Category: Sport

  • “Nuk ishte ndeshje për 0-3”, Seferi: Humbëm prej gabimeve tona, ndaj Suedisë tregojmë një fytyrë tjetër

    “Nuk ishte ndeshje për 0-3”, Seferi: Humbëm prej gabimeve tona, ndaj Suedisë tregojmë një fytyrë tjetër

    Sulmuesi i Kombëtares, Taulant Seferi, analizoi humbjen 0-3 që Shqipëria pësoi në miqësoren ndaj Kilit. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, 27-vjeçari nga Kumanova deklaroi:

    “Nuk ishte një ndeshje për të humbur me rezultatin 0-3. Pas golit të farë, filluam të luanim mirë, por pësuam gola nga gabimet tona. Më mirë që ndodhi tani, do të analizojmë këtë ndeshje, për të shkuar përpara.

    Jemi të mërzitur pak, se në kualifikuese, me përjashtim të duelit ndaj Polonisë, në 7 të radhës nuk regjistruam asnjë humbje. Jemi mësuar me rezultate pozitive, por besoj se pas kësaj ndeshjeje rikthehemi me këmbë në tokë.

    Nuk e mendojmë presionin e listës së Europianit, të gjithë jemi profesionista, e humbëm nga gabimet tona ndeshjen, ndaj Suedisë pas 3 ditësh duhet të tregojmë një fytyrë tjetër të Shqipërisë.

    Si Manaj ashtu dhe Broja janë me potencial të jashtëzakonshëm, nuk na doli loja jonë. I kishim disa shanse, kur nuk shënon edhe dënohesh”, u shpreh Seferi.

  • “Nuk më pëlqeu fare, duhet 90 minuta luftë”, Sylvinho për Manaj dhe Brojën: Nuk mund t’i gjykoj për kaq minuta

    “Nuk më pëlqeu fare, duhet 90 minuta luftë”, Sylvinho për Manaj dhe Brojën: Nuk mund t’i gjykoj për kaq minuta

    Kombëtarja shqiptare e nisi vitin 2024 me humbje teksa u mposht nga Kili në miqësore. Kuqezinjtë humbën me rezultatin e thellë 0-3 që dëshmon edhe një paraqitje jo të mirë të skuadrës. Në përfundim të sfidës, trajneri Sylvinho dha prononcimin e tij për TV Klan.

    “Nuk bëmë aspak mirë në pjesën e parë. Nuk më pëlqeu fare, jemi skuadër që duhet të bëjmë luftë në 90 minuta. Pasi pësuam gol ne duhet të futeshim në lojë. Duhet një nivel akoma më i larë, 2 golat e fundit nuk duheshin pësuar. Duhet të reagonim si në Varshavë dhe Pragë.

    Vetëkënaqësi nga titullarët? Nuk kemi në ekip titullarë fiks. Jemi skuadër që luajmë me shpirt. Kemi 28 lojtarë, secili merr minutat e veta. Njëri më pak tjetri më shumë, kjo është rruga jonë. Duhet të mësohemi me këtë nivel.

    Manaj dhe Broja? Koha është e pakët, nuk është e lehtë ta gjykosh një futbollistë për 45 minuta apo 20 minuta. Nuk ka një rrugë tjetër, kemi 2 ndeshje në pak ditë. Tani është Suedia, pak kohë në dispozicion, duhet të përgatitemi për Europianin.

    Kili është skuadër e nivelit të lartë, agresive dhe me histori të madhe. Lojtarë me kualitet të lartë, Sanchez, Diaz, Isla, Bravo, kanë fituar 2 herë Copa America, luajnë në Botëror. Na duhet të përballemi me nivele shumë të larta gjithnjë e më shumë.

    Test negativ për lojtarët që duhet të jepnin një përgjigje? Jo, duhet të shohim ndeshjen. Nuk është e lehte të gjykosh në kaq pak minuta. Kemi një ndeshje të vëhstirë me Suedinë dhe pasi të rikthehemi në Tiranë do të vazhdojmë përgatitjet për Europianin”, tha trajneri.

  • Eksperienca bën diferencën, Kili shihet favorit ndaj Shqipërisë, ja sa vlerësohet një sukses i kuqezinjve

    Eksperienca bën diferencën, Kili shihet favorit ndaj Shqipërisë, ja sa vlerësohet një sukses i kuqezinjve

    Në “Ennio Tardini” të Parma-s e sigurt është se stadiumi do të jetë i ngjyrosur kuqezi. Interesimi për të parë djemtë e Sylvinho-s është i lartë, por për t’i ardhur në ndihmë tifozëve, FSHF njoftoi se biletat mund të blihen fizikisht edhe në sportelet e stadiumin duke nisur nga kjo e enjte, nga ora 15:00 deri në orën 18:00. Shqipëri-Kili përballen për herë të parë ndërmjet tyre, ndërsa për kompanitë e basteve favorit për këtë sfidë janë amerikano latinët.

    Bastet
    Një fitore e mundshme e kuqezinjve kuotohet me koeficientin 3.00, ndërsa një fitore e mundshme e Kilit kuotohet me koeficientin 2.38. Një barazim i mundshëm mes dy përfaqësueseve vlerësohet me koeficientin 3.25.

  • Broja, Manaj, Muçi apo Hoxha? Sylvinho ideon formacionin për miqësoren e parë

    Broja, Manaj, Muçi apo Hoxha? Sylvinho ideon formacionin për miqësoren e parë

    Shqipëria do të zbresë në fushën e lojës për herë të parë në vitin 2024 këtë të premte. Kuqezinjtë do të zhvillojnë një test miqësor me Kilin në Parma në orën 20:45.

    Nën drejtimin e Sylvinhos ekipi zhvilloi seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” teksa nesër paradite do të udhëtojë drejt Parmas, aty ku do të zhvillojë seancën e fundit në stadiumin “Ennio Tardini”.

    Tekniku brazilian po qartëson idetë e tij për formacionin titullar ndaj latinëve dhe dëmtimet e Uzunit e Berishës ia kanë bërë pak më të lehtë zgjedhjen.

    Si testi i parë që është, nuk pritet të ketë ndryshime ndaj do të luajë 11-shja që udhëhoqi kualifikueset.

    Strakosha në portë i “detyruar”, ndërsa mbrojtja me Hysaj, Gjimshiti dhe Mitaj. Enea Mihaj rikthehet titullar në mungesë të Ismajlit duke fituar balotazhin me Kumbullën.

    Pjesa tjetër përpara nuk pëson asnjë ndryshim me Asllanin, Ramadanin, Bajramin, Asanin, Cikalleshin e Seferin që do ta nisin nga e para së bashku.

    Eksperimentet do të bëhen në pjesën e dytë me Brojën, Manajn, Muçin e Arbër Hoxhën që janë të gatshëm të tregojnë veten.

    Portjer: Strakosha

    Mbrojtës: Mitaj, Gjimshiti, Mihaj, Hysaj

    Mesfushorë: Asllani, Bajrami, Ramadani

    Sulmues: Seferi, Cikalleshi, Asani

  • “Gjithmonë kam ëndërruar Shqipërinë”, Seferi: Kisha zgjedhje, por nuk hezitova për kuqezinjtë

    “Gjithmonë kam ëndërruar Shqipërinë”, Seferi: Kisha zgjedhje, por nuk hezitova për kuqezinjtë

    Taulant Seferi është aktivizuar me të rinjtë e Maqedonisë së Veriut, përpara se të bashkohej me Shqipërinë U21.

    Më pas, sulmuesi luajti dy ndeshje me maqedonasit, për të veshur më pas fanellën e kombëtares së madhe kuqezi.

    Për këtë zgjedhje është shfaqur krenar, teksa në intervistën e fundit ka deklaruar se veshja e fanellës kuqezi ka qenë një ëndërr për të.

    “Te Maqedonia kisha kaluar të gjitha grupmoshat e reja deri te ekipi A. Aty arrita edhe një rekord dhe të gjithë më donin me çdo kusht. Por, dëshira dhe ëndrra ime gjithmonë ka qenë fanella kuqezi dhe për këtë përzgjedhje që kam bërë jam shumë krenar.

    Dua ta falenderoj Alban Bushin, i cili e ka marrë iniciativën, më ka lajmëruar në telefon, duke më dërguar ftesë për Kombëtaren e Shqipërisë dhe e ka bërë ëndrrën time realitet. Momenti kur më ka marrë në telefon ishte, kur isha në veturë duke udhëtuar së bashku me menaxherin tim dhe pa u menduar dy herë, i kam thënë ‘PO’ direkt”, – tha Seferi, në një intervistë të dhënë për “Podcast me Bujar Osmani”.

  • Kombëtarja zbret sërish në fushë, ja kur nisen kuqezinjtë drejt Parmës

    Kombëtarja zbret sërish në fushë, ja kur nisen kuqezinjtë drejt Parmës

    Kuqezinjtë e Sylvinhos janë rikthyer në fushën e Shtëpisë së Futbollit për të kryer seancën e dytë stërvitore, në kuadër të përgatitjeve për dy miqësoret e muajit mars, atë ndaj Kilit më datën 22 në Parma të Italisë dhe ndaj Suedisë më datën 25 në Stokholm.

    Ekipi i Silvinjos do të mbyllë përgatitjet në Tiranë ditën e enjte, ku do të niset me avion çarter drejt Parmës.

    Po të enjten, trajneri Silvinjo do të dalë në konferencë për shtyp përpara ndeshjes, teksa do të zhvillohet edhe stërvitja e fundit para ndeshjes në stadiumin “Ennio Tardini”.Në po të njëjtin stadium, të premte në datën 22 mars, duke nisur nga ora 20:45, do të luhet miqësorja e parë me Kilin, përballja e parë në histori mes dy kombëtareve.

    Ndërkohë, pas ndeshjes me Kilin kuqezinjtë do të qëndrojnë në Parma sepse do të zhvillojnë edhe një seancë stërvitore shumë të lehtë ditën pasuese, ndërsa pas stërvitjes do të nisen menjëherë për në Stokholm dhe nuk do të ketë kthim në Shqipëri.

    Në datën 25, Kombëtarja do të luajë ndaj Suedisë në “Friends Arena”, duke nisur nga ora 19:00.

  • Atmosferë e mirë në Kombëtaren e Shqipërisë, tre lojtarë kërcejnë me këngën e bërë virale

    Atmosferë e mirë në Kombëtaren e Shqipërisë, tre lojtarë kërcejnë me këngën e bërë virale

    Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë kanë treguar edhe një herë se ka një atmosferë të mirë brenda grupit para Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.

    Ardhja e Sylvinhos te Shqipëria ka ndryshuar gjithë atmosferën te ekipi dhe grupi ka qenë më i bashkuar se kurrë. Ky bashkim dhe kjo atmosferë pozitive ka bërë që kombëtarja kuqezi të arrijë kualifikimin në Euro 2024. Tani në datat e lira të FIFA-s, ekipi kombëtar është mbledhur në Tiranë para dy miqësoreve të muajit mars.

    Edhe aty, lojtarët kanë treguar për atmosferën fantastike që mbizotëron brenda grupit.

    Ylber Ramadani, Taulant Seferi dhe Nedim Bajrami kanë kërcyer më këngën e fundit “Lumi une” të Irkenc Hykës, që është bërë trend në TikTok.

    Kjo video e futbollistëve ka filluar të marrë komente pozitive dhe po i përgëzojnë për harmoninë mes vete.

  • Fotoja e fundit e Cristiano Ronaldos bën xhiron e botës dhe arsyeja është sakrifica

    Fotoja e fundit e Cristiano Ronaldos bën xhiron e botës dhe arsyeja është sakrifica

    Një foto që Cristiano Ronaldo postoi pak orë më parë në Instagram ka bërë bujë.

    Futbollisti portugez shpërndau një foto me këmbët e tij të fryra dhe ka shkaktuar qindra komente në rrjetet sociale.

    Ronaldo, i cili është 39 vjeç ka luajtur më shumë se 1200 ndeshje profesionale në karrierën e tij dhe ka shënuar 879 gola. Ai ka luajtur në nivel profesional për 22 vjet dhe ka luajtur për klube të mëdha si Real Madrid, Manchester United dhe Juventus. Në vitin 2023 shënoi 50 gola.

    CR7 që po përgatitet për Euro 2024 me Kombëtaren e Portugalisë mund të jetë një nga njerëzit më të pasur në botë, të jetë ndjekësi numër 1 në Instagram, por e gjithë kjo ka ardhur me shumë punë, sakrifica dhe dhimbje.

    Përdoruesit e rrjeteve sociale po komentojnë me simpati për këmbët e tij të fryra. Një tifoz shkroi në rrjetin social X: “22 vite futboll profesional duke parë këmbët e tij. Me siguri ai zgjohet me dhimbje të mëdha çdo ditë”.

    Shumë i kanë krahasuar me këmbët e LeBron James.

  • Shkeli rregullat financiare, ndëshkohet skuadra në “Premier Ligë”! Rrezikon rënien nga kategoria “elitë” e futbollit anglez

    Shkeli rregullat financiare, ndëshkohet skuadra në “Premier Ligë”! Rrezikon rënien nga kategoria “elitë” e futbollit anglez

    Skuadra e Nottinghamit në ligën angleze është ndëshkuar me heqjen e katër pikëve.

    Nottingham Forest mësohet se ka shkelur rregullat e financiare të Premier Ligës. Për pasojë skuadra që aktualisht është në vendin e 17-të në tabelë, me 25 pikë, do ta ketë më të vështirë me pikët e hequra për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit anglez.

    Me heqjen e pikëve, skuadra bie në vendin e 18-të ose në zonën e Championship.

    “Reds” i pranuan akuzat e ngritura kundër tyre, por pritet të ankohen ndaj këtij vendimi, i cili ua vështirëson atyre punët për të mbetur në ligën elitare të futbollit anglez.

  • Çmenduri në Turqi, tifozët e Trabzonspor sulmojnë lojtarët e Fenerbahces (Video)

    Çmenduri në Turqi, tifozët e Trabzonspor sulmojnë lojtarët e Fenerbahces (Video)

    Skena të çmendura sonte në kampionatin turk.

    Skuadra e Fenerbahce mori një fitore 3-2 në transfertën ndaj Trabzonsporit që nuk është pritur mirë nga vendasit.

    Lojtarët e Fenerbahces festuan në mesin e fushës dhe tifozët vendas pushtuan menjëherë fushën.

    Futbollisti Osayi-Samuel rrëzon dy prej tyre, portieri Livakovic goditet me grusht në fytyrë, Batshuayi godet njërin nga pushtuesit, njëri nga tifozët vendas gjithashtu sulmon Mert Müldür me flamurin e këndit.

    Fenerbahce është duke luftuar për titullin kampion me Galatasaray.

    Crazy scenes in Trabzon after Fenerbahçe defeat: Fans invade the pitch, Osayi-Samuel knocks down two of them, Livakovic gets punched in the face, Batshuayi throws a roundhouse kick, one of the fans attack Mert Müldür with the corner post…
    byu/gorgorothcemil insoccer