Category: Uncategorized

  • “Lici u konsultua në spital dhe më pas u largua i shoqëruar nga dy makina”, detaje tronditëse nga Karamuço: A vdes..

    “Lici u konsultua në spital dhe më pas u largua i shoqëruar nga dy makina”, detaje tronditëse nga Karamuço: A vdes..

    Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv, dha detaje për masakrën e Dobraçit, kur tha se Ibrahim Lici ka shkuar në spital i plagosur.

    Nga aty, ai ka marrë konfirmimin e mjekëve se me plagët që ka marrë nuk rrezikon jetën dhe më pas është larguar.

    Ai shtoi se Ibrahim Lici, ka ikur i shoqëruar me dy makina nga Spitali i Shkodrës.

    “Mos të them që ai person që shIkoni ulur aty, është çuar më pas, e ka marrë trupin e vëllait, e ka furur në ambulancë, ka vajtur në spital , aty ka thënë o doktor, a vdes me këto plagë që kam, I kanë thënë ata jo. Ka ikur që andej, ka vajtur në spital, dhe pastaj ka kërkuar ndihmë në klinika private. Ka shkuar në spital, ka kërkuar ndihme, ka verifikuar në çfarë gjendje është. Ka ikur I shoqëruar nga dy makina madje.”, tha ai.

  • Rikthehet dentisti mashtrues, qytetarja paguan 3 mijë euro dhe mbetet pa dhëmbë në gojë

    Rikthehet dentisti mashtrues, qytetarja paguan 3 mijë euro dhe mbetet pa dhëmbë në gojë

    Më 23 tetor 2023, më shumë se një vit më parë, emisioni “Stop” transmetoi rastin e stomatologut David Todri, i cili i kishte vënë implante në gojë një shtetasi italian. Pasi italianit iu krijuan probleme, stomatologu Todri jo vetëm që nuk ia zgjidhi, por e shau dhe ofendoi.

    Pas transmetimit USSH, dega Fier mori masa që t’i pezullonte licencën David Todrit për një vit. Por historia përsëritet me qytetaren nga Korça Valentina Alushi, e cila paguan për 6 implante, por dy prej tyre i bien brenda ditës. Dentisti Todri ia vë sërish njërin, por sërish nuk mbajti. Tani zonja ka paguar 1800 euro dhe ka vetëm 3 implante në gojë.

    Më pas Todri i vë zonjës një si urë-protezë që kushton 100 mijë lekë të vjetra, por ia shet 1 mijë e 200 euro. Por kjo protezë nuk mbahej në gojë pasi Valentina as hante, as pinte, madje dhe as nuk fliste qartë.

    Todri i kishte thënë “do të mësohesh” duke i dhënë madje edhe një afat prej 7 ditësh në të cilin ajo do të përshtatej, por kjo sigurisht nuk ndodhi.

    Në total, Valentina thotë se ka paguar 3 mijë euro dhe nuk ka dhëmbë në gojë.

  • TikTok-erja e famshme shqiptare dërgohet me urgjencë në spital, raportohet se ka tentuar vetëvrasjen! Ja mesazhi për ndjekësit

    TikTok-erja e famshme shqiptare dërgohet me urgjencë në spital, raportohet se ka tentuar vetëvrasjen! Ja mesazhi për ndjekësit

    TikTok-erja e njohur shqiptare Kristina Beqiri me emrin “Kristjaahh” është dërguar me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë.

    Kristina shpesh herë është shprehur edhe në postimet e saj në Instagram që tregohet shumë e qartë me ndjekësit e saj për komentet që e vrasin psikologjikisht.

    Sipas “Ora News” komentet e njerëzve që shpesh herë e quajnë si një “vajzë që vjedh pensionet e të moshuarve” dhe bullizimet e shumta, duket se e kanë shtyrë drejt vendimit drastik.

    Vetëm para pak orësh ajo ka postuar sy statuse në rrjetet sociale, ku kërkon që ndjekësit të mos e lëndojnë me “shpifje” ndaj saj.

    Pas kujdesit të mjekëve raportohet se Kristjana Beqiri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

  • E treta rrugë në SHBA, merr emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut

    E treta rrugë në SHBA, merr emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut

    Një lajm i bukur vjen nga Filadelfia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një prej rrugëve atje mban tashmë emrin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

    Kjo shënon rrugën e tretë në SHBA që mban këtë emër. Detajet rreth kësaj ngjarjeje i ndan në programin “Rudina” në Tv Klan gazetarja Eva Dori, e cila jeton dhe punon në SHBA.

    Eva Dori: Filadelfia ka më në fund prej 20 vitesh shkollën shqipe “Gjuha jonë”.

    Ne tani sapo mbaruam rikonstruksionin dhe hymë në godinën e re të “Shtëpisë së shqiptarit” dhe ku ka më bukur se tashmë këto dy ngjarje kryesore të kishin një emër rruge shqiptar.

    Kur një biznesmene, një prind i shkollës Gjuha jonë”, njëkohësisht edhe sekretare e shoqatës “Bijtë e shqipes” kur më thotë “Eva, do të të jap një lajm të mirë. Ne së shpejti duke komunikuar me stafin e bashkisë së Filadelfias, rruga përballë shkollës do të ketë emrin ‘Gjergj Kastriot Skënderbeu’”. Ishte një emocion dhe në momentin kur kam xhiruar, ishin të emocionuar të gjithë dhe ishin lotët më të bukur që kam xhiruar.

  • Bëhuni gati për të papriturën, IGJEUM bën paralajmërimin e fortë: Nga e premtja…

    Bëhuni gati për të papriturën, IGJEUM bën paralajmërimin e fortë: Nga e premtja…

    Pasditja e sotme do të karakterizohet me reshje shiu të cilat do të shfaqin probleme ne disa zona.

    Përfaqësuesja e IGJEUM, Anira Gjoni, e ftuar në një intervistë televizive, bëri të ditur se zonat më me rrezik do të jenë Shkodra dhe Kukësi, në të cilat priten edhe problematika nga vërshimet e mundshme.

    Të enjten në mbrëmje dhe e premtja në mëngjes do të ketë rënie drastike të temperaturave.

    Të premten dhe të shtunën temper do të shkojnë në 0°C por fokusi kryesor do të jete sot reshjet e shiut.

    Pasdite e së mërkurës do të kemi reshje intensive të cilat shkojnë deri shumë intensive si në qarqet Shkodër dhe Kukës, të cilat do të jenë të shoqëruara edhe me shtrëngata dhe duhet pasur kujdes se mund te shfaqen edhe problematika sa i përket daljes së përrenjve dhe problematika në qendra urbane.”

    Sipas metereologes Gjoni, reshjet e shiut do të rikthehen të premten në tërë vendin kur temperaturat do të shkojnë deri nën 0 °C.

    “Edhe ne qarqet e tjera si Dibra, Lezha, Durrësi, Tirana, Elbasani, Vlora dhe Gjirokastra presim që reshjet të jenë mesatare dhe lokalisht shkojnë deri intensive , do ët jenë të shoqëruar me shtrëngata, në formën e rrebesheve dhe priten problematika. Reshjet do të jenë të shtrira në tërë vendi, të njëjtën presim ndërprerje te reshjeve që do të rikthehen të premten dhe do të kemi intensitetet të shtuar në qarqet jugut, ku do të jenë më problematike Vlora dhe Gjirokastra, për sa i përket të premtes.

    Gjatë mbrëmjes së të premtes dhe shtunës në mëngjes, do të kemi në zonat malore reshje ne formën dëbore dhe kjo sjell edhe rënien e temperaturave që do të shkojnë edhe nën 0 °C edhe në zonat e ulëta.”

  • Vr*sja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Mësuesit këshillojnë prindërit: Prania dhe mbështetja juaj është forca e tyre

    Vr*sja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Mësuesit këshillojnë prindërit: Prania dhe mbështetja juaj është forca e tyre

    Ngjarja tragjike mesditën e 18 nëntorin, ku një 14-vjeçar humbi jetën si pasojë e një sherri me bashkëmoshatarët e tij pranë shkollës “Fan Noli”, ka tronditur jo pak opinionin publik.

    Ngjarja tronditëse ka nisur që në ambjentet e brendshme të shkollës dhe që ka agravuar në ambjentet e jashtme të saj, ka bërë që mësuesit e shkollave ta ndjejnë të nevojshme të shpërndajnë një mesazh në formë manuali sjelljeje dhe këshillash me prindërit.

    Kjo, me qëllimin për të treguar rolin e tyre në jetën e fëmijës në përballimin e situatave të tilla.

    Në mesazhin e tyre, teksa rendisin këshillat e nevojshme, mësuesit theksojnë se mbështetja e prindit është burimi kryesor i sigurisë dhe forcës për fëmijën.

    Mesazhi i plotë i dërguar nga mësuesit e shkollës Edit Durham për prindërit:

    Këshilla për prindërit për një komunikim të shëndetshëm me fëmijën pas një ngjarjeje traumatike

    Prindërit luajnë një rol thelbësor në ndihmën që i japin fëmijës për të përballuar situatat e vështira dhe të papritura. Qasja e duhur në komunikim dhe trajtimi i informacionit në mënyrë të matur janë vendimtare për mirëqenien emocionale të fëmijës. Ja si duhet të veproni:

    Komunikim i Hapur dhe i Sinqertë

    Siguroni një komunikim të hapur, të qetë dhe të vërtetë për ngjarjen. Shpjegoni situatën me fjalë të thjeshta dhe të përshtatshme për moshën e fëmijës.

    Inkurajoni fëmijën të shprehë ndjenjat dhe mendimet e tij pa pasur frikë nga gjykimi. Lejojeni të bëjë çdo pyetje që e shqetëson dhe dëgjojeni me vëmendje.

    Nëse nuk keni të gjitha përgjigjet, tregohuni të sinqertë dhe sigurojini se do të përpiqeni të merrni më shumë informacion.

    Nxitja e Identifikimit të Emocioneve

    Ndihmoni fëmijën të emërtojë ndjenjat e tij. Përdorni pyetje si: “Si të bën të ndihesh kjo situatë?” ose sugjeroni mënyra të thjeshta për të shprehur emocionet: “Unë ndihem i frikësuar, po ti?”

    Mos i minimizoni ndjenjat e tij me fraza si “Mos u shqetëso, nuk ka asgjë.” Në vend të kësaj, përforconi faktin që ndjenjat e tij janë të vlefshme: “Është normale të ndihesh kështu. Unë jam këtu për ty dhe do ta kalojmë bashkë këtë situatë.”

    Krijimi i Një Ambienti të Sigurt

    Siguroni fëmijën që është i mbrojtur dhe i rrethuar nga njerëz që kujdesen për të. Krijoni një atmosferë të ngrohtë dhe mbështetëse në shtëpi.

    Kufizoni ekspozimin ndaj informacionit të tepërt ose dramatik nga mediat dhe rrjetet sociale, të cilat mund të rrisin ankthin.

    Modelimi i Sjelljeve Pozitive

    Jini një model qetësie dhe vetëkontrolli. Reagimet tuaja janë një shembull i drejtpërdrejtë për fëmijën. Nëse ju tregoni qetësi, edhe fëmija do të ndihet më i sigurt.

    Nëse është e përshtatshme, ndani me maturi emocionet tuaja për të treguar që është normale të ndihen të shqetësuar: “Edhe unë ndihem pak i shqetësuar, por e di që jemi të sigurt dhe po kujdesemi për gjithçka.”

    Ruajtja e Stabilitetit përmes Rutinës

    Përpiquni të ruani rutinat e përditshme të fëmijës si oraret e gjumit, ushqimit dhe aktiviteteve të zakonshme. Stabiliteti ndihmon fëmijën të ndiejë normalitet dhe siguri.

    Përfshini aktivitete relaksuese ose argëtuese për të ndihmuar në uljen e stresit.

    Kërkimi i Ndihmës Profesionale

    Nëse vini re shenja të shqetësimit të vazhdueshëm ose të intensifikuar te fëmija, kërkoni ndihmën e një psikologu.

    Diskutoni situatën me mësuesit ose shërbimet psiko-sociale të shkollës për të siguruar mbështetje të plotë dhe të integruar për fëmijën.

    Komunikimi i sinqertë, mbështetja emocionale dhe krijimi i një mjedisi të qëndrueshëm janë thelbësore për të ndihmuar fëmijën të përballojë situatat traumatike. Si prind, prania dhe mbështetja juaj është burimi kryesor i sigurisë dhe forcës për fëmijën tuaj. Në rastet kur situata duket më e ndërlikuar, mos hezitoni të kërkoni ndihmë nga specialistët.

  • Krimet dalin ‘jashtë kontrollit’/ Bilanci tragjik në pak ditë trondit Shqipërinë (Shifrat)

    Krimet dalin ‘jashtë kontrollit’/ Bilanci tragjik në pak ditë trondit Shqipërinë (Shifrat)

    Numri i vrasjeve dhe plagosjeve është rritur ndjeshëm muajt e fundit në Shqipëri dhe ajo që e bën më tragjike këtë gjë, është fakti se po shtohen rastet ku protagonistët e ngjarjeve të tilla të rënda janë të mitur dhe adoleshentë.

    Janë publikuar bilancet nga një analizë e detajuar me vrasjet, plagosjet, atentatet e ndodhura në vendin tonë në gjysmën e parë të këtij muaji.

    Sipas raportit situata paraqitet tepër shqetësuese tek adoleshentët në shkolla, ku përplasjet mes tyre kanë rezultuat fatale deri në humbje jete, siç ishte ngjarja e rëndë e ndodhur para dy ditësh, ku humbi jetën tragjikisht nxënësi 14-vjeçar.

    Më poshtë paraqiten ngjarjet kriminale të ndodhura në ditët e fundit në vendin tonë:

    30 Tetor 2024

    Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën dhe mbarë vendin, mesditën e 30 tetorit që rezultoi në 4 viktima.

    Viktimë mbeti Hamza Lici, i cili është vëllai i Ibrahim Licit, një emër i njohur në botën e krimit.

    Por tragjedia nuk mbaron këtu!

    Veç Licit, mbetën të vrarë edhe tre persona të tjerë. Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, që ishte kandidat për Bashkinë e Shkodrës në vitin 2023, nën siglën e PD.

    32-vjeçari ishte në makinë me Licin në momentin e ngjarjes dhe mori një plumb në kokë. Disa orë më vonë ai ndërroi jetë në spital.

    Nga ngjarja humbi jetën edhe Flutura Basha, 56 vjeç, ndërsa disa ditë më vonë ndërroi jetë edhe bashkëshorti i saj, Bashkim Basha 67 vjeç.

    Pas të shtënave, makina me të cilin lëviznin Lici dhe Bushati humbi drejtimin dhe shkaktoi aksident, duke përplasur një motoçikletë. Në të udhëtonin një çift bashkëshortësh, Flutura dhe Bashkim Basha.

  • Ç’po ndodh? FNSH dhe policia ‘zbarkojnë’ në Vlorë

    Ç’po ndodh? FNSH dhe policia ‘zbarkojnë’ në Vlorë

    Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, së bashku me Policinë e Vlorës, po zhvillojnë një aksion kontrolli këtë të mërkurë në rrethrrotullimin e Skelës.

    Aksion që konsiston në kontrollin e automjeteve të shtrenjta dhe atyre me xhama të zinj.

    Kontrollet po kryhen me fokus zbulimin e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri, sende të forta, mjete prerëse apo posedojnë lëndë narkotike.

    Në Skelë ndalohen automjete të cilat kontrollohen; jo vetëm këto mjete, por edhe drejtuesit e tyre.

  • Aksident i rëndë në Fier, raportohet për të plagosur

    Aksident i rëndë në Fier, raportohet për të plagosur

    Një aksident rrugor ka ndodhur në Petovë ku një motor është përplasur me një makinë.

    Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spital.

    Nuk ka ende detaje të mëtejshme mbi gjendjen e tij apo shkaqet e aksidentit.

    Autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

  • Vrasja e 14 vjeçarit, Edi Rama paralajmëron : Po mendojmë mbylljen totale të TikTok dhe Snapchat

    Vrasja e 14 vjeçarit, Edi Rama paralajmëron : Po mendojmë mbylljen totale të TikTok dhe Snapchat

    Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ku e gjithë fjala e tij u përqendrua tek ngjarja e ndodhur të hënën në shkollën 9 vjeçare “Fan Noli” ku një nxënës 14 vjeçar u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij.

    Rama e vuri theksin tek çoroditja që po u vjen fëmijëve të cilët kanë akses të palimituar në internet dhe rrjetet sociale, ndërsa përmendi disa prej shteteve ku janë vendosur filtra për të mos lejuar përdorimin e rrjeteve nga fëmijët nën 16 vjeç.
    “Garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësi e përparësive tona. Shumë shtete po përpiqen të vendosin filtra mbrojtës por pa rezultate. Çdo prind është dëshmitar se presioni i tërheqjes së fëmijëve nga ekrani bëhet më i përballueshëm dhe nga ata.Faktikisht janë ndërmarrë iniciativa të ngjashme që nga Australia ku aktualisht po tentohet ndalimi i aksesit në rrjetet sociale të të gjithë fëmijëve deri në 16 vjeç deri te Franca që po aplikon si kusht lejen e dhënë nga prindërit për fëmijët. Përtej këtyre përpjekjeve dhe debateve lidhur me këto nisma, problemi ende i hapur mbetet mungesa e zbatimit të tyre si rezultat i vështirësisë në aspektin teknik që lidhet me disa faktorë”- u shpreh Rama, sipas Versus.al.

    Më tej ai deklaroi se qeveria që drejton është në dilemë nëse rrjetet sociale si “TikTok” apo “Snapchat” duhet të mbyllen totalisht apo të vendosen filtra për moshën e lejuar t’i përdorë. Për t’i dhënë fund kësaj dileme njoftoi se do të ketë një tur konsultimi me prindërit për t’i pyetur ata lidhur me këtë propozim.“Dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave ku në fakt nga të gjitha eksperiencat e deritanishme efektiviteti i tyre është shumë i ulët, ndërkohë që bullizmi vetëm rritet. Apo të ndërmarrim një masë drastike për mbylljen e plotë të TikTok apo snapchat. Kemi vendosur që këtë dilemë ta hedhim në diskutim të gjerë me prindërit”- shtoi kryeministri.Kreu i qeverisë u kërkoi kundërshtarëve politikë që të mos e përdorin këtë tragjedi për luftën e brendshme politike, ndërsa tha se faji nuk qëndron vetëm tek institucionet shtetërore pasi me probleme të tilla përballen sot edhe vendet e zhvilluara të botës.