Category: Uncategorized

  • Shkrumbohet nga flakët makina në Shëngjin, dy vajza arrijnë të dalin në kohë nga mjeti

    Shkrumbohet nga flakët makina në Shëngjin, dy vajza arrijnë të dalin në kohë nga mjeti

    Një automjet tip Benz është shkrumbuar nga flakët e zjarrit në rrugën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

    Mjeti në pronësi të Adriatik Çalës u përfshi nga zjarri sapo ishte parkuar në afërsi të banesës dhe ishte e ndezur.

    Brenda mjetit ishin dy vajzat e familjes, por fatmirësisht arritën të dalin pa marrë lëndime.

    Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.

    Dyshimet praprake janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë defekt në mjetin tip Benz.

  • Përplasje në rrugën e Vlorës, plagosen 2 persona (Emrat)

    Përplasje në rrugën e Vlorës, plagosen 2 persona (Emrat)

    Dy persona mbetën të plagosur pak më parë në një aksident rrugor që ndodhi në qytetin e Vlorës, raporton noa.al.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 15:07, në rrugën “Gjergj Kastrioti,” kur një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Niels Shehaj, 28 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Armando Rrapaj, 48 vjeç.

    Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi M. K., rreth 40 vjeç.

    Që të gjithë i dërguan dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  • Trafik droge nga Kolumbia e Spanja/ 15 të arrestuar në vendinfqinj, mes tyre 8 shqiptarë

    Trafik droge nga Kolumbia e Spanja/ 15 të arrestuar në vendinfqinj, mes tyre 8 shqiptarë

    Policia Financiare e Vicenzës ka zhvilluar një operacion për ekzekutimin e masave të sigurimit të Prokurorisë së Bericës ndaj 15 personave të përfshirë në një trafik masiv kokaine dhe marijuane midis Italisë, Spanjës dhe Kolumbisë.

    Janë sekuestruar 1.5 kilogram kokainë, 15.000 euro cash, një makinë e vogël e modifikuar me fund fals për transportin e drogës dhe 15 smartfonë. Në pranga kanë përfunduar 8 shqiptarë, 3 kolumbianë dhe 4 italianë. Operacioni filloi në agim dhe u përdor edhe një helikopter.

    Droga kishte për qëllim furnizimin e qendrave të tregtimit të drogës jo vetëm në Vicenza, por edhe në shumë bashki në provincën e Bericës dhe në ato të Mantuas dhe Breshias.

    Hetimi i nisur në shtator të vitit 2023, ka nisur nga arrestimi i tre shqiptarëve të gjetur në zotërim të mbi 1200 dozave kokainë në një apartament në Altavilla Vicentina në Vicenza.

    Qarkullimi i organizatës, sipas një vlerësimi të hetuesve, është rreth gjysmë milioni euro dhe të ardhura të vlerësuara mbi 3.3 milionë euro, të cilat do të ishin riinvestuar në trafikun e drogës dhe pjesërisht në blerjen e pasurive të paluajtshme në Itali dhe jashtë saj dhe në blerje të aksioneve në klubet spanjolle të natës.

    Gjatë hetimeve u arrestuan edhe një shqiptar ilegal, të cilit iu gjetën 500 doza kokainë. Gjatë bastisjes, një laborator për kultivimin, tharjen dhe paketimin e marijuanës u zbulua në një fermë në Monte di Malo në Vicenza.

    Gjatë operacionit, ku përfshiheshin mbi 100 efektivë, 11 nga 15 personat e kërkuar u kapën, ndërsa katër përfitues të tjerë të masës paraprake në burg janë aktualisht të pagjurmueshëm në territorin kombëtar, për këtë arsye kërkimet, përmes kanaleve të bashkëpunimit ndërkombëtar gjyqësor dhe policor nëpërmjet Departamentit II të Komandës së Përgjithshme të Korpusit, do të shtrihen edhe në Shqipëri, Rumani dhe Spanjë.

  • “Trondit” avokati i njohur: Kryemadhi të tregojë a i bëri atentat Ilir Meta? Është gjallë falë shoferit se…

    “Trondit” avokati i njohur: Kryemadhi të tregojë a i bëri atentat Ilir Meta? Është gjallë falë shoferit se…

    Apeli i GJKKO-së ka lënë sot në fuqi masat ndaj Ilir Metës, në arrest me burg, dhe Monika Kryemadhit, me detyrim paraqitje.

    Teksa ka komentuar këtë zhvillim drejtpërdrejt në “Top News”, avokati Idajet Beqiri ka lëshuar një deklaratë të fortë.

    Ai ka aluduar se Ilir Meta ka tentuar t’i bëjë atentat Monika Kryemadhit, dhe se kjo e fundit është gjallë falë shoferit të saj.

    Ai gjithashtu aludoi se Kryemadhi ka tentuar të trafikojë kokainë vite më parë, duke e fshehur te fëmija i saj i mitur në atë kohë.

    “Monika do ishte arrestuar me kohë, e futi kokainën te vajza e mitur që kishte atëherë dhe iku në Itali, ishin gati ta kapnin, ndërhyri DIA në atë kohë i tha lereni mos e arrestoni.

    Monika të thotë vetëm kaq, i ka bërë atentat Ilir Meta për ta vrarë apo jo? Pse u kthye mbrapsht nga Dibra në Maqedoni? Monika ta puthë në ballë atë shoferin spiun që ka se do e kishte hequr me kohë Ilir Meta tani”, deklaroi avokati Beqiri.

  • Farmacistja që ndihmoi Martinin e plagosur: Kërkoi nënën! Kur i tregova babait te Trauma ndezi një cigare i heshtur

    Farmacistja që ndihmoi Martinin e plagosur: Kërkoi nënën! Kur i tregova babait te Trauma ndezi një cigare i heshtur

    Farmacistja e cila shoqëroi drejt spitalit Martin Canin e plagosur rëndë me makinën e një kalimtareje të rastësishme, tregoi se në momentet e fundit 14-vjeçari kërkoi nënën e tij.

    Ajo tha se bashkë me një zonjë tjetër dhe një zotëri bëni gjithçka si qytetarë për të drejtuar drejt ambulancës djalin e plagosur, pasi kishte shumë trafik.

    Rrëfimi i farmacistes:

    “Ka qenë një ngjarje horror do them me pak fjalë, ishte një ngjarje në katër minuta që është zhvilluar gjithçka. Unë kam qenë në makinë e parkuar dhe shikoj një tufë më nxënës që po dilnin dhe mendova në fillim që mbaruan orën e mësimit, ditën e mësimit, në fakt sepse ishte ora 13 e drekës dhe vetëm kur shikoj që po dilnin qytetarët nga bizneset aty afër e kuptova që diçka kishte ndodhur. Kam dalë nga makina as për 30 sekonda dhe eci dhe 10 metra më poshtë shikoj një person i cili ishte për tokë i gjakosur.

    Një djalë u afrua mori një bluzë ose diçka një rrobë dhe ja ka vendos në kraharor direkt në gjoks dhe kam kontaktuar ambulancën, ambulance u përgjigj në sekonde më ka thënë zonjë na thuaj vendngjarjen i thashë një fëmijë ashtë aksidentuar, sepse për momentin nuk dija çfarë ndodhi thashë një motor ose një makinë thjesht e ka përplasur. Afrohet një djalë dhe më thotë që është i therur me thikë. Marr policinë sepse ishte tragjike.

    Djali ishte me shenja jete. Unë mbasi mbarova telefonatën me policinë jam ulur tek djali e kam prekur, sytë e tij herë përqendroheshin tek neve që ishim mbi kokën e tij dhe herë nuk dukeshin më, u bë blu e kuptova që diçka nuk po shkonte kishte marrë plagë shumë të thellë dhe i mata pulsin, pulsi i rrihte, po jo e një zemre normale kuptohej që diçka nuk po shkonte, ishte i ngrohtë akoma dhe lëvizte kokën po nuk fliste nuk reagonte nuk rënkonte asnjë lloj gjëje. Ka ardhur zonja e kemi marrë në makinë, nuk prisnim dot më për ambulancën edhe pse ishin vetëm katër minuta që nga ngjarja dhe e kemi vendosur në pjesën e pasme të makinës së zonjës dhe unë kam ecur para me makinën. Një djalë vetëm na ka ndihmuar që ka hip me djalin me viktimën nga pas dhe i ka mbajt plagën dhe unë që hapja rrugën gjithë kohës. Një efektiv me ka ndihmuar në kryqëzim tek Oslo pasi më hapi rrugën për tu drejtuar në QSUT. Dhe përveç ambulancës që është nisur nga trauma është nisur dhe një nga QSUT dhe ajo ka dalë para nesh, kam bllokuar rrugën me makinë që mos të vinte asnjë makinë nga QSUT-ja dhe e kemi transportuar djalin nga makina e zonjës dhe e kemi futur në ambulancë. Ishte i gjallë kërkoi nënën e vet ne ato momenti, foli, nënë, nënë rënkonte pak për pjesën e plagës dhe e kemi hip më barelë në ambulancë. Unë kam ndjek ambulancën kam shkuar tek Trauma kam pyetur aty si është djali dhe më kanë thënë që u fut në operacion. Kontaktova me të atin, më pyeti se ku është vrarë djali i thashë në shpatull se nuk mund t’i thoja në zemër, po nuk e di i thashë nëse ka depërtuar thika deri në zemër. Ai ka marrë vetëm një cigare në dorë dhe nuk pata më kontakt me askënd tjetër, pas 10 minutash që unë jam larguar sepse tashmë unë djalit nuk kisha çfarë ti bëja më, e bëra maksimumin tim, jam larguar nga spitali më kanë kontaktuar që djali nuk jeton më.

    Kam parë vetëm Martinin e shtrirë Djali tjetër mesa pashë është ndihmuar dhe futur tek poliklinika qendrore dhe ambulanca që ishte nis për Martinin nga Trauma ka marrë djalin e plagosur, ai kishte marrë diku tek tre, katër goditje ndërsa Martini ishte djali që ne bëmë maksimumin si qytetare për ta drejtuar drejt ambulancës sepse kishte shumë trafik dhe nuk mund të vinte dot më shpejt. Martini kishte nja goditje në kraharor kishte vetëm gjak në kraharor, gjak pak te dora pasi unë i kam prek pulsin dhe u gjakosa pak nuk kishte gjak tjetër përveçse në pjesën e krahërorit dhe në tokë. Një plagë mori po kjo ishte fatale’, shprehet farmacistja Martina Mici në një intervistë për ReportTv.

  • UEFA vjen me njoftim për ndeshjen Rumani – Kosovë

    UEFA vjen me njoftim për ndeshjen Rumani – Kosovë

    UEFA sot ka njoftuar përmes faqes zyrtare se ka nisur procedurat për Rumaninë dhe Kosovën, pas ndeshjes që u ndërpre në kohën shtesë.

    UEFA njoftoi se kishte hapur “procedura disiplinore” pas incidenteve në ndeshjen Rumani-Kosovë. Në kohën shtesë, kur rezultati ishte 0-0, Kosova u larguan nga fusha, pasi tifozët rumunë filluan thirrjet “Serbi, Serbi” dhe hodhën karrige në fushë.

    Kosova pastaj nuk pranoi të riktheheshin në fushë, gjë që çoi në ndërprerjen e lojës.

    UEFA ka hapur një hetim për të gjykuar rastin, ku ka njoftuar në faqen e saj zyrtare se të dyja Federatat janë duke u hetuar.

    “Procedura disiplinore është nisur kundër Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës në përputhje me nenin 55 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s pas ndeshjes së Ligës së Kombeve të UEFA-s ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës të luajtur më 15 nëntor 2024 në Bukuresht, Rumani”, thuhet një njoftim.

    Po ashtu në fund thuhet se informacione të mëtejshme rreth këtyre procedurave do të vihen në dispozicion në kohën e duhur.

    Të dyja palët besojnë se kanë argumente për të fituar ndeshjen në “tavolinë”.

    Por, pavarësisht kësaj edhe nëse fitorja 3-0 do t’i jepej Kosovës, renditja do të mbetet e njëjtë.

  • Romanca me Meriton Mjekiqin drejt fundit? Ilnisa Agolli thyen heshtjen për herë të parë

    Romanca me Meriton Mjekiqin drejt fundit? Ilnisa Agolli thyen heshtjen për herë të parë

    Aludimet për një mundshme krizë në marrëdhënien e Ilnisës dhe Meritonit kanë qarkulluar prej disa kohësh, por dyshja ka insistuar se nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Megjithatë, për të zbuluar më shumë, Ilnisa u pyet për këtë temë gjatë një interviste në emisionin “Wake Up” në Top Channel.

    Gjatë bisedës, Ilnisës iu shfaqën disa foto të publikuara dikur nga Meritonin, të cilat tashmë nuk janë më të pranishme në profilin e tij në Instagram. Po ashtu, u përmend edhe fakti që ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në këtë rrjet social. E pyetur në lidhje me këto ndryshime, Ilnisa u përgjigj shkurt dhe qartë:

    “Nuk kemi, nuk kemi ndonjë lajm të ri,” tha ajo.

    Kur u pyet më tej nëse ata janë mirë dhe të dashuruar, Ilnisa shtoi me buzëqeshje:

    “Si çdo çift normal që mundet të…” dhe më pas vazhdoi duke komentuar mbi dinamikën e marrëdhënies së çiftit, duke theksuar se si ndodhin në çdo lidhje grindje të vogla: “Në një shtëpi jemi, edhe zihemi.”

  • Formacioni i mundshëm anti-Ukrainë

    Formacioni i mundshëm anti-Ukrainë

    Seanca e fundit stërvitore hodhi akoma dhe më shumë dritë rreth skemës që trajneri Sylvinho do zgjedhë për të sfiduar Ukrainën. Në takimin e mbrëmjes së sotme, në orën 20:45, kuqezinjtë duket se kanë përcaktuar edhe formacionin titullar.

    Jasir Asani ka hedhur pas krahëve dyshimet, duke marrë pjesë në stërvitje me grupin. Gjithsesi, gjendja fizike e anësorit nuk bind dhe për këtë shkak, braziliani duhet të rimodelojë repartin. Në rolin e Asanit nuk ka një futbollist me karakteristika të ngjashme të tij. Vendin e Asanit në të djathtë të sulmit mund ta marrë Taulant Seferi.

    Por nuk përjashtohet që të ketë edhe një ndryshim të skemës, me Uzunin dhe Bajramin që mund të vendosen pas sulmuesit kryesor. Gjithsesi, edhe Muja është një kandidat për të marrë fanellën e titullarit.

    Mirlind Daku rikthehet nga pezullimi dhe i gatshëm për të kontribuar ndaj Ukrainës. 26-vjeçari besohet se do ulë në stol Indrit Tucin, tepër i konsumuar fizikisht në përballjen me Republikën Çeke. Ndërkaq, pjesa tjetër merr konfirmime, duke përjashtuar ndonjë befasi të fundit. Në këtë mënyrë, Strakosha do të jetë në portë, teksa reparti i mbrojtjes me Balliun, Ajetin, Ismajli dhe Mitaj.

    Mesi i fushës do formohet sërish nga Asllani, Ramadani dhe Laçi, ndërsa në të majtë të sulmit, Nedim Bajrami shihet sërish i favorizuar kundrejt Arbër Hoxhës. Sfida mes Shqipërisë dhe Ukrainës do të luhet sonte në “Air Albania” dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Televizionin Kombëtar Klan.

  • Sherri për detyrimet e djalit, Jonida Maliqi reagon ashpër ndaj ish-bashkëshortit: Nuk do të toleroj më…

    Sherri për detyrimet e djalit, Jonida Maliqi reagon ashpër ndaj ish-bashkëshortit: Nuk do të toleroj më…

    Jonida Maliqi ka bërë një hap të ri, duke paditur ish-bashkëshortin e saj, Gent Prizrenin, për mosplotësimin e detyrimeve ekonomike ndaj djalit të tyre, Dan. Pas 8 vitesh nga divorci, Jonida, e shoqëruar nga avokati i saj, u paraqit ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës, duke kërkuar që ish-partneri i saj të përmbushë angazhimet financiare të marra për mbështetje të fëmijës së tyre.

    Sipas kërkesës së Jonidës, ata kishin rënë dakord që Gent Prizreni të paguante një shumë prej 2 mijë eurosh çdo muaj për nevojat e Danit. Këngëtarja ka kërkuar që ky marrëveshje të zbatohet, duke i kërkuar ish-bashkëshortit që të respektojë detyrimet që ka marrë përsipër ndaj fëmijës së tyre.

    Në reagimin e tij të menjëhershëm, Gent Prizreni publikoi disa dokumente dhe fatura bankare që vërtetojnë se ka derdhur shuma të caktuara në llogarinë e Jonidës, duke i dhënë përgjigje pretendimeve të saj. Ai e ka mbështetur qëndrimin e tij me prova konkrete që sipas tij, tregojnë se ka përmbushur detyrimet e tij financiare.

    Megjithatë, këngëtarja nuk ka mbetur pa reaguar. Pasi ai publikoi faturat, Jonida u shpreh në rrjetet e saj sociale, duke lënë një mesazh që duket se ka pasur një qëllim të drejtpërdrejtë.

    “Çfarë kam toleruar më parë, nuk do e toleroj sërish dhe jam e vendosur në këtë! Mbaj mend tetor 2022 deri në mars 2023,” shkroi Jonida, duke lënë të kuptohet se ka kaluar një periudhë të vështirë, dhe se nuk do të lejojë më të tolerojë sjellje që nuk janë në interesin e djalit të saj.

  • “Autorin e çuan në spital privat!”- Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli”, gazetari jep detaje: I mituri postoi foto në rrjetet sociale pas ngjarjes! Janë përfshirë 7 adoleshentë

    “Autorin e çuan në spital privat!”- Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli”, gazetari jep detaje: I mituri postoi foto në rrjetet sociale pas ngjarjes! Janë përfshirë 7 adoleshentë

    Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja me thikë në zemër e 14-vjeçarit Martin Cani mesditën e djeshme (18 nëntor) pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, nga një bashkëmoshatar i tij.

    Gazetari Igli Çelmeta u shpreh në Neës24, se 14-vjeçari i arrestuar si autor i dyshuar i kësaj ngjarje të rëndë, është dërguar në një spital privat në kryeqytet, në mënyrë që të shmangej përplasja me familjarë të viktimës apo të të plagosurit.

    Ai tregoi se pas kryerjes së krimit, autori ka pozuar me grushtin lart dhe thikën, armën e krimit, në një makinë që drejtohej nga familjarë të tij.

    “Autori së bashku me tre shokët e tij, pas përfundimit të mësimit, sulmuan viktimën dhe u larguan drejt Pazarit të Ri, ku dyshohet se familjarë e dërguan në një spital privat sepse edhe vetë u dëmtua gjatë sulmit. Autori postoi në rrjetet sociale foto nga arma e krimit, foto të bëra në makinën që drejtohej nga familjarë të tij, duke ngritur edhe grushtin në formë krenarie.

    Ndër të tjera, ai tregoi se në konflikt janë përfshirë 7 adoleshentë dhe se ngjaja është filmuar nga kamerat e sigurisë.

    “Viktima ka thirrur edhe ai 2 shokë të tij me të cilët luanin futboll, gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe është zbuluar që të përfshirë kanë qenë 7 adoleshentë. Histori horror, makabër. Motivi ende nuk dihet zyrtarisht, shokët japin variante të ndryshme”, tha ai.