Category: Uncategorized

  • Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit/ Prindër e nxënës hedhin bojë të kuqe para Ministrisë së Arsimit

    Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit/ Prindër e nxënës hedhin bojë të kuqe para Ministrisë së Arsimit

    Prindërit dhe nxënësit kanë hedhur bojë në asfaltin para Ministrisë së Arsimit te Rruga e Durrës në shenjë proteste pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.

    Me pankarta të shumta në duar, me mesazhe për institucionet, shoqërinë, por edhe për 14-vjeçarin e vrarë, qytetarët kanë kërkuar drejtësi dhe siguri.

  • Tragjike në Itali, humb jetën 41-vjeçari shqiptar (EMRI)

    Tragjike në Itali, humb jetën 41-vjeçari shqiptar (EMRI)

    Elton Dema, 41-vjeç me origjinë shqiptare me banim në Azzano San Paolo në Itali, ka ndërruar jetë pas një aksidenti në punë.

    Mediat italiane, bëjnë me dije se aksidenti ndodhi mëngjesin e së hënës, 18 nëntor, ndërsa Dema ndërroi jetë në spital mbrëmjen e djeshme.

    Më 18 nëntor, ai u dërgua në spitalin San Gerardo në Monza në gjendje shumë të rëndë.

    Mësohet se 41-vjeçari shqiptar, u shtyp nga një pirun në vendin e punës.

    Pavarësisht ndëryrjes së menjëhershme të mjekëve, ai nuk ia doli dhe ndërroi jetë pas dy ditësh në spital.

  • “Jam dashnor i paepur i gjuhës shqipe” Rama: Qeveria s’do të ndikojë në librin e madh të historisë sonë! Zëdhënësit e pellazgëve…

    “Jam dashnor i paepur i gjuhës shqipe” Rama: Qeveria s’do të ndikojë në librin e madh të historisë sonë! Zëdhënësit e pellazgëve…

    Kryeministri Edi Rama është shprehur se qeveria do të mbështesië Akademinë e Shkencave për të shkruar librin e madh të historisë së shqiptarëve.

    “U bënë shumë vite që nuk na pengon askush ta shkruajmë historinë tonë por është dikush që nuk na lë ta shkruajmë, jemi ne”, tha kreu i qeverisë, i cili shtoi se volumet më problematike janë shkruar.

    Rama bëri edhe batuta teksa u shpreh se: “Përjashtuar këtu zëdhënësit e pellazgëve që janë një prurje më vete në këtë lëmë dhe që duke folur për pellazgët përpiqen të mbrojnë interesat e tyre”.

    Kryeministri theksoi se nuk është puna e qeverisë që të ndikojë se si do të dalë libri i historisë së Shqipërisë, duke shtuar se “sa vjen e afrohet shumë pranë të gjallëve që janë ende sot fatmirësisht në jetë dhe aktiv”.

    Edi Rama: U bënë shumë vite që nuk na pengon askush ta shkruajmë historinë tonë por është dikush që nuk na lë ta shkruajmë, jemi ne. Në këtë përballje me vetveten në radhë të parë, ne po përpiqemi siç bëmë me fjalorin që të mbështesin Akademinë e Shkencave për të shkruar librin e madh të historisë së shqiptarëve. Me sa jam informuar kanë thuajse përfunduar volumet problematike se deri tek mesjeta merremi vesh përgjithësisht, duke përjashtuar këtu zëdhënësit e pellazgëve që janë një prurje më vete në këtë lëmë dhe që duke folur për pellazgët përpiqen të mbrojnë interesat e tyre, por tani vjen pjesa më e vështirë, por përsëri nuk është puna ime dhe e qeverisë të ndikojë se si do të dalë në librin e madh të historisë kjo pjesë tjetër e cila vjen e afrohet shumë pranë të gjallëve që janë ende sot fatmirësisht në jetë dhe aktiv.

    Me këto ndjesi dhe këto copëza të mbledhura për këtë fjalë që jam i nderuar ta mbaj këtu, duke përfituar nga fakti që mban detyrën e kryeministrit, se përndryshe nuk do të më vinte kurrë radha që të mbaja një fjalim, edhe pse jam dashnor i paepur i gjuhës shqipe. Nuk pretendoj dot se jam si të gjithë burrat e gratë me certifikatë të gjuhës. Ju falënderoj për durimin, mendoja se do të mbaja një fjalim më të shkurtër se zakonisht por nuk ia dola.

  • Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056! Do ketë barazim të moshës për secilën gjini

    Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056! Do ketë barazim të moshës për secilën gjini

    Sipas ligjit aktual të sigurimeve shoqërore, mosha e daljes në pension rritet me 2-3 muaj në vit për të arritur në 67 vjeç për të dyja gjinitë në vitin 2056.

    Por një gjë e tillë, duket se do të ndodhë më shpejt nga sa ishte parashikuar, me reformën e re të sigurimeve. Ndryshimet që po diskutohen aktualisht synojnë që kriteri i moshës 67 vjeç të arrihet më shpejt se vitit 2056, para vitit 2040. Çka do të thotë se ky ndryshim do të sjellë që kriteri i moshës të rritet me më shumë se 2-3 muaj në vit. Një reformë e madhe e sistemit të pensioneve u zbatua në vitin 2015 për t’u… lënë vendin një të reje pas një dekade.

    Asokohe, reforma rriti gradualisht kohëzgjatjen e kontributit të kërkuar për një pension të plotë deri në 40 vjet deri në vitin 2032. Mosha e daljes në pension do të rritet në 67 vjeç deri në vitin 2056 si për burrat ashtu edhe për gratë. U vendos një pension social jo kontribut dhënës dhe u lidh ngushtë kontributi me pagat reale. Kohëzgjatja e kontributit për të pasur të drejtën e pensionit të plotë është aktualisht rreth 39 vjet aktualisht dhe kufiri për të përfituar një pension të pjesshëm është më i lartë se mesatarja e OECD (34 vjet për një pension të plotë dhe 13 vjet për një pension të pjesshëm).

    ZV.MINISTRJA

    Duke dashur të shuajë zërat për një rritje të beftë të pensioneve deri në 70 vjeç, zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani shpjegoi dje në Komisionin e Ekonomisë disa pika mbi të cilat po punohet për reformën, duke u ndalur tek mosha. Manjani la të hapur mundësinë e përshpejtimit të zbatimit të skemës së rritjes së moshës, por jo përtej 67 vjeç.

    “Një ndër propozimet e BB ka të bëjë edhe me propozimin për rritjen e moshës së pensionit. Ne e kemi kundërshtuar, pasi ky element është marrë parasysh në reformën e vitit 2014, ku ka nisur rritja për gratë dhe do të fillojë për burrat në 2032. Në vitin 2056 do të ketë barazim të moshës, 67 vjeç për secilën gjini. E vetmja që mund të ndryshojë është përshpejtimi në zbatimin e skemës së rritjes së moshës së pensionit”, – tha ajo. Zv.ministrja Manjani tha se rritja e të ardhurave ndikohet qoftë nga rritja e numrit të kontribuuesve, por edhe për shkak të rritjes së pagave. Me reformën e re, sipas saj, është propozuar lidhja e përfitimit me vitet e kontributeve.

    “Skema e sigurimeve shoqërore u kthye në një skemë me mbulim universal. Në këtë kontekst është dhënë pension social si e drejtë për ta përfituar në moshën 70 vjeç. Nëse një pensionist nuk ka përmbushur vitet minimale të përfitimit të pensionit që janë 15 vite, për çdo lloj viti kontributiv nga 0 në 15, përfiton pensionin social”, u shpreh Manjani. Sipas saj, sugjerimi në këtë kontekst është lidhja e përfitimit të pensionit social me masën e viteve të kontributeve.

    “Kush ka kontribuar më shumë ta përfitojë në një masë më të madhe dhe në një moshë më të hershme dhe kush ka kontribuar më pak ta përfitojë në një moshë mbi 70 vjeç dhe në një masë më të ulët. Ky është një element tjetër që po konsiderohet”, tha ajo.

    Duke iu përgjigjur deputetëve të opozitës, ajo hodhi poshtë mundësinë e uljes së viteve të punës për të përfituar pension, pasi sipas saj, kjo do të deformonte edhe më tepër skemën. Ajo shpjegoi edhe se pse vendet e rajonit kanë pensione më të larta. Sipas saj, këto vende periudhën e tranzicionit e kanë pasur të ndryshme nga vendi jonë.

    “Deri në 2014 kishim skemë me tavane administrative për pensionin minimal dhe maksimal duke e dëmtuar atë pasi nuk lidhte masën e kontributeve kundrejt skemës me masën e përfitimit”, tha Manjani. Më tej, ajo u ndal edhe tek efektet e reformës së vitit 2014. Manjani deklaroi se rritja ekonomike, zhvillimi i tregut të punës dhe lufta kundër informalitetit kanë bërë të mundur që të ardhurat kontributive të rriten mbi 2.5 herë në krahasim me vitin 2013. Pra nga 51.3 miliardë lekë që ishin të ardhurat në skemën e sigurimeve shoqërore në 2013-ën, në 124 miliardë lekë në 2023 dhe 132 miliardë lekë që parashikohet të jetë deri në fund të vitit 2024.

    Në raport me PBB, Manjani tha se të ardhurat kontributive janë rritur nga 3.81% në 5.39%, ose një rritje me rreth 1.6 pikë përqindje ndaj PBB. Sa i përket shpenzimeve të skemës, Manjani tha se janë rritur gjithashtu. “Nga 95.6 miliardë lekë në 170.2 miliardë lekë, ose rreth 75 miliardë lekë më tepër në këto 10 vitet e fundit. Të gjitha këto shpenzime janë transferuar në buxhetet familjare të qytetarëve. Në raport me PBB rritja e shpenzimeve është nga 7.08% e PBB në 7.38% e PBB-së, ose një rritje me 0.3% e PBB”, tha Manjani.

  • Sheila Haxhiraj vjen me këngën prekëse për të vëllain: ‘Mami të kërkon çdo ditë, babi qan me foton’

    Sheila Haxhiraj vjen me këngën prekëse për të vëllain: ‘Mami të kërkon çdo ditë, babi qan me foton’

    Kjo ditëlindje e 31-të e gjeti Sheilën të shkatërruar, me zemrën “copë e çikë” dhe me sytë drejtuar nga qielli. Në telefonin e saj këtë vit mungoi urimi nga njeriu i saj i zemrës, mungoi kënga e ditëlindjes, mungoi përqafimi i ngrohtë nga gjysma e shpirtit të saj, vëllai.

    Në këtë ditë, këngëtarja ka ardhur me një dedikim për vëllanë e saj Henri Haxhiraj, i cili mesditën e 15 tetorit i dha fund jetës.

    “E dërrmuar” me mallin që po i “djeg shpirtin” çdo ditë, Sheila ka treguar mes rreshtave dhe me zërin e saj se çfarë boshllëku dhe dhimbje ka lënë në familje Henri me ikjen e tij.

    “O engjëlli im je drita në errësirë, ta dish sa malli më ka marrë nuk po të them dot lamtumirë. Çdo ditë mami të kërkon se zemrën ia ke ti, babi qan me foton a po më vjen djali në shtëpi”, thotë Sheila në një pjesë të këngës.

    Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 15 tetor në banesën e këtij shtetasi në kryeqytet, në zonën e Qytetit të Studentit. Henri Haxhiraj qëlloi veten me plumb në kokë, predha e të cilit i përshkoi kafkën tej për tej.

    36-vjeçari në gjendje të rëndë u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak ku dhe u fatkeqësisht pas disa orëve humbi jetën.

  • ‘Dashuria në ajër’, një tjetër puthje shkëmbehet në BBVK3, ja për cilin çift bëhet fjalë (Foto)

    ‘Dashuria në ajër’, një tjetër puthje shkëmbehet në BBVK3, ja për cilin çift bëhet fjalë (Foto)

    Sa shumë dashuri në këtë edicion të tretë të “BBVK”. Një tjetër çift ka shkëmbyer puthjen e tyre të parë mbrëmjen e djeshme.
    Bëhet fjalë për Ana Ejupin dhe Kevin Edmond. Ky i fundit prej kohësh e ka shprehur pëlqimin që ka ndaj banores por të dyja palët vendosën që të jenë vetëm miq të mirë.

    Sakaq në festën e organizuar mbrëmjen e djeshme, shumë prej banorëve hynë më pishinë, ku së bashku po qëndronin edhe Ana e Kevini, gjersa më në fund edhe shkëmbyen puthjen e parë. Se si do të shkojë marrëdhënia e tyre në vijim, kjo mbetet për t’u parë!

  • Shenja e horoskopit që do të testohet nga universi

    Shenja e horoskopit që do të testohet nga universi

    Cila është puna e madhe? Nuk ka ndonjë gjë të madhe!
    •Luani
    Hëna përballë Plutonit është pak shaka, dhe ndonëse mund të mos e kuptoni shakanë që mendoni se po bëhet me ju, do të arrini të kuptoni se, me gjithë sinqeritet … nuk është gjë e madhe. Ju mund të interpretoni atë që po ndodh në jetën tuaj në disa mënyra, dhe ju ndodh që të jeni kapur në një pengesë.

    Është në rregull, ju jeni një Luan dhe kështu mësoni mësimet tuaja më të mira. Ju mund të ndiheni veçanërisht të testuar, por kur keni dështuar ndonjëherë në ndonjë provë? Edhe nëse në të kaluarën e keni përdorur përvojën për të gjetur një fitim të ri dhe përfundoni një fitues, Leo.

    Gjithçka është në punë të një dite kur bëhet fjalë për të jetuar një jetë njerëzore dhe ju keni kuptuar se ndërsa nivelet e larta nuk janë më aq të larta sa dikur, po ashtu janë edhe ato të ulëta; ata nuk bëjnë të njëjtën grusht si dikur. Ju jeni mirë siç është dhe do të vazhdoni të mësoni, të rriteni dhe të shkëlqeni.

  • Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, detaje nga ekzekutimi mafioz! Audi i përdorur nga atentatorët i vjedhur në Tiranë 1 vit më parë

    Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, detaje nga ekzekutimi mafioz! Audi i përdorur nga atentatorët i vjedhur në Tiranë 1 vit më parë

    Detaje të reja dalin nga ekzekutimi mafioz i Klajdi Prendit, djalit të ish-gjyqtarit të GJKKO-së, Fran Prendi.

    Audi i përdorur nga atentatorët raportohet se është vjedhur në Tiranë 1 vit më parë

  • “Punonin për 20 euro në ditë”- Shpërthimi në magazinën e fishekzjarrëve, kush ishin tre të rinjtë që humbën jetën tragjikisht! 18-vjeçari shqiptar, baba i një vajze 4 muajshe

    “Punonin për 20 euro në ditë”- Shpërthimi në magazinën e fishekzjarrëve, kush ishin tre të rinjtë që humbën jetën tragjikisht! 18-vjeçari shqiptar, baba i një vajze 4 muajshe

    Tre të rinj ishin viktimë e një shpërthimit të fortë në një magazinë të jashtëligjshme fishekzjarrësh në Itali. Ngjarja e rëndë, që i mori jetën një 18-vjeçari shqiptar, Samuel Tafçiu dhe dy motrave binjake, Sara dhe Aurora Esposito, 26 vjeç, ndodhi pak ditë më parë në zonën e Napolit.

    Të rinjtë që humbën jetë, ishin edhe prindër të dy fëmijëve. Tragjike ishte fakti që të rinjtë punonin në atë magazinë për vetëm 20 euro në ditë, në mënyrë të paligjshme dhe të pa siguruar.

    Siç shkruajnë mediat italiane, pronari i magazinës ia ka regjistruar pronën vajzës së tij 13-vjeçare. Ai u akuzua për vrasje të shumëfishtë, fatkeqësi nga pakujdesia dhe posedim të paligjshëm të lëndës shpërthyese.

    Prindër shumë të rinj

    Samueli jetonte në Ponticelli dhe pavarësisht moshës së tij të re, tashmë ishte baba i një vajze 4 muajshe dhe kërkonte një mënyrë për të ecur përpara pasi kishte punuar tre muaj si punëtor magazine, por pa u paguar. Ai kishte mbërritur në Herculaneum përmes një shoku dhe kishte filluar punë në magazinën e fishekzjarreve.

    Samueli jetonte bashkë me partneren e tij në shtëpinë e vjehrrës së tij. Siç ka dëshmuar kjo e fundit për mediat italiane, ai kishte tre muaj që kishte punuar në një magazinë tjetër, po nuk ishte paguar.

    “Kush i thotë mbesës sime që nuk ka më baba. Në moshën 18-vjeçare nuk mund ta humbësh jetën kështu”, tha mes lotësh Anna Campagna, vjehrra e 18-vjeçarit.

    Ndër të tjera ajo është shprehur se Samueli e kishte gjetur punën mes miqve dhe donte të mbante familjen e tij.

    “Brenda ishin dhëndri dhe dy vajzat. Na thirrën në orën 13 dhe gjithçka ishte në rregull. Në orën 15 na njoftuan se fabrika e vogël kishte shpërthyer. Dhëndri im la pas gruan 17-vjeçare dhe një fëmijë katër muajsh. Ai donte të mbante familjen, këtë punë e kishte gjetur përmes miqve. Samueli kishte tre muaj që punonte në magazinë, por nuk kishte marrë rrogë. Ai, vajza ime dhe vajza e vogël jetojnë me mua. Unë kam 4 fëmijë të tjerë, çfarë mund të bëj? Unë blej qumësht dhe pelena për fëmijën”, thotë ajo.

    Ndërsa dy vajzat binjake ishin banore në Marigliano, të rritura pa baba që u nda nga jeta shumë herët. Aurora ishte nënë e një vajze pesëvjeçare, ndërsa Sara kishte dashuri të pakufishme për atë vajzë të vogël.

    Binjaket e pandashme, Sara dhe Aurora ishin gjithmonë bashkë. Në një postim që daton në vitin 2022, Sara i uron ditëlindjen binjakes së saj në 24-vjetorin e tyre:

    “Urimet më të mira për mua, por urimet më të mira edhe për ty. Ditëlindja jonë, dita që linda unë, dita që linde ti. Me ty nuk kam nevojë të të kërkoj për të tërhequr vëmendjen tënde sepse, sidoqoftë, ti e ndjen kur unë nuk jam mirë ashtu siç e ndjej unë për ty dhe askush nuk mund ta kuptojë kurrë. Ti je gjithmonë aty, si nënë, shoku më i mirë, baba, djalë. Ti je binjakja ime dhe jam shumë krenare ta them sepse jam krenar për ty. Urimet më të mira”.

    Vajzat nuk e kanë fshehur kurrë dashurinë për nënën e tyre Lucia, gruan që i ka rritur vetëm. Vajzat me sa duket punonin atje për të ndihmuar familjen.

    Nëna ka postuar në rrjetet sociale një video kujtimi të vajzave të saj, me një koment shumë të shkurtër: “Më thyet zemrën”.

  • Dëbora zbardh Qafë-Thoren dhe Vermoshin, ARRSH: Qarkullimi kryhet pa probleme

    Dëbora zbardh Qafë-Thoren dhe Vermoshin, ARRSH: Qarkullimi kryhet pa probleme

    Reshjet e dëborës kanë mbuluar Qafën e Thores dhe Vermoshin në qarkun e Shkodrës.

    Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren për ta mbajtur hapur dhe lehtësisht të kalueshëm këtë aks, i cili përveç banorëve, përdoret edhe nga turistët të cilët zgjedhin ta vizitojnë zonën për turizëm alpin.

    ARRSH bën me dije se deri tani rruga është e hapur dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

    Gjatë natës në qarkun e Shkodrës ka pasur erëra të forta dhe reshje shiu.

    Nga strukturat e Bashkisë Vau Dejës njoftohet se ka mungese të energjisë elektrike në disa fshatra. Sa i përket Bashkisë Pukë, më parë u njoftua se si pasojë e erërave dhe reshjeve është dëmtuar çatia e një spitali.

    Në territorin e bashkisë Fushe Arrëz si pasojë e reshjeve të dendura të shiut janë dëmtuar pothuajse të gjitha rrugët rurale, rrëshqitje të dherave dhe rënie të gurëve në rrugë. Që nga dje pasdite ka shkëputje të energjisë elektrike në Njësite Administrative Qafe-Mali, Iballë, dhe Blerim.

    Dëmtime janë raportuar edhe në disa pallate në qytetin e Fushë Arrëzit.

    Në Lezhë, nga reshjet e shiut prej rreth 30mm gjatë 24 orëve nuk janë shkaktuar probleme në infrastrukturën e kullimit, argjinatura dhe në digën e rezervuarit të Shtodrit.