Category: Sport

  • I biri pritet të startojë në formacion/ Babai i Arbër Hoxhës me flamurin shqiptar dhe kroat: Të fitojë skuadra më e mirë

    I biri pritet të startojë në formacion/ Babai i Arbër Hoxhës me flamurin shqiptar dhe kroat: Të fitojë skuadra më e mirë

    Djali i tij mund të jetë në formacionin titullar në ndeshjen ndaj Kroacisë. Ukë Hoxha, babai i Arbër Hoxhës, sulmuesit shqiptar të Dinamos së Zagrebit, është parë në rrugët e Hamburgut, në prag të ndeshjes që do të luhet në stadiumin “Volksparkstadion”.

    Mediat kroate shkruajnë se Ukë Hoxha dhe disa tifozë shqiptarë janë bërë bashkë me kroatët, duke u fotografuar me flamujt e të dyja shteteve, çka tregon edhe raportet shumë të mira të dy tifozërive.

    “Nuk e di nëse Arbëri do të fillojë nga minuta e parë. Kroacia është më e mirë në letër, por ndoshta mund të krijojmë një sensacion. Kush është më i mirë le të fitojë”, tha ai.

    Shqipëria dhe Kroacia do të përballen këtë të mërkurë në stadiumin “Volksparkstadion” në Hamburg, ndeshje e vlefshme për grupin B për kampionatin evropian të futbollit, EURO 2024.

    Sfida shihet si vendimtare për të dyja ekipet, pasi një fitore, mban gjallë shpresat për kualifikim në fazën e 1/16-ave./abcnews.al

  • Gjesti me shqiponjën pas provokimeve të serbëve, UEFA përjashton nga Euro2024 gazetarin Arlind Sadiku!

    Gjesti me shqiponjën pas provokimeve të serbëve, UEFA përjashton nga Euro2024 gazetarin Arlind Sadiku!

    Gazetari Arlind Sadiku është përjashtuar nga ndeshjet e Euro2024, pas një vendimi të fundit të marrë nga UEFA. Mësohet se gazetarit nga Kosova i është ndaluar hyrja në konferenca për media dhe nuk mund të raportojë sot ndeshjen Kroaci-Shqipëri dhe as përballje e ekipeve të tjera për Evropianin.

    Shkak për këtë vendim të UEFA-s është bërë gjesti i gazetarit i cili në ndeshjen e Serbi-Angli, bëri shqiponjën pasi në kor serbët po bërtisnin “Kosova është Serbi”.

    Ky gjest i Sadikut është parë si provokim nga pala serbe dhe kanë kërkuar që të merret masë.dritare.net

  • Sa shumë pak shanse për Shqipërinë ndaj Kroacisë, zbuloni parashikimin e superkopjuterit të Opta-s

    Sa shumë pak shanse për Shqipërinë ndaj Kroacisë, zbuloni parashikimin e superkopjuterit të Opta-s

    Kompania e specializuar e statistikave Opta ka publikuar së fundmi edhe statistikat për sa i përket parashikimit të duelit Kroaci-Shqipëria që do të zhvillohet ditën e nesërme prej orës 15:00.

    Kroacia është favorit i madh për këtë duel, duke mposhtur Shqipërinë në 62.9% të simulimeve para ndeshjes në superkompjuter Opta.

    Humbja e Shqipërisë kundër Italisë në ndeshjen e parë ishte humbja e parë që nga marsi 2023, duke i dhënë fund një serie shtatë ndeshjesh të pamposhtur në ndeshje të tilla (4 fitore, 3 barazime).

    Kroacia ka humbur tre nga pesë ndeshjet e fundit, po aq humbje sa në 29 ndeshjet e mëparshme.

    Pasi të dyja pësuan humbje në hapat e tyre përkatëse të Grupit B, Kroacia dhe Shqipëria do të shpresojnë për një reagim pozitiv kur të përballen në Hamburg për ndeshjen e së mërkurës.

    Kjo do të jetë përballja e parë mes Kroacisë dhe Shqipërisë në çdo kompeticion, megjithëse sipas parashikimeve të Opta-s, do të jetë skuadra e Dalic do të festojë fitoren pas rënies së bilbilit të mërkurën. Shqipëria ka fituar vetëm një nga 10 ndeshjet e saj të fundit kur u përball me një kombëtare për herë të parë, duke mundur Ishujt Faroe 3-1 në qershor 2023.

  • ‘Shqipëria s’është Spanja’, Zlatko Dalic ‘shpërthen’ në konferencë: Kemi më shumë medalje se Anglia, na dinë të pavlerë

    ‘Shqipëria s’është Spanja’, Zlatko Dalic ‘shpërthen’ në konferencë: Kemi më shumë medalje se Anglia, na dinë të pavlerë

    Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic foli për mediat në prag të ndeshjes kundër Shqipërisë. Për Grupin B të Euro 2024 ndeshja e parë historike mes dy skuadrave luhet të mërkurën në orën 15:00 në stadiumin e Hamburgut.

    “Shqipëria nuk është një rival me të njëjtën cilësi si Spanja, por meriton shumë respekt. Ata janë të motivuar dhe të organizuar, duhet të jemi të durueshëm dhe të kujdesshëm. E dimë që synimi ynë është të fitojmë, do të jemi më sulmues, duam të bëjmë më mirë. Kundër Spanjës kishim edhe topin, kishim më shumë raste, por tani duhet të jemi edhe më mirë. Do të ketë ndryshime në përbërje, do ta vendosim më pas.

    Humbja me Spanjën? Nuk ishte bukur të humbnim ndeshjen e parë, nuk ishte një ndjenjë e bukur. Ne ishim gjithmonë të nënvlerësuar, askush nuk besonte tek ne dhe fituam tre medalje. Dhe ne jemi më të suksesshmit pas Francës. Kroacia meriton respekt dhe nderim më të madh.

  • Bashkëshortja surprizon Silvinjon gjatë stërvitjes, djali ndan foton e veçantë në rrjetet sociale

    Bashkëshortja surprizon Silvinjon gjatë stërvitjes, djali ndan foton e veçantë në rrjetet sociale

    Familja e Silvinjos ndodhet në Gjermani për të mbështetur trajnerin dhe kombëtaren shqiptare.

    Vajza e tij Tati është shumë aktive në rrjetet sociale teksa shpesh ndan foto dhe video në vendet që viziton apo edhe të familjarëve të saj.

    Por së fundmi, ka qenë djali i Silvinjos i cili ka ndarë një foto të prindërve së bashku.

    Silvinjo shfaqet me uniformë gjatë stërvitjes, teksa gruaja e puth dhe janë të dy të përqafuar.

    Ky imazh është shpërndarë nga Tiago në “InstaStory” duke e shoqëruar me një emoji me zemër.

  • Goli historik i Nedim Bajramit, ”çmend” edhe komentatorin grek (Video)

    Goli historik i Nedim Bajramit, ”çmend” edhe komentatorin grek (Video)

    Nedim Bajrami shënoi një gol historik ndaj Italisë, që rezulton më i shpejti në të gjitha Europianet.

    Vetëm 23 sekonda i mjaftuan mesfushorit shqiptar për të tundur rrjetën ndaj italianëve, duke çuar peshë zemrat e miliona tifozëve shqiptarë anë e mbanë botës.

    Një gol që ishte surprizë për çdo futbolldashës por edhe vetë futbollistët.

    Së fundmi një video po bën namin në rrjet ku shfaqet një komentator grek i cili feston sikur të ishte shqiptar apo sikur të kishte shënuar Greqia.

    VIDEO:

    https://streamin.me/v/b550436c

  • UEFA gati të gjobisë Shqipërinë, nuk do ta besoni arsyen

    UEFA gati të gjobisë Shqipërinë, nuk do ta besoni arsyen

    Duket se humbja me Italinë nuk është i vetmi lajm i keq për Shqipërinë. Sot mësohet se federata jonë po përballet me katër akuza të UEFA-s për një “mesazh provokues” që është shfaqur nga tifozët kuqezi.

    UEFA njoftoi se Federata Shqiptare e Futbollit po përballet me procedime disiplinore për mesazhie provokuese, hedhjen e objekteve, përdorimin e fishekzjarrëve dhe ‘futje në fushën e lojës’, në lidhje me tifozin që hyri në fushë.

    UEFA nuk e theksoi se për cilin mesazh bëhej fjalë, vetëm se akuza lidhet me “transmetimin e një mesazhi provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive”.

    Me shumë mundësi bëhet fjalë për flamurin e UÇK-së, për të cilin ka pasur penalitete edhe më parë, por duhet bërë e ditur që ai flamur përfaqëson një pjesë të rëndësishme të kombit shqiptar.

  • Itali-Shqipëri, spektakli jashtë fushe në Dortmund/ Shou në tribuna, nga bukuroshet tek… “avujt e alkoolit”

    Itali-Shqipëri, spektakli jashtë fushe në Dortmund/ Shou në tribuna, nga bukuroshet tek… “avujt e alkoolit”

    Ndonëse Shqipëria nuk mundi të dilte me rezultat pozitiv nga ndeshja debutuese në “Euro 2024” ndaj Italisë, e shtuna e 15 qershorit do të mbahet mend gjatë. Një ditë e shoqëruar me emocione të forta dhe spektakël, duke nisur nga dallga kuqezi që pushtoi rrugët e Dortmundit dhe deri te shou magjik në mbrëmje tribunat e stadiumit “Signal Iduna Park”, me mbi 50 mijë tifozë shqiptarë.

     

     

     

    Siç parashikohej, Gjermania “u pushtua” nga mijëra tifozë që vinin nga të gjitha trevat shqiptare, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme shumë ora para nisjes së ndeshjes, imazhe që tërhoqën vëmendjen e mediave më të mëdha botërore. Por le të shikojmë disa prej momenteve më të bukura që dhuruan shqiptarët në Dortmund.

    Një video që bëri xhiron e rrjetit ishte gjesti i një tifozi shqiptar me makaronat ndaj një grupimi “axurrësh”. Fansi kuqezi mbante në duar një pako me spageti, teksa i theu para italianëve, të cilët madje “u përgjëruan”, duke ulur deri në gjunjë që mos ta bënte diçka të tillë.

    Një veprim që konsiderohet si “sakrilegj” për një prej ushqimeve më tradicionale në vendin fqinj. E gjitha ishte në kuadrin sportiv, ndërsa në fund u shoqërua me duartrokitje dhe përqafime, duke dhënë një leksion të vërtetë se si mund të bëhen “talljet” e shëndetshme në botën e sportit, larg dhunës dhe gjuhës së urrejtjes. Ndërkohë duke kaluar në shkallët e tribunave, si zakonisht nuk munguan bukuroshet shqiptare, të cilat shkëlqyen me sharmin e tyre.

    Gjithashtu tërhoqën vëmendje edhe tifozë të tjerë kuqezi të të gjitha moshave, të cilët paraqiteshin me veshje nga më të ndryshmet, duke sjellë folklorin e Shqipërisë në “Euro 2024”.

    Një tjetër moment epik ishte edhe fokusimi nga kamerat gjatë takimit i një tifozi të Shqipërisë me plis në kokë, i cili me sa dukej kishte kthyer ndonjë gotë më tepër dhe shfaqej disi i turbulluar nga avujt e alkoolit. Në këtë speciale ju pasqyrojmë disa nga imazhet më të bukura të ndeshjes Itali-Shqipëri, takim i vlefshëm për Grupin B, i fituar 2-1 nga “axurrët”.

    ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

  • Pasi u “masakrua” në rrjet Hysaj shfaqet në stërvitje, ja se si duket gjendja e tij (Foto)

    Pasi u “masakrua” në rrjet Hysaj shfaqet në stërvitje, ja se si duket gjendja e tij (Foto)

    Elseid Hysaj ishte një nga më të kritikuarit për takimin kundër Italisë, në atë humbje në Dortmund me rezultatin 2-1.

    Gjithsesi duket se mbrojtësi e ka lënë pas atë disfatë dhe është shfaqur në stërvitje me Kombëtaren duke u bërë gati për takimin e radhës me Kroacinë, teksa shfaqej me një buzëqeshje në fytyrë.

    Mbrojtësi i krahut të djathtë vendosi të mbyllte rrjetet e tij sociale pas takimit me Italinë dhe kritikave të shumta për atë humbje.

  • Pse uli kokën Hysaj? Ish-futbollisti i Kombëtares shpjegon episodin që ka shkaktuar polemika

    Pse uli kokën Hysaj? Ish-futbollisti i Kombëtares shpjegon episodin që ka shkaktuar polemika

    Ledio Pano, ish-futbollist i Kombëtares, i ftuar në A2 CNN, shpjegoi rastin e golit të dytë të Italisë, ku Elseid Hysaj uli kokën përballë goditjes së Barella, me topin që përfundoi në rrjetë.

    Sipas tij, ajo lëvizje është refleks: “Ulja e kokës është instinkt, një refleks i njeriut. Topi shkoi në portë dhe u bë gol, prandaj u përfol kaq shumë Hysaj. Momentalisht, Hysaj nuk është ai i dikurshmi dhe ai që të gjithë presim”.

    Gjithsesi, Pano theksoi se nuk duhet të hedhim poshtë lojtarët tanë, por të jemi të lumtur që jemi mes ekipeve më të mira të Evropës.

    “Dëshira për të mundur Italinë e Spanjën është e madhe, por mundësia është e vogël, pasi janë ekipe me histori dhe lojtarë cilësorë. Prandaj nuk më vjen mirë kur kritikojmë lojtarët tanë në këtë moment. Shumica janë lojtarë të rinj dhe me pak minuta gjatë sezonit të kaluar”, deklaroi Ledio Pano.

    Sipas tij, në ndeshjen e radhës me Kroacinë, trajneri Sylvinho duhet të bëjë dy ndryshime në formacion: “Me Kroacinë do të jetë shumë e vështirë, pasi kroatët janë në një pozicion që do të japin shumë më tepër sesa me Spanjën. Sipas mendimit tim, Asani dhe Seferi duhet të ndryshohen”.