Category: Uncategorized

  • Kaloi kufirin nga Shqipëria drejt Malit të Zi, 35-vjeçari kapet me 76 kg kanabis në makinë

    Kaloi kufirin nga Shqipëria drejt Malit të Zi, 35-vjeçari kapet me 76 kg kanabis në makinë

    Oficerët e Sektorit të Policisë Kufitare të Malit të Zi kanë arrestuar një person, të cilit i është gjetur një sasi e madhe lënde narkotike.

    Punonjësit e policisë në rrugën Poprati – Podgoricë në qytetin e Deljajit kanë kontrolluar një automjet me targa të Podgoricës, i cili lëvizte nga drejtimi i Shqipërisë.

    Automjeti drejtohej nga P.Gj. 35 vjec, nga Podgorica, tek të cilët zyrtarët policorë kanë gjetur katër thasë të mëdhenj me kanabis, me peshë totale rreth 76 kilogramë.

    Me urdhër të prokurorisë në Podgoricë, P.Gj. është ndaluar me kallëzim penal për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.

  • “Porosi dinake”/ Gati 1 vit nga vrasja e Liridona Ademajt, flet vëllai i saj: Fëmijët i brengos fakti se si babai…

    “Porosi dinake”/ Gati 1 vit nga vrasja e Liridona Ademajt, flet vëllai i saj: Fëmijët i brengos fakti se si babai…

    Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademaj, ka ndarë përvojën e dhimbshme të tij dhe të familjes, duke folur për momentet e fundit të motrës së tij.

    Në një prononcim për Telegrafi.com, ai ka shpjeguar se Liridona u vra në automjet, përpara fëmijëve të saj të mitur dhe në praninë e bashkëshortit, Naim Murselit.

    Ai theksoi se ngritja e aktakuzës dhe dënimi maksimal i autorëve të krimit do të ishte një lehtësim për familjen e tij dhe për gjithë shoqërinë.

    Leonard Ademaj ka thë se sipas planit ishte kërkuar që Granit Plava të ekzekutonte motrën e tij e cila mbahej e shtrënguar nga krahu nga bashkëshorti i saj.

    Fëmijët e Liridonës janë aktualisht nën kujdesin e autoriteteve sociale në Suedi, dhe, sipas Leonardit, ata janë shumë të shqetësuar për momentet e fundit që kanë kaluar me të ëmën dhe për tradhtinë që kanë pësuar nga babai i tyre.

    Rrëfimi i Leonard Ademajt:

    Tash po bëhet 1 vit që nga vrasja e Liridona Ademaj. Ne si familje jemi në kontakt të vazhdueshëm me Prokurorinë për aq sa ata po munden të na gjejnë kohë, edhe pse ne do të kishim dashur që të takohemi më shpesh. Vrasja e Liridones është një ndër rastet me të rënda që ka ndodhur vendit tonë, si për nga natyra e viktimës ashtu edhe për nga veprimet kriminale e dinake ndaj një burri kundër një nënë para fëmijëve të tyre. E kuptojmë që Prokuroria duhet të përgatisë aktakuzën sipas ligjit dhe në mënyrë profesionale dhe për këtë ka afat ende në bazë të ligjit.

    Vrasja e Liridona Ademaj ka ndodhur në bashkëkryerje duke u planifikuar, duke u gjetur ekzekutori, duke blerë armën dhe së bashku të tre duke organizuar dhe ekzekutuar vrasjen e gruas së bashkëkryesit Naim Murseli, sipas porosisë së tij në mënyrë shumë dinake. Pra, është bërë tërësisht e qartë se Naimi ka kërkuar nga Kushtrimi që t’i ndihmojë ta vrasë Liridonën duke i dhënë mbështetje në planifikim e organizim të vrasjes duke i gjetur një person që e njeh se mund ta kryej këtë punë. Kushtrimi i kishte gjetur dorasin Granit Plava si personin adekuat.

    Sipas planifikimit të tyre i kishin kërkuar Granitit të ekzekutonte planin, i cili në natën kritike, sipas koordinimit, Granit Plava e ekzekuton motrën tonë duke e mbajtur shtrëngueshëm për krahu Naimi, në veturë në prezencë të dy fëmijëve të mitur. Është e paparamendueshme se si është ndjerë motra ime (e tradhtuar dhe e pambrojtur nga personi që duhet ta mbronte) në atë moment kur vetura i është ndalur me dinakëri kinse si rezultat i një hajni, e ku papritur është shtrënguar për krahu nga vetë burri i saj. Krahas mungesës deri në amshim që do të kemi, kjo është gjëja që edhe ne si familje e edhe fëmijët po e vuajnë më shumë.

    Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me fëmijët dhe falënderojmë autoritetet suedeze për kujdesin që po u ofrojnë. Fëmijët i brengosë më së shumti fakti se ishin në veturë dhe se si babai i tyre e shtrëngoj krahun e nënës e tyre në momentin kritik që vrasja të kryhet sa me lehtë. Falënderojmë të gjithë ata që na kanë shprehur ngushëllime, bashkëndjenjë dhe solidarizim. Ky është një moment shumë i dhimbshëm, jo vetëm për familjen tonë, por për gjithë shoqërinë kosovare. Shpresojmë që raste të tilla të mos përsëriten kurrë më.

    Ngjarja:

    Vrasja e Liridona Ademajt ndodhi më 29 nëntor 2023 në fshatin Bërrnicë të Komunës së Prishtinës. Për vrasjen e saj janë arrestuar tre persona, e cila sipas dosjeve të hetuesisë dhe prokurorisë, dyshohet se ishte inskenuar. Vrasja e saj dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, me të cilin Liridona kishte dy fëmijë.

    Vrasjen dyshohet se e ka kryer Granit Plava, pasi Murseli ia kishte premtuar 30 mijë euro. I dyshuar është edhe nipi i Murselit, Kushtrim Kokalla, që ishte pjesëtar i FSK-së. Sipas raportimeve, ai ia kishte gjetur dorasin Murselit. Të tre këta janë arrestuar ditën kur u varros Liridona, saktësisht disa orë pas ceremonisë së varrimit. Gjithashtu në pranga u vu edhe një person i katër si i përfshirë në vrasje. Tomë Dodaj nga Gjakova dyshohet se iu ka shitur armën Naim Murselit dhe autorit të krimit Granit Plava.

  • “Shqipëri etnike”, tifozët kuqezi ndezin atmosferën në prag të sfidës me Çekinë (Video)

    “Shqipëri etnike”, tifozët kuqezi ndezin atmosferën në prag të sfidës me Çekinë (Video)

    Atmosfera festive ka pushtuar rrugët kryesore të Tiranës në prag të ndeshjes me Çekisë, teksa tifozët po bëhen gati për tu futur në stadium.

    Në rrugët e kryeqytetit, vërehet atmosfera festive që mbizotëron.

    Tupanat dhe këngët patriotike janë gjithmonë të pranishëm pranë grumbullimit të tifozëve të Kombëtares.

    Sipas planit të masave të publikuar nga policia tani nis hyrja e tifozëve në stadium, 2 orë e 30 minuta para sfidës.

    Para se të futen në stadium, tifozët i nënshtrohen një kontrolli rigoroz nga efektivët e policisë.

  • Aksident i rëndë në vend/ Automjeti përplas këmbësorin, transportohet me urgjencë në spital

    Aksident i rëndë në vend/ Automjeti përplas këmbësorin, transportohet me urgjencë në spital

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (16 nëntor) në Elbasan.

    Një mjet ka përplasur një këmbësor, i cili është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

    Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  • VIDEO/ Tupana dhe këngë patriotike para ndeshjes me Çekinë, atmosferë festive në rrugët e Tiranës

    VIDEO/ Tupana dhe këngë patriotike para ndeshjes me Çekinë, atmosferë festive në rrugët e Tiranës

    Atmosfera festive ka pushtuar rrugët kryesore të Tiranës në prag të ndeshjes me Çekisë.

    Një takim ky që vlen për Ligën e Kombeve dhe do të nisë në orën 20:45 te stadiumi “Arena Kombëtare”.

    Në pamjet e siguruara nga Panorama Sport vërehet atmosfera festive që mbizotëron. Tupanat dhe këngët patriotike janë gjithmonë të pranishëm pranë grumbullimit të tifozëve të Kombëtares.

  • Tentoi ta grabiste/ Plagoset rëndë shqiptari, u qëllua me armë nga prokurori portugez

    Tentoi ta grabiste/ Plagoset rëndë shqiptari, u qëllua me armë nga prokurori portugez

    Një 54-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një tentative grabitje në Portugali. Ngjarja ka ndodhur në Valença, në argjendarinë “Cacho”, që ndodhet në Avenida Miguel Dantas.

    Pesë persona kanë tentuar të grabisin argjendarinë, duke goditur në kokë edhe një prej dy vëllezërve, pronarë të saj. Grupi i grabitëse ishte nën vëzhgimin e agjentëve të policisë të GNR, si dhe nga një prokuror, pasi dyshoheshin për ngjarje në Portugali e Spanjë.

    Sapo kanë parë tentativën e grabitjes, policia dhe prokurori kanë ndërhyrë. Nga ana e policisë është hapur zjarr në ajër. Njëri nga grabitësit ka kërcënuar prokurorin me një shufër hekuri, duke bërë që ky i fundit ta qëllojë me armë në bark dhe në kyçin e dorës.

    I plagosuri ka pësuar arrest kardio-respirator, të cilit i është përgjigjur vetë magjistrati me manovra reanimative. Shqiptari më pas përfundoi në spitalin “Viana do Castelo” tashmë me puls. I plagosuri është identifikuar si një shtetas shqiptar 54 vjeç, me vizë qëndrimi në Maltë. Katër të tjerët janë shtetas marokenë dhe italianë. Policia portugeze konfirmoi se pesë të dyshuarit ishin të armatosur me armë zjarri në tentativën për të kryer grabitjen e argjendarisë.

  • Gazeta më e madhe në Nigeri, jehonë për Republikën Bektashiane

    Gazeta më e madhe në Nigeri, jehonë për Republikën Bektashiane

    Gazeta më e madhe në Nigeri, “Vanguard”, i ka kushtuar një artikull Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi.

    Në artikull krahasohet me Vatikanin, ndërsa theksohet se propozimi i Shqipërisë për një shtet sovran bektashian qëndron si një fener paqeje.

    Më tej nënvizohet se, propozimi i Shqipërisë për t’i dhënë sovranitet Urdhrit Bektashi, një komunitet i moderuar, i njohur për promovimin e harmonisë dhe dialogut ndërfetar, përfaqëson një kundërmasë të re kundër radikalizmit në rritje.

    Shteti sovran i propozuar nga Urdhri Bektashi, i ngjashëm me një “Vatikan” mysliman, është një përpjekje për të krijuar një qendër shpirtërore autonome që i jep përparësi tolerancës dhe dashurisë, thuhet në artikull.

    Artikulli i plotë i gazetës “Vonguard”

    Ndërsa ekstremizmi dhe ndarja përshkallëzohen nëpër kontinente, propozimi i Shqipërisë për një shtet sovran bektashian qëndron si një fener paqeje. Propozimi, i cili përfshin një aleancë unike të fesë dhe shtetit, ofron një model për kombet afrikane që përballen me sfida të ngjashme.

    Ndërsa kombet në të gjithë Afrikën përballen me ndikimet shkatërruese të ekstremizmit dhe radikalizmit, një zhvillim premtues në Shqipëri ofron një model unik paqeje dhe tolerance.

    Propozimi i Shqipërisë për t’i dhënë sovranitet Urdhrit Bektashi, një komunitet i moderuar, i njohur për promovimin e harmonisë dhe dialogut ndërfetar, përfaqëson një kundërmasë të re kundër radikalizmit në rritje.

    “Shteti Sovran i Rendit Bektashi” i propozuar, i vendosur në Tiranë, e pozicionon veten si një fener global moderimi dhe një mburojë kundër forcave të ekstremizmit, një mision që rezonon thellësisht me nevojën e vetë Afrikës për paqe dhe stabilitet në mes të kërcënimeve të përshkallëzuara nga fraksionet militante.

    Një ‘Vatikan’ i ri mysliman
    Shteti sovran i propozuar nga Urdhri Bektashi, i ngjashëm me një “Vatikan” mysliman, është një përpjekje për të krijuar një qendër shpirtërore autonome që i jep përparësi tolerancës dhe dashurisë.

    Për Shenjtërinë e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i njohur për miliona si Baba Mondi, nisma ofron një shans unik për t’i përforcuar këto vlera në shkallë globale.

    “Ne jetojmë në kohë kur ekstremizmi dhe përçarja rriten, të ushqyer nga ata që përdorin besimin si armë.

    “Urdhri Bektashi qëndron si një zë i unitetit, paqes dhe qëndrueshmërisë, cilësi që edhe Afrika i vlerëson thellësisht në betejat e saj kundër ndarjes”, tha Baba Mondi.

    Afrika, shtëpia e një prej popullsive myslimane me rritje më të shpejtë në botë, po përballet me nivele të paprecedentë të dhunës të lidhura me grupet militante islamike.

    Islami, i praktikuar nga 41 përqind e 1.3 miliardë banorëve të kontinentit, është i përqendruar kryesisht në rajone që përballen me kërcënime ekstremiste.

    Vdekjet nga dhuna islamike janë rritur me 20 përqind vetëm vitin e kaluar, duke arritur në më shumë se 23,000 në vitin 2023, me Sahelin dhe Somalinë që kanë përjetuar 83 për qind të këtyre viktimave.

    Këto shifra befasuese nxjerrin në pah një nevojë urgjente për modele të qeverisjes së moderuar islame, siç është shteti i propozuar bektashi.

    Nisma shënon gjithashtu një lëvizje të pazakontë nga një komb evropian për të sponsorizuar pavarësinë e një komuniteti të moderuar mysliman. Sipas Ferdinand Samarxhit, një gazetar që mbulon fetë botërore në Shqipëri, sovraniteti i Urdhrit Bektashi është “një lëvizje e rëndësishme gjeopolitike me pasoja të mundshme në të gjithë komunitetin bektashi”.

    Ai shpjegon më tej, “Në kontrast me ndikimin e politizuar të Iranit përmes grupeve si Hezbollahu, Urdhri Bektashi përfaqëson një formë thjesht shpirtërore të Islamit Shiit që thekson gjithëpërfshirjen dhe moderimin. Ai jo vetëm që dobëson monopolin e Iranit mbi ndikimin shiit, por gjithashtu ofron një model se si zërat e moderuar shiitë mund të fitojnë autonomi.”

    Sfida më e gjerë e ekstremizmit të Sudanit, Iranit dhe Afrikës
    Afrika ka dëshmuar drejtpërdrejt shkatërrimin e shkaktuar nga grupet ekstremiste në të gjithë kontinentin, nga Boko Haram në Nigeri te Al-Shabaab në Afrikën Lindore.

    Që nga prilli 2023, lufta civile e Sudanit ka marrë një dimension të ri të rrezikshëm, pasi Forcat e Armatosura Sudaneze (SAF) rreshtohen me fuqitë e jashtme, veçanërisht Iranin dhe Rusinë, për mbështetje dhe furnizime ushtarake. Partneriteti ka parë që Sudani të ringjallë lidhjet diplomatike me Iranin, duke fuqizuar ekstremistët islamikë të lidhur me ish-autokratin Omar al-Bashir. Me këta të vijës së ashpër që ushtrojnë kontroll mbi figurat kyçe brenda udhëheqjes së SAF, ekziston shqetësimi i shtuar për një rikthim në sundimin e rreptë islamik.

    Ky ndryshim rrezikon stabilitetin e Sudanit dhe paraqet rreziqe serioze të sigurisë në Afrikën Lindore, pasi destabilizimi përhapet në rajone si Darfur, duke përkeqësuar konfliktet e dhunshme dhe duke kontribuar në krizën më të madhe të zhvendosjes në botë.

    Vëzhguesit vërejnë se qëndrimi i Urdhrit Bektashi mund të shërbejë si një model i ri për trajtimin e ekstremizmit në rajone të tilla.

    “Mbështetja e Shqipërisë për një shtet të pavarur bektashi ofron një kundërmodel unik ndaj ekstremizmit,” tha një zyrtar i inteligjencës nigeriane, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së temës.

    Ky zyrtar, i cili ka përvojë të dorës së parë duke dëshmuar mizoritë e kryera nga Boko Haram në veri të vendit, shtoi, “Natyra shpirtërore e Urdhrit Bektashi, i cili fokusohet në moderimin dhe gjithëpërfshirjen, mund të shërbejë si një alternativë efektive ndaj ndikimit në rritje të grupet radikale. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për kombet afrikane, ku fraksionet ekstremiste shfrytëzojnë dobësitë socio-ekonomike për të rekrutuar.” Për Afrikën, modelet e paqes si sovraniteti i propozuar nga Urdhri Bektashi ofrojnë një alternativë ndaj përshkallëzimit të paqëndrueshmërisë duke promovuar tolerancën ndaj fraksionizmit.

    Grupet ekstremiste shpesh shfrytëzojnë popullsi të cenueshme, veçanërisht në rajone të ngarkuara nga vështirësitë ekonomike dhe mundësitë e kufizuara.

    Baba Mondi beson se statusi i ri sovran i Urdhrit Bektashi mund t’i ofrojë Afrikës një model të udhëheqjes shpirtërore që sfidon drejtpërdrejt narrativat ekstremiste.

    “Forca e Afrikës qëndron në diversitetin dhe trashëgiminë e saj të bashkëjetesës,” tha Baba Mondi. “Me këtë sovranitet, Urdhri Bektashi është i gatshëm të angazhohet, të ndajë një mesazh paqeje që rezonon thellë me vlerat afrikane të unitetit dhe qëndrueshmërisë.”

    Romeo Kara, një avokat dhe komentator politik, thekson përfitimet e mundshme të modelit bektashian për kombet afrikane, veçanërisht ato që luftojnë me radikalizimin. “Në Sahel dhe Afrikën Lindore, rajone të prekura thellësisht nga ekstremizmi, mesazhi i moderuar i Urdhrit Bektashi ofron një alternativë kritike.

    “Duke ofruar një rrugë shpirtërore gjithëpërfshirëse brenda Islamit, shteti bektashi mund të ndihmojë liderët afrikanë të kundërshtojnë rekrutimin ekstremist duke adresuar nevojat shpirtërore të popullatave të tyre pa sakrifikuar diversitetin kulturor.”

    Ndikimet strategjike dhe mbështetja perëndimore
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili është në krye të nismës, e ka theksuar shtetin sovran si një “strehë për paqen” dhe “një emblemë të qëndrueshmërisë shpirtërore”.

    Vizioni i tij për Urdhrin Bektashi është të krijojë një vend të shenjtë që mishëron potencialin e lirisë fetare për të luftuar ekstremizmin, një parim që shumë udhëheqës afrikanë mund ta gjejnë frymëzues ndërsa luftojnë kërcënimet radikale brenda kufijve të tyre. Për të garantuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë e këtij misioni, Robert Ferguson, një ish-agjent i Shërbimit Sekret Amerikan me përvojë të gjerë në mbrojtjen e presidentëve dhe figurave të profilit të lartë amerikan, është emëruar për të udhëhequr kuadrin e sigurisë për shtetin bektashi.

    Qasja e Ferguson, e frymëzuar nga Korpusi i Xhandarmërisë së qytetit të Vatikanit, do të fokusohet jo vetëm në sigurimin e kufijve fizikë, por edhe në krijimin e një mjedisi të sigurt për lulëzimin e misionit të paqes të Urdhrit Bektashi.

    Kjo nismë sfidon monopolin politik dhe fetar që Irani mban mbi komunitetin global shiit, duke forcuar një alternativë të moderuar shiite, duke e pozicionuar Urdhrin Bektashi si kundërvënie ndaj ndikimit të Iranit, i cili është shtrirë prej kohësh përmes grupeve si Hezbollahu.

    “Ideologjitë ekstremiste shpesh lulëzojnë aty ku ka paqëndrueshmëri dhe cenueshmëri, dhe shteti bektashi ofron një model paqësor, gjithëpërfshirës për të kundërshtuar këto ndikime në thelbin e tyre,” tha Ferguson.

    Ai theksoi ndikimin strategjik që mund të ketë Urdhri Bektashi, jo vetëm si një zë moderimi brenda Islamit, por si një forcë për bashkim midis kombeve që merren me ndikimin e grupeve radikale. Ekspertët vërejnë se një model i tillë mund të frymëzojë qasje të ngjashme në rajonet që përballen me ndarje sektare. “Modeli bektashi i një shteti fetar autonom që i jep përparësi paqes dhe mirëqenies së komunitetit është një qasje inovative që mund të marrin në konsideratë shumë kombe afrikane,” shpjegoi i njëjti zyrtar i inteligjencës nigeriane, përvojat e të cilit me ndikimin e Al-Shabaab nënvizojnë nevojën urgjente për paqe të moderuar. – alternativa të fokusuara.

    “Duke krijuar një hapësirë ??ku autonomia shpirtërore nxit përfshirjen dhe jo ndarjen, shteti bektashi mund të frymëzojë korniza të ngjashme në rajonet e ngarkuara nga konflikti sektar.”

    “Urdhri Bektashi paraqet një alternativë ndaj ndikimit të politizuar shiit të Iranit, duke promovuar një vizion shpirtëror të lirë nga axhendat gjeopolitike,” vuri në dukje Ferguson, duke vënë në dukje se ndikimi i Iranit ka ardhur shpesh përmes grupeve që mbjellin ndarje. “Duke mbështetur një shtet shiit të përqendruar në gjithëpërfshirjen, Shqipëria dhe aleatët e saj po nxisin një model që forcon lirinë fetare mbi pushtetin politik.”

    Banka bektashiane e dashamirësisë: Linjë shpëtimi për komunitetet afrikane
    Në zemër të misionit të Urdhrit Bektashi për të mbështetur paqen, tolerancën, elasticitetin dhe zhvillimin është Banka e propozuar Bektashiane e Mirësisë, BBB. Ky institucion financiar humanitar do t’i kushtohet financimit të projekteve në Shqipëri dhe në të gjithë botën në zhvillim, përfshirë Afrikën, me fokus në rajonet e prekura nga varfëria, konflikti dhe paqëndrueshmëria. Si një pjesë thelbësore e Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi, BBB parashikohet si një forcë qendrore për ndryshim, duke ofruar burime aty ku nevojiten më shumë. “Qasja jonë me Bankën Bektashiane të Dashamirësisë i ka rrënjët në qëndrueshmëri,” shpjegoi Nik Grezda, këshilltar financiar i nismës për sovranitetin. “Ne nuk po ofrojmë vetëm fonde; ne jemi duke nxitur pavarësinë dhe stabilitetin ekonomik në të gjithë komunitetet. Potenciali i Afrikës është i jashtëzakonshëm dhe duke investuar te njerëzit e saj, ne ndihmojmë në kultivimin e qëndrueshmërisë së qëndrueshme.”

    Në rajonet ku radikalizmi ka zënë rrënjë duke shfrytëzuar varfërinë dhe heqjen e të drejtës së të drejtës, BBB do të fokusohej në fuqizimin e komuniteteve përmes iniciativave që promovojnë arsimin, kujdesin shëndetësor dhe mundësitë ekonomike. Për shembull, BBB planifikon të punojë ngushtë me organizatat në vendet në zhvillim për të adresuar nevojat urgjente në kujdesin shëndetësor, veçanërisht në zonat rurale ku aksesi në objektet mjekësore mbetet një sfidë kritike. Duke financuar klinikat e lëvizshme, fushatat e vaksinimit dhe programet e shëndetit të nënës, BBB synon të adresojë pabarazitë shëndetësore që ekstremistët shpesh shfrytëzojnë për të rekrutuar individë të cenueshëm.

    Të garantojë sigurinë për misionin e paqes
    Kuadri i sigurisë i Fergusonit pritet të ndihmojë Urdhrin Bektashi që të mbrojë paqen dhe bashkëjetesën në mënyrë të sigurtë, në përputhje me vlerat e tij për moderim dhe tolerancë. “Prioriteti ynë nuk është vetëm sigurimi i kufijve fizikë, por sigurimi që misioni shpirtëror i Urdhrit Bektashi të lulëzojë në një mjedis të sigurt dhe të pavarur”, tha Ferguson.

    Kjo qasje gjithëpërfshirëse e sigurisë do të ndihmojë në ruajtjen e ndikimit të rendit si një model paqësor i islamit shiit, duke përfituar rajone nga Evropa në Afrikë dhe duke frymëzuar iniciativa të ngjashme me fokus paqen.

    Me thirrjen e fundit për bashkëpunim, Baba Mondi thekson se misioni i Urdhrit Bektashi është të shërbejë jo vetëm si model paqeje për Shqipërinë, por edhe si frymëzim për kombet afrikane dhe më gjerë. “Historia e Urdhrit është një histori e qëndrueshmërisë dhe bashkëjetesës,” tha ai. “Ne jemi të gatshëm të ndajmë një mesazh paqeje që rezonon thellë me vlerat afrikane të unitetit dhe qëndrueshmërisë dhe ne ftojmë liderët të bashkohen me ne në ndërtimin e një bote më gjithëpërfshirëse dhe paqësore.”/ CNA

  • Legjenda e boksit Mike Tyson mundet me vendim unanim nga ish-ylli i YouTube

    Legjenda e boksit Mike Tyson mundet me vendim unanim nga ish-ylli i YouTube

    Jake Paul ka mundur legjendën Mike Tyson me vendim unanim, pas një sfide spektakolare me 8 raunde në “AT&T Stadium” të Teksasit.

    Të tre pjesëtarët e jurisë i dhanë fitoren ish-yllit të YouTube, duke i vlerësuar pikët kështu: 80-72, 79-73 dhe 79-73.
    Tyson (58 vjeç) dhe Paul (27 vjeç) do të takoheshin më 20 korrik të këtij viti, por dueli u shty për shkak të një problemi shëndetësor që “Iron” Mike pësoi gjatë një fluturimi nga Majemi për në Los Anxhelosë në maj.

    Tyson (50 fitore-7 humbje, 44 me KO) shkroi historinë duke u bërë kampioni më i ri i boksit në peshat e rënda, vetëm 20 vjeç në vitin 1986 dhe tre vite më vonë, ai fitoi dhe tre titujt e tjerë për t’u bërë “Undisputed Champion”. Ai arriti t’i mbronte ato tituj 6 herë, deri sa mori një humbje shokuese në vitin 1990 nga James “Buster” Douglas.
    Nga ana tjetër, Paul (11 fitore-1 humbje, 7 me KO) e nisi karrierën e tij të boksit në vitin 2020, ku mori 6 fitore radhazi. Disfata e tij e vetme erdhi kundër Tommy Fury në shkurt të 2023, por pas saj arriti te fitonte 5 duele të tjera radhazi, përfshirë këtë me Tyson.
    “Iron” Mike u rikthye kështu në ring pas plot 19 vitesh, e cila nuk shkoi ashtu siç pritej për të dhe për shumë fansa të tij.

  • Iu gjet një arsenal me armë në makinë, dënohet me 14 muaj burg 19-vjeçari shqiptar në Angli

    Iu gjet një arsenal me armë në makinë, dënohet me 14 muaj burg 19-vjeçari shqiptar në Angli

    ANGLI- Një 19-vjeçar shqiptar, Arbër Axhami, është dënuar nga një gjykatë angleze me 14 muaj burg, pasi është kapur me një arsenal armësh në makinën e tij.

    Axhami u arrestua për tre akuza, për mbajtje armësh dhe thikë, si dhe për drejtimin e mjetit pa patent dhe pa siguracion.

    Mësohet se i riu shqiptar u arrestua në qytetin Doncaster, pas një kontrolli të rastësishëm në automjetin e tij, pasi iu gjetën dhe sekuestruan municion armësh përfshirë shigjeta dhe thika.

    Oficerët ndaluan makinën e tij tip ‘Mercedes’ afër qendrës së qytetit, ku 19-vjeçari shqiptar pranoi se nuk kishte patentë shoferi ose siguracion për mjetin.

    I riu shqiptar pranoi të gjitha akuzat në Gjykatën e Magistratëve në Doncaster më 17 tetor, ndërsa këtë javë u dënua me 14 muaj burg në Gjykatën e Kurorës në Sheffield.

  • Gjykata lë në burg mësuesin qe ngacmoi se*sualisht dy nxënëset e tij në Korçë

    Gjykata lë në burg mësuesin qe ngacmoi se*sualisht dy nxënëset e tij në Korçë

    Mësuesi Bledar Duro, i cili ngacmoi seksualisht dy nxënëset e tij 14 vjeçare, është lënë pas hekurave. Ky vendim është marrë sot nga Gjykata e Korçës gjatë seancës të zhvilluar paraditen e sotme.

    Bledar Duro, mësuesi i artit për shkollën 9-vjeçare “Sotir Gurra” është akuzuar për sulm seksual ndaj dy nxësëve të tij 14 vjeçare. Ai u shkruante të miturave nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp” duke përdorur një fjalor banal dhe abuzues kundrejt tyre.

    Ndërkoi avokati mbrojtës ka folur për mediat pas përfundimit të seancës. Ai ka thënë në fjalën e tij se mësuesi ka qenë nën efektin e pijes kur ka shkëmbyer mesazhe me vajzat e mitura teksa thotë se ai ka patur probleme të vazhdueshme me varësinë ndaj alkoolit, shkruan Newsbomb.al.Avokati Koçibelli gjithashtu ka thënë se vetmja shkelje që ka kryer Bledar Duro është një kundërvajtje administrative për faktin e që komunikimi nuk ka qenë korret pasi është cënuar dinjitetin e mësuesit dhe të nxënësve.Avokati Kristian Koçibelli: Kemi paraqitur më shumë se 6 prova që kanë të bëjnë me vërtetime të spitalit të Traumës në Tiranë, se ky shtetas ka qenë i shtruar më shumë se 3 herë. Gjithashtu edhe kartelën spitalore sa i përket spitalit të Korçës ku ka qenë i shtruar në maj të këtij viti dhe programin që po ndjek me mjeken e tij, përpos faktit se edhe bashkëshorten e tij e ka infermiere dhe e ndihmon që të kurohet.E vetmja shkelje që ka kryer është një kundërvajtje administrative për faktin që komunikimi që ka një mësues me studentët nuk duhet të jetë i tillë që të cenojë dinjitetin e mësuesit dhe nxënësve.Mund të merrej një masë nga drejtoria Arsimore, komunikimi në rrjetet sociale që ka një person nuk përbën vepër penale, e aq më tepër veprën penale që akuzohet ky shtetas.Ka pranuar që ka qenë i alkoolizuar dhe ku ka pasur komunikimin me vajzat ka qenë nën efektin e alkoolit. Shtrimi i parë ka qenë në 2014, dhe i fundit në maj 2024.Ai shpjegoi se gjatë qëndrimit në shkollë nuk konsumonte alkool, por pas mbarimit të orarit të mësimit. Është mësues prej 25 vitesh dhe gjithë këto vite ka pasur respekt ndaj tij, ka nxjerrë punime artistike. Qëndrimi dhe komunikimi ka qenë më respekt të dyanshëm, por aktualisht duke qenë se alkooli ka bërë punën e vet.Mesazhi që ka komprementuar mësuesin është ai që i ka dërguar 14-vjeçares me tekstin: “Si ndihesh, a je eksituar”. Ky është pikërisht mesazhi që ka bërë që policia t’i vejë prangat mësuesit. Vetë ai i kishte fshirë mesazhet, por nxënëset i kishin ruajtur në telefonat e tyre, tashmë të sekuestruar nga policia.Bledar Duro u arrestua më 13 nëntor pas denoncimit të dy të miturave teksa u pezullua menjëherë nga puna.