Category: Uncategorized

  • “Çohu moj gore m*ti”, i biri e ofendoi dhe e tërhoqi zvarrë, e moshuara kërkon lirimin e tij: E kam falur!

    “Çohu moj gore m*ti”, i biri e ofendoi dhe e tërhoqi zvarrë, e moshuara kërkon lirimin e tij: E kam falur!

    E moshuara e cila u dhunua nga djali i saj rreth një muaj më parë, ka folur për herë të parë për mediat duke rrëfyer ndodhinë. Kjo ngjarje ka ndodhur në zonën e Zall-Dajt në Tiranë teksa skena e dhunës është filmuar nga fqinjët, ku shihet sesi 48 vjeçari tërheq zvarrë nënën tij dhe e fyen atë me fjalë ofenduese.

    Ajo ka folur për emisionin “Me zemër të hapur” teksa kërkon që i biri të lirohet nga burgu. E moshuara thotë se e kam falur dhe se djali ka qenë i dehur atë natë që ka ndodhur ngjarja. Ajo rrëfeu se kishte dalë jashtë pasi i merrej fryma ndërsa djali e thërriste të shkonte brenda pasi do të kishte ftohtë por kjo nuk e dëgjonte.

    Ndër të tjera e moshuara tregon se djali është i sjellshëm por ai vuan nga probleme psikologjike për shkak të situatave familjare që i kanë ndodhur.

    “Unë vuaj nga shumë sëmundje. Jam keq nga të gjitha gjërat. Dola një natë atje së mërdhiva, çuni më thoshte hajde brenda. Hajde brenda se do mërdhish, kështu më thoshte çuni, se kalamajtë i kanë ikur. I kanë ik në Itali fëmijët. Ky i futej ndonjëherë rakisë. Çunin e kam të mirë. Kalamajtë ia kam pas të mirë…Ai më thoshte mua çohu, unë nuk ngrihesha. Dola vetë jashtë se mu ndalonte fryma. Për të marr ajër. Edhe unë nuk jam e urtë dhe çuni gjithmonë më bënte yzmet. Erdhi policia dhe i thashë e ka hedhur komshiu videon, ka vënë kamerat dhe it ha çuni mos i vendos kamerat që të shohë pallatin tim. Ka pas pi raki”, tha e moshuara.

  • Dhimbje dhe lot, Shkodra i jep lamtumirën e fundit 15-vjeçares!

    Dhimbje dhe lot, Shkodra i jep lamtumirën e fundit 15-vjeçares!

    Një ngjarje tragjike u regjistrua mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Skenderbeg” të Shkodrës.

    15-vjeçarja, Melita Shkalla ndërmori aktin ekstrem atë të vetëflijimit.

    E mitura, në gjendje të rëndë psikologjike vendosi që t’i jepte fund jetës duke u vetëvarur në banesën e saj.

    Ishin familjarët e adoleshentes ata të cilët e gjetën vajzën e tyre dhe menjëherë e dërguan në spitalin e Shkodrës, por fatkeqësisht ajo nuk arriti të mbijetojë.

    Sipas informacioneve të deritanishme, ka dyshime se e mitura ishte shantazhuar dhe kërcënuar nga dikush, çka e ka shtyrë drejt këtij akti tragjik.

    Shokë dhe shoqe të Melitës kanë reaguar nëpër rrjetet sociale.

    “Zemërthyer” për humbjen e mikeshës së tyre, ata kanë postuar foto të 15-vjeçares dhe momentet e kaluara me të.

  • Dan Hutra i vrau motrën, Vladimir Kurti: Gjakun e motrës time nuk e fal

    Dan Hutra i vrau motrën, Vladimir Kurti: Gjakun e motrës time nuk e fal

    Është shoqëruar me tensione procesi në Gjykatën Penale të Tiranës për Dan Hutrën, autorin e vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave.

    Në seancën e së enjtes që u mbajt me dyer të mbyllura, u paraqit për të dëshmuar si dëshmitar Vladimir Kurti, një i dënuar përjetë, të cilit në Mars të vitit të kaluar Hutra i vrau të motrën.

    Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se Kurti refuzoi të jepte deklarime, teksa iu drejtua të pandehurit, me të cilin dikur kishte ndarë qelinë, si monstër, duke paralajmëruar se nuk e fal vrasjen e motrës së tij.

    “Gjakun e motrës sime nuk e than dheu, nuk e fal. Ai është vrasës, ka futur në dhe 4 gra, refuzoj të jap deklarime përballë këtij monstre”, ka thënë Vladimir Kurti.

    Nga ana tjetër, Dan Hutra u shfaq i qetë.

    Seanca u shty për në datën 5 Dhjetor në orën 12:30, ku do të vijojë procesi gjyqësor për autorin e vrasjes së trefishtë, ngjarje të cilën e kreu pak ditë pas daljes nga burgu, më 1 Mars 2023, ku ishte dënuar për vrasjen e ish-bashkëshortes.

  • E rëndë në Gjirokastër, 32-vjeçari për*hunon minorenen, përfundon në pranga

    E rëndë në Gjirokastër, 32-vjeçari për*hunon minorenen, përfundon në pranga

    Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës me akuzën se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.

    Blutë njoftojnë se ka qenë kallëzimi i minorenes ai që ka dërguar pas hekurave 32-vjeçarin Xh.Ç, i cili e ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur dhe gjatë muajit nëntor ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Ndaj 32-vjeçarit rëndon akuza për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”.

     

    Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës me akuzën se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.

    Blutë njoftojnë se ka qenë kallëzimi i minorenes ai që ka dërguar pas hekurave 32-vjeçarin Xh.Ç, i cili e ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur dhe gjatë muajit nëntor ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Ndaj 32-vjeçarit rëndon akuza për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”.

     

    Komisariati i Policisë Gjirokastër arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. Ç., 32 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, pasi ka kallëzuar një shtetase 14 vjeçe, se 32-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur dhe gjatë muajit nëntor ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

     

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Aksident në Durrës, 5 makina përplasen më njëra-tjetrën

    Aksident në Durrës, 5 makina përplasen më njëra-tjetrën

    Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme (15 nëntor) në Durrës. Konkretisht, në Xhafzotaj, 5 mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

  • DËMI MË I MADH NË HISTORI/ Becchetti ekzekuton gjobën në Belgjikë, përmbaruesi merr 110 milionë euro nga Eurocontrol

    DËMI MË I MADH NË HISTORI/ Becchetti ekzekuton gjobën në Belgjikë, përmbaruesi merr 110 milionë euro nga Eurocontrol

    Saga e sherrit personal të Edi Ramës me Francesco Becchettin, ka përfunduar me një fund shumë të hidhur për qytetarët shqiptarë.

    Biznesmeni italian Francesco Becchetti, ka ekzekutuar gjobën 110 milionë euro të arbitrazhit në Belgjikë, duke marrë të gjitha paratë e hapësirës ajrore të Shqipërisë, të cilat mbaheshin të bllokuara në llogarinë e Eurocontrol, që prej dhjetorit të vitit 2020.

    Tre ditë më parë, Eurocontrol ka njoftuar zyrtarisht qeverinë shqiptare dhe kompaninë Albcontrol se përmbaruesi i Becchettit ka ekzekutuar vendimin e arbitrazhit, pas vistos që mori nga gjykata belge.

    Ndonëse njoftimi mbahet rreptësisht sekret, Kapitali e konfirmoi lajmin nga tre burime të pavarura në ministri të ndryshme, por edhe në Belgjikë.

    Njoftimi i Eurocontrol për ekzekutimin e gjobës, ka ardhur si bombë në qeveri. E vendosur para faktit të kryer, qeveria ka tentuar të zbusë situatën duke shpërndarë në mënyrë të koordinuar në media një lajm se Becchetti, ka korruptuar gjykatësit e Arbitrazhit dhe vendimi është marrë me korrupsion.

    Për këtë, qeveria ka shpërndarë dhe një investigim të kontraktuar nga ajo, ku shfaqen dëshmi të disa personave, të cilët thonë se Becchetti caktonte gjyqtarët e arbitrazhit dhe u ngrinte biznese familjarëve të tyre.

    Por përtej këtij fakti, tashmë rezultati është përfundimtar. Me gjithë përbetimet e Edi Ramës dhe shpurës së oborrtarëve të tij se Francesco Becchetti nuk do të merrte asnjë qindarkë, biznesmeni italian i mori qytetarëve shqiptarë plot 110 milionë euro në këmbim të asgjëje.

    Dëmi më i madh në histori

    Fatura e kripur 110 milionë euro që Becchetti u mori qytetarëve shqiptarë, është dëmi më i madh në historinë e Shqipërisë.

    Ky dëm ka përgjegjës me emra konkretë, të cilët gjenden të gjithë në vendimin e Gjykatë së Arbitrazhit. I pari është kryeministri Edi Rama, me deklarimet e tij publike kundër biznesmenit italian, të cilat gjykata i cilësoi si prova të persekutimit politik të Becchettit.

    Deklarimet publike te Rames qe u perdoren si baze per vendimin e Arbitrazhit.

    Por veç Edi Ramës, ky dëm ka dhe dy bashkëautorë të tjerë. I pari është Erion Veliaj, i cili dërgonte SMS kërcënuese, kur gazetarët e Agon i filmuan dasmën në Kalanë e Gjirokastrës.


    SMS e Veliajt per gazetaret e Agon Channel qe u perdor si baze per vendimin e Arbitrazhit.


    Kercenimi i Agacit qe u perdor si baze per vendimin e Arbitrazhit

    SPAK hesht

    Edhe pse bëhet fjalë për një nga abuzimet më flagrante dhe më të rënda në historinë e Shqipërisë, Prokuroria e Possacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nuk ka marrë asnjë veprim aktiv për këtë çështje.

    Madje, edhe opozita duket e heshtur përballë këtij skandali të papreccedentë.

    Por ndonëse SPAK hesht dhe opozita mund të jetë e tulatur, përgjegjësia e 110 milionë eurove bërtet me të madhe. Cdo qytetari shqiptar nga zero deri 100+vjeç, iu morën nga 50 euro secilit me një të rënë të lapsit.

    Për tekat e Edi Ramës, Veliajt dhe Agaçit. Kjo nuk mund të mbetet pa përgjegjës. Ndryshe merreni reformën në drejtësi pastaj dhe pijini lëngun./Oranews

  • Për herë të fundit në “Air Albania”/ 5 futbollistë i japin nesër ‘lamtumirën’ Kombëtares (Emrat)

    Për herë të fundit në “Air Albania”/ 5 futbollistë i japin nesër ‘lamtumirën’ Kombëtares (Emrat)

    Sukses, emocione dhe krenari; kështu mund të përshkruhen vitet e tyre me fanellën kuqezi. Fjala është për Sokol Cikalleshin, Klaus Gjasulën, Bekim Balajn, Odise Roshin dhe Ermir Lenjanin, me ‘pesëshen’ që kanë vendosur të tërhiqen nga ekipi kombëtar pas një përvoje të gjatë.

    Të shtunën përpara fillimit të ndeshjes Shqipëri – Çeki në Ligën e Kombeve (20:45), FSHF ka menduar të organizojë një ceremoni lamtumire për ish-futbollistët. Pesë emrat e përmendur më sipër do zbresin në fushën e “Air Albania” në Tiranë për herë të fundit përpara një stadiumi të tejmbushur, duke përshëndetur tifozët me një lamtumirë që e meritojnë.

  • “Besi dhe Xhensila po e mbajnë gjallë divorcin nëpërmjet…”/ Ja çfarë tregon gazetarja e njohur për divorcet e ‘VIP-ave’

    “Besi dhe Xhensila po e mbajnë gjallë divorcin nëpërmjet…”/ Ja çfarë tregon gazetarja e njohur për divorcet e ‘VIP-ave’

    E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë gazetarja Klotilda Harka. Ajo ka folur më shumë mbi divorcet e bujshme të VIP-ave shqiptarë dhe të huaj, si dhe vëmendja që u kushtohet atyre. Cilin nga çiftet veçoi ajo?

    Disa çifte mund ta përdorin këtë kur ka diçka reale dhe e kthejnë në një telenovelë për arsyet e tyre. Mund të jetë dhe rasti i historisë së Xhensilës dhe Besit, të cilët siç e kemi parë dhe në rastin e fundit të këngës që bëri Xhensila për djalin e tyre 1-vjeçar që erdhi në jetë pikërisht në momentin kur ata u përfolën se ishin ndarë. Ata të dy po e mbajnë gjallë këtë divorc dhe këtë problematikë në marrëdhënien e tyre, nëpërmjet këngëve, nëpërmjet fotove, nëpërmjet postimeve dhe në njëfarë mënyre po u shërben.

  • E rëndë/ Dyshohet se ka përdh**uar të mitur të moshës 14-18 vjeç, arrestohet 32-vjeçari në Gjirokastër

    E rëndë/ Dyshohet se ka përdh**uar të mitur të moshës 14-18 vjeç, arrestohet 32-vjeçari në Gjirokastër

    Komisariati i Policisë Gjirokastër arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. Ç., 32 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, pasi ka kallëzuar një shtetase 14 vjeçe, se 32-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur dhe gjatë muajit nëntor ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

    Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 13.11.2024, në lagjen “Pllakë”, Gjirokastër, janë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit P. V., 68 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti.

    -Komisariati i Policisë Përmet ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim F. K., 25 vjeç, pasi Gjykata e Sarandës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.

    Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 34 vjeç, banues në Memaliaj, pasi u konstatua duke transportuar 2 emigrantë nga Vendet e Treta, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • “Ndaj tij nuk figuron asnjë lloj implikimi”- Ekzekutimi i biznesmenit të ndërtimit, Berisha: Vrasje mafioze, do të mbetet pa autor

    “Ndaj tij nuk figuron asnjë lloj implikimi”- Ekzekutimi i biznesmenit të ndërtimit, Berisha: Vrasje mafioze, do të mbetet pa autor

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vrasjen e biznesmenit të ndërtimit, Eduart Reçi, dikur ish punonjës i SHISH, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz mbrëmjen e së mërkurës.

    Berisha u shpreh se Eduart Reçi, për të cilin tha se ishte një ish-punonjës i përgjegjshëm Shërbimit Informativ, nuk figuronte në asnjë lloj implikimi e problematike.

    Por, kryedemokrati shtoi se ekzekutimi i biznesmenit “si çdo vrasje tjetër mbetet pa autor dhe pa zbuluar”.

    “Dënoj vrasjen e biznesmenit Reçi. Ish-punonjësi, ish-oficeri i përgjegjshëm i SHISH, për të cilin nuk figuron asnjë lloj implikim e problematike, një vrasje mafioze e shtetit mafioz dhe si çdo vrasje tjetër mbetet pa autor dhe pa zbuluar”, tha Sali Berisha.

    Biznesmeni i ndërtimit, 52-vjeçari Eduart Reçi, u vra në rrethana misterioze në sheshpushimin e pallatit të tij, pranë Fakultetit të Ekonomikut.

    Ai u qëllua me një plumb të vetëm në kokë mbrëmjen e së mërkurës (13 Nëntor), rreth orës 23:00, dhe u dërgua në spitalin e Traumës, ku edhe humbi jetën.