Category: Sport

  • Kombëtarja shqiptare humbi dy miqësore, reagon presidenti Armand Duka

    Kombëtarja shqiptare humbi dy miqësore, reagon presidenti Armand Duka

    Në miqësoren e dytë të muajit Mars, Shqipëria u mposht nga Suedia me rezultatin 1-0. Kjo ishte humbja e dytë në dy testet miqësore për kuqezinjtë, të cilët pak ditë më parë humbën ndaj Kilit me rezultatin 0-3.

    Në lidhje me këto dy paraqitje, ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, e ka cilësuar duelin ndaj Suedisë, si një paraqitje më e mirë se ndaj Kilit.

    Reagimi i Dukës:

    “Sot ndaj Suedisë kombëtarja bëri një paraqitje më të mirë se sa ndaj Kilit. Impenjimi që treguan lojtarët në fushë ishte i kënaqshëm, mbase duhet të ishim pak më shumë agresivë. Këto dy ndeshje na kanë shërbyer shumë për të kuptuar se vetëm me punë, impenjim e shumë sakrifica mund të kemi rezultate më të mira dhe të rritemi. Tani duhet të fokusohemi te finalet e Euro 2024, të përgatitemi sa më mirë për të bërë një turne të paharrueshëm“, shkruan ai.

  • Sylvinho: Me Brojën kemi për herë të parë një 9 si pikë referimi, skema e re më pëlqeu

    Sylvinho: Me Brojën kemi për herë të parë një 9 si pikë referimi, skema e re më pëlqeu

    Për trajnerin Sylvinho, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë, ndërsa shprehu trishtim që nuk mundën ta përkthenin edhe në rezultat lojën e bërë.

    Duke folur për “SuperSport”, tekniku i “kuqezinjve” u shpreh se ekipi ende nuk është përshtatur siç duhet me njëri-tjetrin, por shtoi se rëndësi ka që në ndryshim nga ndeshja me Kilin, ndaj Suedisë patën një paraqitje pozitive.

    Sylvinho diskutoi edhe rastin e penalltisë së “mohuar” për Brojën, për të cilin theksoi se nëse do kishte VAR atëherë kjo situatë do kishte qenë në favorin e Shqipërisë.

    Ndeshja: “Lojtarët janë pak në ankth është normale sepse vetëm 23 prej tyre do shkojnë në Europian. Kemi bërë ndeshje shumë të mira në kualifikuese aty e treguam veten.”

    Europiani: “Sigurisht që nuk kemi frikë sepse ne jemi kualifikuar për në Europian.”

    Përshtatja e lojtarëve me njëri-tjetrin: “Asani dhe Bajrami kishin rrobë të dyfishtë brenda edhe jashtë, kjo tregon që janë akoma të rinj si lojtarë. Kjo skuadër është akoma e re, flasim për lojtarë si këta dhe Mitaj që ende nuk janë përshtatur me njëri tjetrin. Edhe Muçi mund të kishte bërë më shumë si sulmues. Pastaj kemi edhe lojtarë të rinj si Muçolli dhe Hoxha që ende nuk janë përshtatur, por mund të japin shumë në të ardhmen. Ky është momenti për të vlerësuar lojtarët. Sigurisht që rezultati ka rëndësi, pro nuk është më i rëndësishmi. Në krahasim me Kilin kishim një rritje në lojë dhe bëmë shumë më mirë, kjo ka rëndësi.”

    Ndryshimi i formacionit dhe Balliu a duhet të ketë më shumë minuta? “Patjetër që provuam diçka ndryshe për të rritur te porta e te goli, patëm shpejtësinë e Brojës, hera e parë që kemi një 9 si pikë referimi, dhe një penallti të mohuar. Është e vështirë të luash pa VAR, por sigurisht që patëm shpejtësinë dhe lojën e Brojës. Balliu ka luajtur disa ndeshje me ne, vetëm me Moldavinë nuk ishte pasi ishte i dëmtuar, por në ndeshjet e tjera ka qenë gjithmonë me ne dhe ka marrë minutat e tij.”

    Atmosfera mes lojtarëve para Europianit: “Jam shumë i kënaqur me atmosferën e lojtarëve. Ka një konkurrencë të shëndetshme, unë e di se çfarë mendojnë ata. Tani do kthehen në klubet e tyre dhe do të vazhdojnë me punën, por atmosfera mes tyre është vërtetë shumë e mirë. Edhe raporti që lojtarët kanë me stafin teknik është shumë i mirë dhe sigurisht që është punuar shumë nga stafi që të ketë një marrëdhënie të shëndetshme dhe e kemi atë me të gjithë.”

    Pas Kilit ishit i zemëruar, po sot si ndjeheni? “Jam i trishtuar që nuk fituam, por jam i kënaqur me lojën. Nuk çfarë t’u them lojtarëve për paraqitjen. Ne jemi gjithmonë kjo skuadër që luan me shpirt e me zemër si gjithmonë. Kishim rreth 4000 tifozë që na mbështetnin, ishte si të luanim në shtëpi. Pra kam trishtim vetëm për rezultatin.”

  • Broja nuk ia del ndaj “Vikingëve”, Suedia mund minimalisht “Legjionarët” në “Friends Arena” (Video)

    Broja nuk ia del ndaj “Vikingëve”, Suedia mund minimalisht “Legjionarët” në “Friends Arena” (Video)

    Pritshmëritë ishin të larta, megjithatë fusha e blertë tregoi sërish se Shqipëria e ka tepër të vështirë, ndaj “gjigantëve” të futbollit evropian. Kësaj radhe, “Legjionarët” pësuan një tjetër humbje, të tretën që nga ardhja e teknikut Sylvinho, ku si kundërshtarë ishin “Vikingët” e Suedisë, me “skandinavët” që arritën fitoren 1 me 0, në “shtëpinë” e tyre, “Friends Arena”.

    Dominimi i “Kuqezinjve” u pa qartë në fushën e blertë, megjithatë ndërhyrjet e suedezëve, shpeshherë të “favorizuara” edhe nga arbitri rumun, Marcel Bîrsan, ku në pjesën e parë nuk u akordua një penallti për tanët, me “bomberin”, Armando Broja, që shpërthen në krahun e djathtë të fushës dhe pengohet nga një prej kundërshtarëve, por gjyqtari nuk e vë re.

    Goli i vetëm i kësaj sfide erdhi në minutën e 62’-të, ku pas një neglizhence, të mbrojtjes sonë, “shtatlarti” suedez, Gustaf Nilsson kërcen më lart se të tjerër, për të dërguar në rrjetë një krosim fantastik të “yllit”, të Tottenham, Dejan Kulusevski, fillimisht duke i marrë avantazhin “Legjionarëve” e 30 minuta më vonë “vulosi” disfatën e radhës, të djemve, të Sylvinho.

    Pas këtyre miqësoreve të marsit, performancat e të cilave ishin katastrofike, sidomos në sfidën e parë ndaj Kilit, tashmë Kombëtarja dhe veccanërisht teknikun Sylvinho kanë për detyrë, të përgatiten për kompeticionin më të rëndësishëm për përfaqësuese, në Evropës, Euro 2024, me sfidat e radhës, që do të jenë miqësoret ndaj Lihtenshtejnit e Azerbajxhanit, më 4 e 7 qershor.

    SHIKONI GOLIN

  • Futbolli në zi/ Ndërron jetë në fushë futbollisti 17-vjeçar (Video)

    Futbolli në zi/ Ndërron jetë në fushë futbollisti 17-vjeçar (Video)

    Pak ditë pas incidentit të pabesueshëm me trajnerin e Kombëtares Algjeriane të futbollit U20 që goditi me shuplakë dy lojtarët e tij, futbolli i vendit afrikan po përjeton një tronditje të dytë dhe akoma më të rëndë.

    Një futbollist 17-vjeçar humbi jetën pasi u godit gjatë një ndeshjeje të ekipit të moshave, pasi mungesa e një mjeku dhe një ambulance nga fusha rezultoi vendimtare. Të dielën më 17 mars Wasim Dzezar duke luajtur për NRB Oued El Ma hyri në zonën e TRB Arris kur një mbrojtës në përpjekjen e tij për të pastruar topin e goditi atë në brinjë.

    I riu nga goditja e tmerrshme ra me kokë në bar.

    Nuk kishte asnjë mjek dhe as ambulancë, pavarësisht rregulloreve përkatëse të federatës së futbollit algjerian, dhe anëtarët e ekipit stërvitor u përpoqën t’i jepnin ndihmën e parë, por pas pak një makinë private hyri në fushë dhe e dërgoi në spitalin më të afërt.

    Atje mjekët u përpoqën ta ringjallën me Wasimin duke luftuar për të mbetur gjallë, por ai më në fund dha frymën e fundit të dielën mbrëma. Sipas mediave lokale, goditja në mëlçi shkaktoi gjakderdhje të brendshme, por rënia e tij në bar rezultoi edhe me përdredhje të gjuhës dhe pamundësi për të marrë frymë për disa sekonda, gjë që rezultoi fatale.

  • “Silvinjo e ka timonin kryesor”, reagimi i Mirlind Dakut pasi u la jashtë dy miqësoreve të marsit

    “Silvinjo e ka timonin kryesor”, reagimi i Mirlind Dakut pasi u la jashtë dy miqësoreve të marsit

    Mirlind Daku ishte një nga mungesat e mëdha për dy miqësoret e muajit mars.

    Trajneri Silvinjo nuk preferoi ta grumbullonte për ndeshjet kundër Kilit dhe Suedisë, duke theksuar se në këto dy teste preferonte të shihte lojtarë të rinj, por ky fakt nuk do të thotë që Daku nuk është pjesë e rëndësishme e Kombëtares, përkundrazi.

    Për herë të parë, pas listës së publikuar nga Silvinjo ka reaguar edhe sulmuesi kuqezi: “Normal edhe unë si futbollist e kam pritur ftesën e Kombëtares, por trajneri është ai që vendosi dhe trajneri e ka vendosur kështu kësaj here. Dhe ajo që më ngelet mu është se të vazhdoj të punoj, me tregu rezultate të mira që në tjetrin grumbullim me pas ftesën. Por, gjithsesi trajneri vendos dhe ai e ka timonin kryesor.”

    Ke komunikuar me Silvinjon? Jo nuk kemi pasur kontakt. Por vetëm në bazë të konferencës le për të kuptuar se është ajo arsyeja se pse nuk jam i ftuar në grumbullim”, – ka theksuar Daku për “Sportmania”.

  • Miqësorja/ Tifozët kuqezi marshojnë’ drejt Suedisë, mbi 19.000 bileta janë shitur deri mbrëmjen e sotme

    Miqësorja/ Tifozët kuqezi marshojnë’ drejt Suedisë, mbi 19.000 bileta janë shitur deri mbrëmjen e sotme

    Shqipëria luan të hënën miqësoren e dytë përgatitore në kuadër të Euro 2024, kompeticion që do të zhvillohet në Gjermani (14 qershor-14 korrik). Kuqezinjtë e Sylvinhos duan të harrojnë humbjen 3-0 kundër Kilit.

    Të njëjtën gjë tentojnë edhe nordikët, të cilët u mposhtën 5-2 nga Portugalia.Në “Friends Arena” të Stokholmit pritet një duel i fortë dhe i luftuar.

    Stadiumi ka një kapacitet prej 50 mijë vendesh, ndërkohë që shtypi sportiv suedez raporton se deri tani janë shitur rreth 19 mijë bileta. Një pjesë e konsiderueshme nga tifozët shqiptarë. Shqipëria do të sfidojë Suedinë për herë të gjashtë në histori. Teksa kjo do të jetë miqësorja e dytë mes dy Kombëtareve.

    Në pesë sfidat e mëparshme, vikingët kanë fituar tri prej tyre, një duel ka përfunduar në barazim, ndërkohë që kuqezinjtë numërojnë një fitore. Miqësoren e vitit 2004 me rezultatin 2-1 (Skela, Aliaj).

  • E trishtë! Po stërvitej me skuadrën dhe humb ndjenjat, futbollisti 24-vjeçar

    E trishtë! Po stërvitej me skuadrën dhe humb ndjenjat, futbollisti 24-vjeçar

    Një tragjedi ka ndodhur në Bolivi, tek klubi i divizionit të parë, Real Santa Cruz.

    Futbollisti 24-vjeçar, Giliermo Denis Beltran humbi jetën pas një arresti kardiak në stërvitje me skuadrën.

    Kolumbiani humbi ndjenjat dhe ra në tokë. Pavarësisht të gjithë përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk ia doli dhe humbi jetën në klinikë.

    “Po stërvitej normalisht dhe në një moment u rrëzua në tokë pasi humbi ndjenjat. U përpoqën shumë që ta përmendnin, por humbi jetën në klinikë”, tha kapiteni i Santa Kruz.

  • Sylvinho paralajmëron lojtarët pas humbjes: Në Europian vetëm ata që vrapojnë!

    Sylvinho paralajmëron lojtarët pas humbjes: Në Europian vetëm ata që vrapojnë!

    Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 3-0 kundër Kilit. Braziliani u dërgoi mesazhe të qarta futbollistëve kuqezi, duke thënë se në Euro 2024 do shkojnë vetëm ata që vrapojnë dhe luftojnë për 90 minuta.

    “Na mungoi intensiteti. Në 25 minutat e para të lojës nuk kemi bërë asgjë. Ne jemi një skuadër që duhet të luftojë gjatë 90 minutave. Hymë në lojë vetëm pas golit të parë të pësuar. Megjithatë, jam i zemëruar për mënyrën si pësuam golin e dytë dhe të tretë. Ekipi duhet të jetë gjithmonë i përqendruar në lojë. Duhet ta kuptojmë shpejt këtë fakt. Në Europianin që do të luajmë ka nivel shumë të lartë. Në Kombëtare do të vijnë vetëm lojtarët që vrapojnë.

    Nuk kemi titullarë fiks, skuadra është e hapur për të gjithë, edhe pse është e vështirë të vlerësohet një lojtar vetëm për 90 minuta. Do të luajmë edhe me Suedinë dhe më pas duhet të bëjmë listën për Euro 2024. Kur të kthehemi në Tiranë nga Stokholmi do të mendojmë për Europianin”, tha Sylvinho.

    Shqipëria i nisi keq përgatitjet për Euro 2024 me humbjen 3-0 përballë Kilit. Ndeshja e radhës miqësore do të jetë ndaj Suedisë të hënën.

  • Zhgënjim kuqezi, “shpëton” vetëm Asani dhe Allsani, keq Hysaj dhe Strakosha(NOTAT)

    Zhgënjim kuqezi, “shpëton” vetëm Asani dhe Allsani, keq Hysaj dhe Strakosha(NOTAT)

    Në një sfidë ku pësuam 3 gola, ku nuk goditëm asnjë herë kuadratin, është e vështirë të gjesh detaje pozitive. Vetëm tifozët ishin pjesa më e bukur, nuk zhgënjyen as këtë herë, duke dhuruar spektakël në tribunat e “Ennio Tardinit”. Kjo ishte një sfidë ku të gjithë ishin sy e vështirë për të parë se çfarë ekipi do të hidhte Sylvinho, por trajneri nuk ndryshoi as në këtë sfidë, pavarësisht se ishte thjesht një test miqësor. Nuk patën asnjë imapakt as zëvendësimet e kryera në pjesën e dytë, Shqipëria dukej shumë larg atij ekipi që dhuroi spektakël gjatë fazës kualifikuese.

    Sipas “Sofascore”, faqes së specializuara për statistika, dy lojtarët me notën më të lartë rezultuan Jasir Asani dhe Kristjan Asllani, të vlerësuar me notën 6,9. Pas tyre renditet Mario Mitaj me 6,8, i ndjekur nga Rey Manaj, Taulant Seferi dhe Nedim Bajrami me 6.7. Dy lojtarët më pak të vlerësuar rezultojnë Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha, të vlerësuar me notën 6,2.

  • Zero gjuajtje në kuadrat, ja kur ishte hera e fundit që Shqipëria nuk shënjestronte asnjëherë portën

    Zero gjuajtje në kuadrat, ja kur ishte hera e fundit që Shqipëria nuk shënjestronte asnjëherë portën

    Kombëtarja Shqiptare e nisi vitin 2024 me një humbje 0-3 përballë amerikano-latinëve të Kilit, në Parma, teksa kuqezinjtë pësojnë humbje pas thuajse një viti.

    Disfata e parë dhe e vetme nën drejtimin e teknikut brazilian, datonte më 27 mars të 2023-it ndaj Polonisë në Varshavë. Por ajo që shqetëson më shumë është fakti se kuqezinjtë nuk arritën të regjistronin asnjë gjuajtje në kuadrat në duelin e mbrëmjes së sotme.

    Ndeshja e fundit kur Shqipëria nuk regjistronte asnjë gjuajtje në kuadrat ishte ajo ndaj Uellsit në vitin 2021. Pra plot 29 ndeshje, që kuqezinjtë arrinin të bënin të paktën 1 gjuajtje në portën kundërshtare .