Category: Uncategorized

  • Reshjet dhe stuhia krijojnë probleme në rrugët nacionale në Dibër, gurë dhe shkëmbinj bllokojnë lëvizjen e mjeteve

    Reshjet dhe stuhia krijojnë probleme në rrugët nacionale në Dibër, gurë dhe shkëmbinj bllokojnë lëvizjen e mjeteve

    Era e fortë dhe shiu i dendur gjatë orëve të natës së kaluar ka krijuar probleme në rrugët nacionale të Qarkut Dibër.

    Gurë dhe shkëmbinj të shumtë ranë në rrugën nacionale Skuraj – Burrel duke bllokuar qarkullimin në segmentin e Shkopetit.

    Drejtuesit e mjeteve të vogëla janë përballur me befasi në orët e para të mëngjesit ku është dashur të qëndrojnë për rreth 1 orë të bllokuar për shkak të gurëve të mëdhenj.

    Qarkullimi është normalizuar pas ndërhyrjes së firmës mirëmbajtëse e cila ka bërë të mundur largimin e gurëve nga rruga.

    Shembje gurësh dhe probleme me qarkullimin e automjeteve pati edhe në rrugën e Arbrit, në bypassin e Murrizit dhe në segmentin e fshatit Plan i Bardhë të Klosit.

  • Fshehu 30.000 euro, e pëson keq 50-vjeçari në Kapshticë

    Fshehu 30.000 euro, e pëson keq 50-vjeçari në Kapshticë

    Goditet një rast i mosdeklarimit të parave në pikën e kalimit kufitar.
    Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk A. D., 50 vjeç, banues në Stamboll.

    Gjatë kontrollit të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kapshticë, në vijën e dytë, në kamionin që drejtohej nga 50-vjeçari, u gjet e fshehur në kabinën e kamionit, një çantë krahu me 27 915 euro dhe 2935 dollatë, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.
    Shuma e eurove dhe dollarëve u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

  • ‘Tërbohet’ moti/ Kush janë qytetet më të rrezikuara nga përmbytjet? Agjencia e Mbrojtjes Civile bën lajmërimin e fortë

    ‘Tërbohet’ moti/ Kush janë qytetet më të rrezikuara nga përmbytjet? Agjencia e Mbrojtjes Civile bën lajmërimin e fortë

    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dalë me një njoftim të rëndësishëm ditën e sotme, pasi priten reshje të dendura shiu në disa qarqe të vendit. Sipas njoftimit, qarqet më të rrezikuar janë Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan, ku pritet të ketë reshje “intensive” deri “shumë intensive”.

    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile, si dhe të institucioneve që administrojnë hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër në funksion të menaxhimit të emergjencave civile.

    Njoftimi:

    Bazuar në informacionin e dërguar nga Qendra e Koordinimit të Emergjencave Civile në Bruksel, Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, të premten, më 22 nëntor, priten reshje “intensive” deri “shumë intensive” në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan. Në qarqet e tjera priten reshje mesatare, të cilat lokalisht mund të arrijnë deri në nivelin “intensive”.

    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile, si dhe të institucioneve që administrojnë hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër në funksion të menaxhimit të emergjencave civile. #AKMC u bën thirrje prefekturave dhe bashkive të mobilizojnë strukturat për menaxhimin e emergjencave civile dhe të monitorojnë situatën në zonat me rrezik më të lartë.

  • Shenjat që tregojnë se jeni shumë të mirë në njohjen e njerëzve të rremë

    Shenjat që tregojnë se jeni shumë të mirë në njohjen e njerëzve të rremë

    Besojini intuitës suaj për energjinë negative në jetën tuaj.
    1.Nuk keni frikë të rivendosni kufijtë tuaj
    Njerëzit që kanë prioritet mirëqenien e tyre emocionale, kërkojnë respekt dhe besojnë në intuitën e tyre për njerëzit e rremë në jetën e tyre, gjithmonë do të kenë shoqëri më të mirë se të tjerët. Kufijtë e tyre janë e vërteta e tyre, jo diçka për t’u debatuar ose mosrespektuar për vëmendje ose vërtetim.

    2.Je dëgjues i/e mirë
    Kur futeni në fjalët që dikush thotë, ju gjithashtu mund të kuptoni gjuhën e trupit, shprehjet e fytyrës dhe tonin e tij, duke ju dhënë një pamje shumë më të plotë të qëllimeve, gjendjes shpirtërore dhe sjelljes së tyre. Kjo është pikërisht arsyeja pse të qenit i shkëlqyer në dëgjimin aktiv është gjithashtu një nga shenjat që ju jeni shumë të mirë në njohjen e njerëzve të rremë – nuk jeni të hutuar, por plotësisht të vetëdijshëm për personin me të cilin po ndërveproni

    3.Ju keni praktika të shëndetshme të ndërgjegjies
    Kur jeni të vërtetuar nga brenda dhe jeni të vetëdijshëm për pikat tuaja të forta dhe të dobëta, ju jeni më të mirë në leximin e njerëzve. Ju nuk jeni të shqetësuar për mendimet e tyre për ju, por për mënyrën se si i shihni ata – duke hapur një lloj vetëdijeje që vë në pah energjinë toksike dhe miqtë në jetën tuaj.4.Jeni emocionalisht inteligjentë dhe të dhembshur
    Nuk ka të bëjë vetëm me bisedat, komunikimin dhe aftësitë e të dëgjuarit aktiv, pavarësisht ndikimit që kanë këto gjëra; ka të bëjë gjithashtu me ndjeshmërinë, dhembshurinë dhe ndjeshmërinë.A mund t’u jepni hir njerëzve që bëjnë gabime? A mund të zbuloni modele toksike te njerëzit që i keni më të dashur në jetë? Sa i përshtatur jeni me të metat dhe mashtrimet tuaja?5.Ti fal
    Edhe nëse keni intuitën ose aftësinë për të gjetur njerëzit e rremë në jetën tuaj, ndoshta nuk jeni të rreptë dhe të ngurtë për t’i dhënë fund marrëdhënieve me ta. Ashtu si çdo marrëdhënie tjetër e shëndetshme, ju futni elementë të hirit duke falur, komunikuar dhe duke ofruar rrugë për t’u rritur së bashku, në vend që të përfundoni me kushte të këqija.Ju u jepni atyre mundësi të rriten, të evoluojnë dhe të riimagjinojnë versionin më të shëndetshëm të tyre në marrëdhënien tuaj. Jeni empatik ndaj të gjithë stresorëve dhe traumave shtesë që mund të informojnë sjelljet toksike të dikujt.

  • “Ai flinte mbi tavolinën e punës…”/ Agron Llakaj flet për vështirësit e nisjes së karrierës së Bes Kallakut

    “Ai flinte mbi tavolinën e punës…”/ Agron Llakaj flet për vështirësit e nisjes së karrierës së Bes Kallakut

    Agron Llakaj, një nga emrat më të njohur të humorit në Shqipëri, ishte i ftuar mëngjesin e djeshëm në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, ku ndau një histori të veçantë lidhur me një prej humoristëve më të njohur të ditëve të sotme, Bes Kallakun.

    Agron Llakaj, i cili është anëtar i jurisë në spektaklin “Albania’s Got Talent”, ka ndarë me publikun historinë e njohjes dhe mbështetjes së tij për Bes Kallakun, kur ky i fundit ishte vetëm një adoleshent. Sipas Llakajt, Kallaku kishte marrë pjesë në një shfaqje talentesh kur ishte 16-17 vjeç dhe, ashtu si shumë të rinj, përballonte vështirësi të shumta në rrugëtimin e tij të hershëm drejt karrierës.

    Llakaj ka kujtuar se Bes Kallaku flinte shpesh në tavolinën e punës, për shkak të distancës që kishte për të udhëtuar nga Fushë Kruja për në Tiranë. Për Llakajn, kjo ishte një periudhë sfiduese për të riun, por gjithashtu i kujtonte periudhën kur ai vetë ishte në fillimet e tij të karrierës.

    “Bes Kallaku më kujtonte veten kur isha i ri,” tha Llakaj, duke theksuar se ai e ka mbështetur Kallakun jo vetëm në aspektin profesional, por gjithashtu dhe në planin personal. “I dhashë gjithë mbështetjen time, jo vetëm profesionale, por edhe njerëzore,” shtoi ai, duke theksuar se ishte i kënaqur që sot Bes Kallaku ka arritur të bëhet një emër i njohur në industrinë e humorit dhe më gjerë.

    Llakaj ka theksuar se për të është një kënaqësi të shoh zhvillimin dhe suksesin e Kallakut, duke e konsideruar atë si një nga humoristët më të talentuar të brezit të tij. Historitë e tillë të mbështetjes dhe frymëzimit, përveçse e pasurojnë rrëfimin e karrierës së humoristëve, tregojnë edhe vlerën e mbështetjes reciproke që ndihmon zhvillimin e talenteve të rinj dhe të ardhmen e industrisë së humorit.

  • “Punonte për 20 euro në ditë”, shpërthimi në magazinën e fishekzjarrëve, kush ishte shqiptari që humbi jetën

    “Punonte për 20 euro në ditë”, shpërthimi në magazinën e fishekzjarrëve, kush ishte shqiptari që humbi jetën

    Tre të rinj ishin viktimë e një shpërthimit të fortë në një magazinë të jashtëligjshme fishekzjarrësh në Itali. Ngjarja e rëndë, që i mori jetën një 18-vjeçari shqiptar, Samuel Tafçiu dhe dy motrave binjake, Sara dhe Aurora Esposito, 26 vjeç, ndodhi pak ditë më parë në zonën e Napolit.

    Të rinjtë që humbën jetë, ishin edhe prindër të dy fëmijëve. Tragjike ishte fakti që të rinjtë punonin në atë magazinë për vetëm 20 euro në ditë, në mënyrë të paligjshme dhe të pa siguruar.

    Siç shkruajnë mediat italiane, pronari i magazinës ia ka regjistruar pronën vajzës së tij 13-vjeçare. Ai u akuzua për vrasje të shumëfishtë, fatkeqësi nga pakujdesia dhe posedim të paligjshëm të lëndës shpërthyese.

    Prindër shumë të rinj

    Samueli jetonte në Ponticelli dhe pavarësisht moshës së tij të re, tashmë ishte baba i një vajze 4 muajshe dhe kërkonte një mënyrë për të ecur përpara pasi kishte punuar tre muaj si punëtor magazine, por pa u paguar. Ai kishte mbërritur në Herculaneum përmes një shoku dhe kishte filluar punë në magazinën e fishekzjarreve.

    Samueli jetonte bashkë me partneren e tij në shtëpinë e vjehrrës së tij. Siç ka dëshmuar kjo e fundit për mediat italiane, ai kishte tre muaj që kishte punuar në një magazinë tjetër, po nuk ishte paguar.

    “Kush i thotë mbesës sime që nuk ka më baba. Në moshën 18-vjeçare nuk mund ta humbësh jetën kështu”, tha mes lotësh Anna Campagna, vjehrra e 18-vjeçarit.

    Ndër të tjera ajo është shprehur se Samueli e kishte gjetur punën mes miqve dhe donte të mbante familjen e tij.

    “Brenda ishin dhëndri dhe dy vajzat. Na thirrën në orën 13 dhe gjithçka ishte në rregull. Në orën 15 na njoftuan se fabrika e vogël kishte shpërthyer. Dhëndri im la pas gruan 17-vjeçare dhe një fëmijë katër muajsh. Ai donte të mbante familjen, këtë punë e kishte gjetur përmes miqve. Samueli kishte tre muaj që punonte në magazinë, por nuk kishte marrë rrogë. Ai, vajza ime dhe vajza e vogël jetojnë me mua. Unë kam 4 fëmijë të tjerë, çfarë mund të bëj? Unë blej qumësht dhe pelena për fëmijën”, thotë ajo.

    Ndërsa dy vajzat binjake ishin banore në Marigliano, të rritura pa baba që u nda nga jeta shumë herët. Aurora ishte nënë e një vajze pesëvjeçare, ndërsa Sara kishte dashuri të pakufishme për atë vajzë të vogël.

    Binjaket e pandashme, Sara dhe Aurora ishin gjithmonë bashkë. Në një postim që daton në vitin 2022, Sara i uron ditëlindjen binjakes së saj në 24-vjetorin e tyre:

    “Urimet më të mira për mua, por urimet më të mira edhe për ty. Ditëlindja jonë, dita që linda unë, dita që linde ti. Me ty nuk kam nevojë të të kërkoj për të tërhequr vëmendjen tënde sepse, sidoqoftë, ti e ndjen kur unë nuk jam mirë ashtu siç e ndjej unë për ty dhe askush nuk mund ta kuptojë kurrë. Ti je gjithmonë aty, si nënë, shoku më i mirë, baba, djalë. Ti je binjakja ime dhe jam shumë krenare ta them sepse jam krenar për ty. Urimet më të mira”.

    Vajzat nuk e kanë fshehur kurrë dashurinë për nënën e tyre Lucia, gruan që i ka rritur vetëm. Vajzat me sa duket punonin atje për të ndihmuar familjen.

    Nëna ka postuar në rrjetet sociale një video kujtimi të vajzave të saj, me një koment shumë të shkurtër: “Më thyet zemrën”.

  • Tjetërsuan 7500m2 tokë dhe ja shitën nipit të Sadri Abazit, dënohet ish-kryetari i komunës së Bërxullës dhe 3 të tjerë

    Tjetërsuan 7500m2 tokë dhe ja shitën nipit të Sadri Abazit, dënohet ish-kryetari i komunës së Bërxullës dhe 3 të tjerë

    Është dënuar me 10 muaj e 20 ditë burgim Ymer Marku, ish-kryetari i komunës së Bërxullës, ndaj të cilit prokuroria e Tiranës ngriti akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Marku, u arrestua nga policia e Tiranës në 15 Prill 2024, pas urdhrit të lëshuar nga prokurori, Adriano Dyrmishi. Por tashmë ai është liruar nga qelia, duke e konsideruar të përfunduar dënimin. Vendimi për dënimin e ish-zyrtarit të PD në komunën Bërxullë, është dhënë nga gjyqtarja e Tiranës, Oltjona Goxha, e cila fillimisht deklaroi fajtor dhe dënoi me 1 vit e 4 muaj Ymer Markun.

    Por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje dënimi duke u dënuar përfundimisht me 10 muaj e 20 ditë burgim. Njëherësh në këtë dënim, gjykata ka aplikuar dhe pezullimin e mbajtjes së funksioneve publike për një periudhë dy vjeçarë për Ymer Markun. Ndërkohë, përmes këtij vendimi fajtor është deklaruar dhe ish-kryetari i komunës Bërxullë, Agim Loci, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar u dënua përfundimisht me 10 muaj burgim, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

    Ky dënim me burgim është pezulluar nga gjykata duke urdhëruar që Loci ta vuajë dënimin me kushtin që brenda një afati 6 mujor të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale dhe mos shoqërohet me persona të dënuar. Më të njëjtën masë dënimi me 10 muaj burgim është dënuar dhe Kujtim Balliu, I cili akuzohej për “Shpërdorim detyre”. Ndërsa Kujtim Allmeta është dënuar me 4 vite burgim për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Por edhe ky dënim me burgim është pezulluar nga gjyqtarja Oltjona Goxha, e cila ka vendosur që kohën e mbetur të vuajtjes së dënimit Kujtim Allmeta, ta vuajë me shërbim prove.

    Ky është vetëm rasti i parë i dokumentuar nga prokuroria e Tiranës për tjetërsimin e pronave, pasi ka dhe raste të tjera që janë kallëzuar kundër ish-kryetarit të Komunës, “Bërxullë”, Ymer Marku dhe që po hetohen nga prokuroria. Në dosjen e prokurorisë thuhet se zyrtarët lejuan përvetësimin e 7500m2 tokë me dokumente të falsifikuara. Ndaj tre ish-kryetarëve të komunës Bërxullë është ngritur akuza e “Shpërdorimit të detyrës” dhe për përfituesin Kujtim Allmeta, u ngrit akuza e “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

    Sipas prokurorisë, Ymer Marku, Kujtim Balliu dhe Agim Loci në bashkëpunim me njëri-tjetrin, lejuan përfitimin e paligjshëm nëpërmjet falsifikimit të 7500 m2 tokë në Bërxullë nga Kujtim Allmeta, i cili më pas e shiti në vlerën 10.000.000 lekë, tek Arbër Abazi, nip i deputetit Sadri Abazi. Bazuar në veprimet hetimore, deklarimet e marra, provat e mbledhura dhe ekspertimi i kryer, prokuroria arriti në konkluzionin se Allmeta ka kryer krimin e falsifikimit me pasoja të rënda për personat e tretë.

    Nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, ai është pajisur me çertifikatë pronësie për pasurinë në Bërxullë 7500m2 dhe më pas në vitin 2020 e shiti duke përfituar shumën prej 10.000.000 lekësh. Po kështu, nga hetimet rezultoi se të pandehurit, Ymer Marku, Kujtim Balliu dhe Agim Loci, konsumuan veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi kryen veprime në kundërshtim me ligjin. Këta punonjës me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë cenuar interesat e personave të tretë për shkak të dëmit të konsiderueshëm ekonomik që u ka ardhur si pasojë e tjetërsimit të paligjshëm të pasurisë së tyre.

    Kujtim Balliu, nga muaji korrik 2011 deri në shtator 2015 ka mbajtur postin e Përgjegjësit të Zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, në Komunën Bërxullë, duke ndërvepruar me ish-zyrtarët e tjerë, mes tyre dhe ish-kryetarin e Komunës dhe punonjësin tjetër, përpiloi shkresat për regjistrimin e pasurisë në emër të Allmetës pa kryer verifikimin e dokumentacionit. Me kërkesë të prokurorisë, 7500 m2 tokë e përfituar me dokumente të falsifikuara është sekuestruar.

  • Zbardhet Kosova, autoritetet rekomandojnë drejtuesit për kujdes nga bora dhe akulli në rrugë

    Zbardhet Kosova, autoritetet rekomandojnë drejtuesit për kujdes nga bora dhe akulli në rrugë

    Reshjet e shiut që kanë përfshirë Kosovën ditën e mërkurë, gjatë natës me kalimin në ditën e enjte u shndërruan në reshje bore me rënie të temperaturave, që zbresin në 0C e -2C orëve të mëngjesit, kur dhe pritet të pushojnë.

    Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura të shiut dhe borës.

    IHK njofton se reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin e Republikës.
    Instituti u rekomandon drejtuesve të mjeteve të bartin pajisjet dimërore dhe të kenë kujdes, sidomos në rrugët e zonave të larta dhe mesatare.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6m/s. IHK për të premten parashikon mot kryesisht të vranët dhe me riga shiu të intensitetit të mesëm.

    Në zonat malore parashikohen reshje bore, ndërsa edhe në disa pjesë të territorit reshjet e borës mund të përfshijnë edhe zonat mesatare.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes. Fundjava parashikohet me ulje të përkohshme të temperaturave dhe me ngrica.

  • Gjykata Kushtetuese vendos sot për kërkesën e Sali Berishës kundër izolimit

    Gjykata Kushtetuese vendos sot për kërkesën e Sali Berishës kundër izolimit

    Gjykata Kushtetuese vijon sot seancën për shqyrtimin e kërkesës së kreut të PD-së, Sali Berisha i cili kërkon shfuqizimin e vendimeve të GJKKO-së dhe Apelit të GJKKO-së që kanë caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Seanca nisi më 19 tetor, por u shty për sot.

    Kreu i Partisë Demokratike kërkon lirinë me arsyetimin se vendimi është dhënë në kundërshtim me Kushtetutën, sepse është shmangur Kuvendi duke qenë se ai është deputet.

    Sali Berisha ndodhet prej 30 dhjetorit 2023 nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për çështjen “Partizani”, ndërsa edhe më herët, kërkesat e tij për lirim janë rrëzuar nga shkallët e gjyqësorit.

    “Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”,”- thuhet në kërkesën e Sali Berishës.

    Me vendimin ndaj kërkesës së Berishës, Gjykata Kushtetuese vendos precedentin nëse do kërkohet për masat e tilla autorizimi pranë Kuvedit apo jo.

    Gjykata e Posaçme kishte vendosur me kërkesë të SPAK masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim dalje jashtë shtetit’, për kryetarin e Partisë Demokratike.

    Berisha nuk e zbatoi këtë masë me arsyetimin se SPAK do të duhej të merrte autorizimin në Kuvend. Ai tha se masat janë antikushtetuese dhe të paligjshme. Më pas SPAK iu drejtua Kuvendit për masë më të rëndë sigurie, ‘arrest shtëpie’ dhe pasi mori autorizimin, masa u miratua nga Gjykata e Posaçme, Apeli i Posaçëm dhe Gjykata e Lartë.

  • E trishtë/ Vuante nga ‘Alzheimer’, ndahet nga jeta ish-zv.kryeministri

    E trishtë/ Vuante nga ‘Alzheimer’, ndahet nga jeta ish-zv.kryeministri

    Lordi John Prescott, ish-zëvendëskryeministri i britanik, ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Ish-aktivisti i sindikatave shërbeu si zëvendës i Blair për 10 vjet. Në një deklaratë, bashkëshortja dhe dy djemtë e Lord Prescott thanë se politikani kishte qenë në një shtëpi kujdesi kohët e fundit për shkak se ishte diagnostikuar me Alzheimer.

    “Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se bashkëshorti, babai dhe gjyshi ynë i dashur, John Prescott, ka ndërruar jetë paqësisht në moshën 86-vjeçare”, thuhej në deklaratë.

    Duke shtuar: “Ai vdiq i rrethuar nga familja dhe muzika xhaz e Marian Montgomery. John kaloi jetën e tij duke u përpjekur të përmirësonte jetën e të tjerëve, duke luftuar për drejtësi sociale dhe duke mbrojtur mjedisin, që nga koha e tij si kamarier në anije e deri te Zëvendëskryeministri më jetëgjatë i Britanisë.”

    Ish-kryeministrit laburist Tony Blair reagoi pas vdekjes së ish-zëvendësit të tij John Prescott.

    “Edhe pse ne të gjithë e dinim se fundi po afrohej dhe ishte i pashmangshëm, unë jam i shkatërruar nga vdekja e John”, thotë Blair në një deklaratë.

    “Ai ishte një nga njerëzit më të talentuar që kam takuar ndonjëherë në politikë; një nga më të përkushtuarit dhe më besnikët; dhe padyshim më i pazakontë.”

    Ish-kryeministri vlerësoi Preskotin për “arritjet e tij të jashtëzakonshme” dhe përkushtimin e tij ndaj politikës britanike. Në një karrierë që zgjati më shumë se gjysmë shekulli, Lord Prescott u zgjodh për herë të parë si deputet i Kingston on Hull East në vitin 1970 dhe mbajti mandatin për gati 40 vjet.

    Nga viti 1997 deri në 2007, ai mbajti postin e zëvendës ish-kryeministrit Tony Blair. Lordi Prescott pësoi një goditje në tru në vitin 2019. I lindur në Prestatyn, Uells, Lord Prescott la shkollën në moshën 15-vjeçare dhe punoi si administrator në Marinën Tregtare. Më pas ai studioi në Kolegjin Ruskin në Oksford, përpara se të hynte në politikën