“Nuk ishte ndeshje për 0-3”, Seferi: Humbëm prej gabimeve tona, ndaj Suedisë tregojmë një fytyrë tjetër

by editor

Advertisements

Sulmuesi i Kombëtares, Taulant Seferi, analizoi humbjen 0-3 që Shqipëria pësoi në miqësoren ndaj Kilit. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, 27-vjeçari nga Kumanova deklaroi:

“Nuk ishte një ndeshje për të humbur me rezultatin 0-3. Pas golit të farë, filluam të luanim mirë, por pësuam gola nga gabimet tona. Më mirë që ndodhi tani, do të analizojmë këtë ndeshje, për të shkuar përpara.

Jemi të mërzitur pak, se në kualifikuese, me përjashtim të duelit ndaj Polonisë, në 7 të radhës nuk regjistruam asnjë humbje. Jemi mësuar me rezultate pozitive, por besoj se pas kësaj ndeshjeje rikthehemi me këmbë në tokë.

Advertisements

Nuk e mendojmë presionin e listës së Europianit, të gjithë jemi profesionista, e humbëm nga gabimet tona ndeshjen, ndaj Suedisë pas 3 ditësh duhet të tregojmë një fytyrë tjetër të Shqipërisë.

Si Manaj ashtu dhe Broja janë me potencial të jashtëzakonshëm, nuk na doli loja jonë. I kishim disa shanse, kur nuk shënon edhe dënohesh”, u shpreh Seferi.

Advertisements

You may also like