajit të mjaltit dëshironte që të ikin dy dhe të kthehen tre(duke shpresuar për një shtatzani të Kiarës). Ndërkohë që, muaji mjaltit ka përfunduar, Luizi ka ngacmuar fansat me një postim të bërë në profilin e tij të Instagramit, mbrëmjen e kaluar. Këngëtari ka publikuar një fotografi, ku shihet së bashku me Kiarën, teksa mban një foshnje në krahë.

  • FOTO/ La shërbimin, por nuk mbërriti dot në shtëpi, ky është efektivi që humbi jetën në “Rrugën e Kombit”

    FOTO/ La shërbimin, por nuk mbërriti dot në shtëpi, ky është efektivi që humbi jetën në “Rrugën e Kombit”

    Personi në foto është 56-vjeçari Gëzim Lazri, efektivi i policisë i cili humbi jetën tragjikisht teksa po kthehej nga puna.

    Ai u përplas nga një shtetas malazez në Rrugën e Kombit, rreth orës 07:20.

    Siç bëri me dije policia, shkak i aksidentit u bë një manovër e gabuar parakalimi nga mjeti tip “Chevrolet” që drejtohej nga një malazez me iniciale M.F.

    Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

  • Zhaklin Lekatari dhe Luiz Ejlli opinionistë në ‘Big Brother VIP 3’?

    Zhaklin Lekatari dhe Luiz Ejlli opinionistë në ‘Big Brother VIP 3’?

    Së shpejti do të nisë Big Brother VIP 3, ndërsa ende po përflitet se kush do jenë opinionistët e sezonit të ri. Emrat që janë përfolur kanë qenë të shumtë, mes tyre edhe Luiz Ejlli së bashku me Zhaklina Lekatarin.

    E ftuar në studion e “Live From Tirana” Lekatari ka folur ndër të tjera edhe për edicionin e tretë të këtij ‘reality show’. Ajo tha se nëse do jetë në krah me Luizin në këtë pozicion, nuk do mungojë rivaliteti.

    “Mund të mos ndodhte asgjë. Ne biem dakord që nuk biem dakord. Unë dhe Arbri vjet ishte shumë e vështirë që të mos dakordoheshe, sepse situatat ishin aq parimore. Pastaj ka pasur raste që ne nuk e kemi menduar njësoj dhe secili ka shprehur mendimin e tij. Është mëse normale që ta mendojmë ndryshe. Me Luizin mund të ndodhte e njëjta gjë, varet se si do ta menaxhonte secili nga ne. Patjetër që nëse do të ishim të dy opinionistë, është e sigurtë që do të ketë rivalitet dhe antagonizëm, do kishte pole të kundërt. Ai përfaqëson një pjesë të shoqërisë, unë përfaqësoj një pjesë tjetër. Do të krijohej një “Big Brother” mes opionistëve, do të përplaseshim.”-tha Lekatari.

    Ajo thotë se do e përballonte edhe një sezon tjetër si opinioniste, pavarësisht eksperiencës së kaluar.

    “Mendoj se do ta përballoja, ashtu si çdo gjë që më sjellë jeta. Nuk dua të tregohem jo modeste, por mendoj se puna ime ka qenë mjaft e mirë. Ashtu si rrodhën ngajrjet, mendoj se ia dola mirë. Jam e lumtur për analizat që kam bërë. Unë arrita të krijoj show. Edhe pse kam pasur duartrokitje, ka pasur një pjesë që nuk kanë qenë të lumtur me mendimet e mia. Por mendoj se kam bërë një show, dhe këtë dihet të ma dinë. E kam një meritë dhe këtë nuk dua t’ja heq vetes sime.”

  • Arbenita tallet me Feron dhe ish-vjehrrën!

    Arbenita tallet me Feron dhe ish-vjehrrën!

    Çifi i shumëpërfolur, Fero dhe Arbenita, vazhdojnë të hedhin kunja për njëri tjetrin.

    Së fundmi, Fero që ka hyrë thellë në ujërat e fesë deklaroi se i ka ndarë përfundimisht rrugët me Arbenitën, duke thënë se ajo nuk ka vend në xhenet marrë shkas nga ekspozimi i tepërt i trupit.

    Duket se Arbenita ka zgjedhur të reagojë, kësaj rradhe duke përfshirë dhe mamanë e reperit në këtë dramë.

    Ajo ka publikuar një meme që fokuson djemtë ballkanas 25 vjeçar të papunë, që mbahen nga nëna.

    “Çka të them më tepër?”, është shprehur ajo krahas postimit.

  • Ekskluzive/ Iris dhe Aleksandros flasin hapur për preferencat në shtrat (Video +18)

    Ekskluzive/ Iris dhe Aleksandros flasin hapur për preferencat në shtrat (Video +18)

    Një video ekskluzive ka ardhur nga vila luksoze e dashurisë ku dy prej ishullorëve janë parë në momente shumë intime bashkë.

    Bëhet fjalë për Irisin dhe Aleksandrosin, të cilët janë të ulur në një nga ambientet e vilës dhe duket se janë shumë intim.

    Irisi tregon preferencat e saj në lidhje me mashkullin që dëshiron të kryejë marrëdhënie dhe nga ana tjetër është Aleksandros, i cili nuk ka nguruar ta pyesin në qoftë se i pëlqejnë djemtë si ai.

    Më poshtë po ju sjellim videon ekskluzive të dy ishullorëve./LoveIslandAlbania

  • Stiv i zhgënjyer nga dashuria: Ish e dashura u martua me shokun tim (Video)

    Stiv i zhgënjyer nga dashuria: Ish e dashura u martua me shokun tim (Video)

    Një prej ishullorëve të vilës së dashurisë, Stivi ka treguar një histori nga jeta e tij. Stiv në një bisedë që po zhvillonte me Ildën dhe Arlindin është shprehur se ish e dashura e ka lënë dhe është martuar me një shokun e tij. Duket se kjo histori ka lënë gjurmë te Stivi, videoja është publikuar në faqen zyrtare të Love Island Albania.

    Stivi: Kam qenë me një gocë atëherë u ndamë, kështu më ndodh mua përherë, më devijon situata. U martua me një shokun tim ka dy fëmijë tani. Më tha që do të pres dhe e pa që nuk do të kthehesha më dhe vazhdoi pastaj. Ka dy goca tani.

    Episodin i Love Island Albania transmetohet çdo ditë në orën 18:20 në televizionin Klan./Love Island Albania

    https://www.instagram.com/loveisland.albania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=92b46700-0e34-440c-b10c-3aca3772acfa

  • Zhaklin Lekatari do martohet, Ronaldo i zbulon datën e dasmës

    Zhaklin Lekatari do martohet, Ronaldo i zbulon datën e dasmës

    Pak kohë më parë ish-opinionistja e “BBV”, Zhaklin Lekatari tregoi se ka nisur një lidhje dashurie, por duke u treguar e rezervuar përsa i përket identitetit të tij.

    E meqë njerëzit janë shumë kuriozë për jetën sentimentale të ish-opinionistes, ata kanë gjetur rastin që të pyesin mikun saj, moderatorin e njohur Ronaldo Sharka.

    “Ka zëra se është martuar Zhaklina, di gjë ti si mik i saj?”, ishte një ndër pyetjet që fansat i drejtuan Ronaldos. Ronaldo ka treguar se Zhaklina do të martohet në nëntor të këtij viti.

  • E trishtë, vdes në moshën 35-vjeçare prezantuesja e njohur, la pas 1 vajzën 1 vjeç

    E trishtë, vdes në moshën 35-vjeçare prezantuesja e njohur, la pas 1 vajzën 1 vjeç

    Prezantuesja e njohur britanike Maddy Anholt ka ndërruar jetë në moshën 35 pas një kanceri agresiv në tru. Figura e njohur e radios e televizionit, si dhe aktiviste bamirësie zbuloi para pak kohësh se kishte një kancer agresiv të trurit pak pas lindjes së vajzës së saj Opal vitin e kaluar.

    Maddy kishte programin e saj radiofonik në Radio 4 dhe kishte luajtur role në serialet e BBC, ITV e Channel 4 në Britani.

    Familja e saj njoftoi lajmin tragjik disa orë pas vdekjes duke thënë se javët e fundit ajo i kaloi në shtëpinë e prindërve.

    Prezantuesja lë prapa bashkëshortin Ben, bijën e tyre një-vjeçare Opal, vëllanë dhe prindërit e saj.

    E ndjera kreu disa ndërhyrje kirurgjikale dhe trajtime të paefektshme kundër kancerit para vdekjes të mërkurën. Maddy po punonte në romanin e saj të parë dhe mezi priste të niste promovimin e tij.

  • Arbana Osmani mban fjalën: E pabesueshmja ndodhi

    Arbana Osmani mban fjalën: E pabesueshmja ndodhi

    Pak ditë më parë Arbana bëri një premtim publik. Teksa postonte vazhdimisht fotot me ushqime të shijshme premtoi se së shpejti do niste palestrën.

    “Mos më flisni me gojë nëse nuk e rifilloj palestrën nesër”, shkruante ajo.

    Dhe duket se Arbana e ka mbajtur fjalën pasi së fundmi ajo ka postuar foto nga palestra.

    “E pabesueshme ndodhi”, shkruan moderatorja duke treguar se ka nisur ushtrimet për tu rikthyer në formë.