Category: Showbiz

  • E trishtë, vdes në moshën 35-vjeçare prezantuesja e njohur, la pas 1 vajzën 1 vjeç

    E trishtë, vdes në moshën 35-vjeçare prezantuesja e njohur, la pas 1 vajzën 1 vjeç

    Prezantuesja e njohur britanike Maddy Anholt ka ndërruar jetë në moshën 35 pas një kanceri agresiv në tru. Figura e njohur e radios e televizionit, si dhe aktiviste bamirësie zbuloi para pak kohësh se kishte një kancer agresiv të trurit pak pas lindjes së vajzës së saj Opal vitin e kaluar.

    Maddy kishte programin e saj radiofonik në Radio 4 dhe kishte luajtur role në serialet e BBC, ITV e Channel 4 në Britani.

    Familja e saj njoftoi lajmin tragjik disa orë pas vdekjes duke thënë se javët e fundit ajo i kaloi në shtëpinë e prindërve.

    Prezantuesja lë prapa bashkëshortin Ben, bijën e tyre një-vjeçare Opal, vëllanë dhe prindërit e saj.

    E ndjera kreu disa ndërhyrje kirurgjikale dhe trajtime të paefektshme kundër kancerit para vdekjes të mërkurën. Maddy po punonte në romanin e saj të parë dhe mezi priste të niste promovimin e tij.

  • Arbana Osmani mban fjalën: E pabesueshmja ndodhi

    Arbana Osmani mban fjalën: E pabesueshmja ndodhi

    Pak ditë më parë Arbana bëri një premtim publik. Teksa postonte vazhdimisht fotot me ushqime të shijshme premtoi se së shpejti do niste palestrën.

    “Mos më flisni me gojë nëse nuk e rifilloj palestrën nesër”, shkruante ajo.

    Dhe duket se Arbana e ka mbajtur fjalën pasi së fundmi ajo ka postuar foto nga palestra.

    “E pabesueshme ndodhi”, shkruan moderatorja duke treguar se ka nisur ushtrimet për tu rikthyer në formë.

  • ‘E zhveshur nuk hyn në xhenet’, Fero sulmon me deklarata Arbenitën

    ‘E zhveshur nuk hyn në xhenet’, Fero sulmon me deklarata Arbenitën

    Pas përkushtimit në fe, Fero po tregohet çdo ditë aktiv duke ndarë mesazhe përmes rrjeteve sociale. Sot ish-reperi ka ndarë një thënie islame ku shkruhet se xheneti është i pamundur për femrat që e ekspozojnë trupin, duke sulmuar në këtë formë Arbenitën për postimet e saj të fundit.

    “Gratë që do të jenë të veshura, por duken të zhveshura, duke tërhequr të keqen dhe ato vetë do të jenë të prirura për të, nuk do të hyjnë në xhenet dhe nuk do të nuhasin aromën e tij, e cila është e perceptueshme nga një dtsancë prej 500 vjetësh”, shkruhet në postim.

    Fero deklaroi edhe ndarjen nga modelja duke u shprehur se tani që është mysliman nuk ka asnjë raport me të.

    “Unë jam një mysliman tani dhe nuk kam asnjë lidhje me atë çfarë bën ish-gruaja ime. Ne kemi secili jetët tona me respekt për njëri-tjetrin sepse kemi një vajzë, por unë sot jam një mysliman dhe nuk kam asnjë raport me të. Ajo zgjodhi jetën e saj”, shkruan Fero, i cili ka hequr dorë nga muzika dhe i është përkushtuar fesë.

  • ‘I kam sytë gjak’, çfarë i ndodhi Dea Mishelit

    ‘I kam sytë gjak’, çfarë i ndodhi Dea Mishelit

    Dea Mishelin do ta shohim në rolin e moderatores së shpejti. Ajo do të ketë një rubrikë në “E diell”, e cila do t’i kushtohet influencërve, kryesisht TikTok-erave, po ashtu edhe teknologjisë e rrjeteve sociale.

    Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Dea ka treguar se është duke punuar fort për një projekt, duke kaluar shumë netë pa gjumë.

    .”Sytë e mi gjak. Disa ditë me 12 orë xhirime, Po punojmë për një gjë shumë të bukur. Shpresojmë shumë që t’ju pëlqejë”, shkruan Dea në postimin e saj në Instastory, ku shfaqet e shtrirë në krevat, me një pamje të lodhur në fytyrë.

  • Ish-menaxheri i kërkon Dafinës gjysmë milion euro dëmshpërblim

    Ish-menaxheri i kërkon Dafinës gjysmë milion euro dëmshpërblim

    Ish-menaxheri i artistëve Drin Zatriqi ka ngritur një padi ndaj këngëtares Dafina Zeqiri për disa prej shkrimeve të saj publike kundrejt tij.

    Përmes avokatit të tij, Zatriqi po i kërkon këngëtares kompenzim në vlerë prej gjysmë milioni eurosh.

    “Vlerën e dëmshpërblimit do t’ia dhuroj grave të Krushës”, është shprehur ai.

    Burimi: Prive

  • Luizi bën veprimin e papritur për shoqen e Kiarës

    Luizi bën veprimin e papritur për shoqen e Kiarës

    Luizi ka postuar sot një video ku shihet Liesa, shoqja e Kiarës teksa dëgjon një këngë të tij.

    “Ju përshëndes me kunatën,” shkruan Luizi krah videos.

    Liesa ka thënë kohë më parë se nuk besonte te dashuria e Luizit. Madje, ajo shpresonte që Kiara të mos puthej me Luizin duke treguar kështu se nuk shihte ndonjë pëlqim nga Kiara për këngëtarin.

    “Më duket pak e tërhequr, por për të mirën e lojës. Raportin me Luizin e shoh raport shoqëror. Shpresoj mos ketë puthje,” ka thënë Liesa në atë kohë kur çifti ishte brenda në BBV2. Por mesa duket pas daljes së Luizit jashtë shtëpisë mendimi i saj ka ndryshuar dhe tani janë miq.

  • “Shpresoj mos të ketë puthje”, ndryshon mendim “kunata” e Luizit, si janë sot raportet mes këngëtarit dhe Liesës (VIDEO)

    “Shpresoj mos të ketë puthje”, ndryshon mendim “kunata” e Luizit, si janë sot raportet mes këngëtarit dhe Liesës (VIDEO)

    Luiz Ejlli po shijon famën dhe dashurinë jashtë shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Ai shihet kudo me Kiarën, si për të treguar se dashuria e tyre është ende aq e madhe sa ishte edhe brenda “BBV’.

    E në jetën reale, çifti ka bërë çdo gjë zyrtare, si me familjen ashtu edhe me shoqërinë. Duket se edhe Luizi ka krijuar miqësi me shoqet e Kiarës, aq sa janë bërë edhe ‘fansa’ në një farë mënyre.

    Kjo tregohet edhe nga postimi që bëri sot Luizi, teksa shihet Liesa, shoqja e Kiarës duke dëgjuar një këngë të Luizit.

    ‘Ju përshëndes me kunatën’ shkruan Luizi krah videos.

    Por, harroi se çfarë ka thënë kunata për të kur ai ishte brenda ‘BBV’?

    Për ju që e keni harruar, Liesa ka thënë kohë më parë se nuk besonte te dashuria e Luizit. Madje, ajo shpresonte që Kiara të mos puthej me Luizin duke treguar kështu se nuk shihte ndonjë pëlqim nga Kiara për këngëtarin.

    “Më duket pak e tërhequr, por për të mirën e lojës. Raportin me Luizin e shoh raport shoqëror. Shpresoj mos ketë puthje”, ka thënë Liesa në atë kohë.

    Mesa duket ‘kunata’ ka ndryshuar mendim!

  • Mos ma qani hallin kaq shumë/ Për çfarë e ka fjalën Mozzik?!

    Mos ma qani hallin kaq shumë/ Për çfarë e ka fjalën Mozzik?!

    Lidhja e Mozzik me Loredanën ka qënë padiskutim një ndër temat më të diskutuara në shtypin rozë por tanimë që këngëtarja ka konfirmuar lidhjen e saj me futbollistin gjerman, Karim Adeyemi, Mozzik ka nisur të bëjë paksa konfuz publikun lidhur me jetën e tij personale.

    Disa javë më parë, ai konfirmoi që prej 11 muajsh ishte në një lidhje dashurie por vetëm pak ditë më vonë, ai u shpreh se në fakt ishte beqar.

    Të gjendur mes një lëmshi të vërtet, Mozzik ka vënë dorën në zemër dha ka vendosur të qartësojë të gjithë fansat e tij.

    Reperi ka bërë një postim në profilin e tij të Instagramit, ku ka shkruar: “Kam tre vite gati që jam beqar. Dhe kur të lidhem do e nxjerr një foto, mos u shqetësoni aspak për këtë dhe mos ma qani hallin kaq shumë”.

    Por Mozzik nuk është ndalur me kaq, në një tjetër postim ka hedhur një foto të një çifti të kapur për dore dhe ka shkruar: “Kurrë nuk bëra dot një foto të tillë”, mbishkrim të cilin e ka shoqëruar me ikonat e të qeshurës.

    Ne shpresojmë shumë që Mozzik ta bëj shume shpejt realitet këtë foto dhe sigurisht fansat e tij të jetë të qetë.

  • Einxhel Shkira: Ju rroftë krenaria në ditët e ndeshjeve se këtej bëhet kërdia

    Einxhel Shkira: Ju rroftë krenaria në ditët e ndeshjeve se këtej bëhet kërdia

    Nga nëntori, të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, nuk do të pajisen më më vula në pasaportën për shkak të një ligji të ri do të hyjë në fuqi këtë vit. Qytetarët e vendit tonë që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE duhet të aplikojnë për një leje udhëtimi në sitemin ETIAS i njohur ndryshe si Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit). Ky sistem do jetë i vlefshëm për 60 vende që nuk janë në BE.

    Duket se ku lajm, i bërë publik rreth dy ditë më parë, e ka bezdisur shumë Einxhel Shkira, e cila ka bërë disa postime rresht në profilin e saj të Instagramit, ku duket tepër e acaruar.

    “Disa që gëzohen se nuk do të kenë vula në pasaporta. Nuk e kuptoj pse ne po bëhemi kaq injorantë si popull që përveçse kemi hequr dorë së informuari për gjëra tepër të rëndësishme, kemi humbur totalisht vetbesimin dhe jemi lëshuar në gjendje të lirë. Ju rroftë vetbesimi dhe krenaria në ditët e ndeshjeve se këtej bëhet kërdia”

    “Për të gjithë ju që nuk e keni parë si lajm, në fillim të vitit që vjen, nuk do na duhet më të vulosim pasaportat në pikën kufitare sepse duhet të aplikojmë online që të na japin lejë ata nëse duan apo jo ta vizitojmë vendin e tyre. Pra me pak fjalë nuk kemi viza por prap duhet të presim një lejë, e cila vlen tre vjet, për të cilën paguajmë një tarifë 7 Euro dhe nëse atyre nuk iu duket i arsyeshëm aplikimi juaj, do jua refuzojnë dhe nuk do kaloni dot në zonën shengen. Me pak fjalë mirë të na e bëjnë për aq kohë sa jo vetëm hamë bar si popull por kemi halle madhore, se kush do merret me mustaqet e Çelos pastaj”?

    Në një tjetër postim, Shkira sqaron se edhe pse kishte vendosur se nuk do bënte më reagime publike por do merrej me punë e veta, sërish ku lajm e ka irrituar shumë moderatoren.

    Ajo çfarë e ka mërzitur më shumë Einxhel është fakti që ku lajm iu është servirur njerëzve si një benefit kur në fakt nuk është i tillë.

  • Zhaklin Lekatari drejt altarit? Ronaldo Sharka bën deklaratën e papritur (FOTO)

    Zhaklin Lekatari drejt altarit? Ronaldo Sharka bën deklaratën e papritur (FOTO)

    Një muaj më parë, ish-opinionistja e “BBV” Zhaklin Lekatari, ka treguar se ka nisur një lidhje dashurie, por pa zbuluar identitetin e mashkullit që i ka “rrëmbyer” zemrën.

    Ajo është tepër diskrete përsa i përket jetës private, duke mos treguar detaje të reja.

    Mirëpo fansat janë shumë kuriozë për jetën sentimentale të ish-opinionistes, ndërsa në lidhje me të, ata kanë gjetur rastin që të pyesin moderatorin e njohur, Ronaldo Sharka.

    “Ka zëra se është martuar Zhaklina, di gjë ti si mik i saj?”, ishte një ndër pyetjet që fansat i drejtuan moderatorit gjatë bisedës së zhvilluar në Instagram.

    “Zhaku do të martohet në nëntor të këtij viti.”- tha ish-banori.