Category: Uncategorized

  • Makina del nga rruga, dy të lënduar

    Makina del nga rruga, dy të lënduar

    ORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Kapshticë-Bilisht. Ngjarja është regjistruar në hyrjes të qytetit të Bilishtit, ku një mjet me targa greke ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

    Në mjet kanë qenë tre persona, një çift bashkëshortësh me djalin e tyre, 2 prej të cilëve janë dëmtuar dhe po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Bilishtit.

    Paraprakisht dyshohet se shkak i humbjes së kontrollit ka qenë shpejtësia tej normave dhe lagështia në rrugë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave.

  • Pas furtunës prapë del Dielli/ Keni plane për fundjavën? Meteorologu Hakil Osmani na zbulon ‘surprizat’ e motit

    Pas furtunës prapë del Dielli/ Keni plane për fundjavën? Meteorologu Hakil Osmani na zbulon ‘surprizat’ e motit

    Pas ditëve nën dominimin e reshjeve të shiut në pjesën më të madhe të territorit, moti do të përmirësohet gjatë fundjavës. Në një lidhje direkte sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb” thotë se në orët e paditës të sotme kemi përmirësim gradual të kushteve të motit, duke bërë që e shtuna dhe e diela të jenë kryesisht nën mbizotërimin e kthjellimeve. Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia që në zonat e thella malore gjatë orëve të mbrëmjes të kemi rishfaqje të flokëve të dëborës.

    Hakil Osmani: Ditën e sotme mbetet situata nën kontroll përsa i përket reshjeve sepse pritet të jenë të dobëta, do të jenë të përkohshme duke mos krijuar problematika. Kjo situatë me reshje shiu në një pjesë të mirë të territorit shqiptar do të jetë të paktën deri orët e pasdites, pastaj kemi përmirësim gradual të kushteve të motit. Në orët e vona të mbrëmjes, pritet që zonat veri-perëndimore të kenë përmirësim të kushteve të motit dhe më pas i gjithë territori shqiptar duke bërë që deri në orët e vona të natës të kemi pothuajse 90% të territorit shqiptar nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Në zonat e thella malore, gjatë orëve të mbrëmjes pritet të kemi rishfaqje të flokëve të dëborës dhe më të dukshme pritet të jenë në skajin jug-lindor të territorit shqiptar.

    Duke filluar nga dita e nesërme kemi përmirësim të dukshëm të kushteve të motit në të gjithë vendin duke bërë që të jemi nën ndikimin e kthjellimeve, ndërsa vranësirat më të dukshme do të bëhen ditën e dielë në pjesën e dytë të ditës dhe më të fokusuara mbeten në zonat veriore. Ndërsa pjesa tjetër do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell. Temperaturat në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë pësuar një rritje të lehtë të tyre, duke bërë që minimumet të jenë në minus 1 gradë Celsius në qytetet e zonave malore, ndërsa në maksimume jo më shumë se 17 gradë Celsius në rang territori i kemi ditën e sotme.

    Dita e shtunë dhe dita e dielë sjell rënie të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale të zbresin në minus 2 apo minus 3 gradë Celsius, gjë që bën që në orët e para të mëngjesit dhe gjatë mbrëmjes së vonë, akset rrugore kryesisht në zonat malore, shtohet mundësia e pasjes të ngricave dhe duhet pasur kujdes. Në orët e mesditës do të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke qenë se do të kemi rrezatimin e diellit në një pjesë të mirë të orëve të ditës. Maksimumet pritet të shkojnë deri në 20 gradë Celsius në rang territori.

  • Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Elbasan, përplasen 4 makina, disa të plagosur

    Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Elbasan, përplasen 4 makina, disa të plagosur

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, afër fshatit Ibë, ku janë përfshirë katër automjete.

    Si pasojë, ka disa persona të plagosur, por ende nuk është bërë i ditur saktësisht shkaku i përplasjes.

    Për momentin, ambulancat dhe forcat e policisë janë në drejtim të vendngjarjes dhe po kryejnë ndërhyrje për të dhënë ndihmën e parë dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

  • E rëndë në Spanjë, shtëpia e të moshuarve përfshihet nga flakët, vdesin 10 persona

    E rëndë në Spanjë, shtëpia e të moshuarve përfshihet nga flakët, vdesin 10 persona

    Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpërtheu në një shtëpi të moshuarish në veri të Spanjës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

    Dy persona të tjerë u plagosën rëndë nga zjarri në qytetin e Villafranca de Ebro në Zaragoza, sipas uebsajtit spanjoll të lajmeve Diario Sur.

    Zjarrfikësit u njoftuan për zjarrin në rezidencën – Jardines de Villafranca – në orën 5 të mëngjesit të premten.

    Ata që u vranë nga flakët vdiqën nga asfiksimi, raportoi gazeta spanjolle Heraldo. Rezidenca ka 82 banorë të moshuar.

    Ekipet e zjarrfikësve, mjekët dhe oficerët e policisë mbeten në vendngjarje, tha një zëdhënës i qeverisë rajonale të Aragonit, i cili konfirmoi viktimat.

    Është e paqartë nëse ata që vdiqën ishin banorë apo staf, ndërsa shkaku i zjarrit nuk dihet dhe po hetohet nga autoritetet.

  • Lëkundje të forta tërmeti ‘zgjojnë’ Turqinë, sa ishte magnituda dhe ku epiqendra

    Lëkundje të forta tërmeti ‘zgjojnë’ Turqinë, sa ishte magnituda dhe ku epiqendra

    Një tërmet i fortë me magnitudë 5.1 Rihter është regjistruar në Turqi mëngjesin e kësaj të premteje, rreth orës 07:46. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare tërmeti u regjistrua në rajonin e Turqisë Qendrore në zonën e Malateas.

    Tërmeti i cili u ndje në Doganşehir si dhe në rrethet përreth, shkaktoi panik te qytetarët. Sipas të dhënave fillestare, nuk ka raportime për dëme materiale, apo pasoja në njerëz. Thellësia e tërmetit vlerësohet se ishte 8 kilometra.

  • Reshjet e dëbores nisën në vendin tonë/ Sinoptikania Gjoni bën parashikimin e fortë: Ky Dimër pritet të jetë…

    Reshjet e dëbores nisën në vendin tonë/ Sinoptikania Gjoni bën parashikimin e fortë: Ky Dimër pritet të jetë…

    I gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu dhe ulje temperaturash, ndërsa në Alpe në lartësitë 1000-1200m ka patur reshje bore me intensitet të ulët. Sinoptikania Anira Gjoni nga IGJEUM, zbulon se ky dimër do të jetë më i ftohti, ndryshe nga 5 vitet e fundit.

    “Ky nëntor shënoi reshjet e para të dëborës më shpejt se vitet e fundit. Në Shqipëri për shkak të ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes së motit, përgjatë viteve të fundit jemi përballur me faktin që nuk kemi patur reshje bore në dimër, dhe jo më në fundvjeshtë. Sipas parashikimeve afatgjata, presim që ky dimër të jetë pak më i ftohtë se këto 5 vite. Dimret e fundit janë shoqëruar me temperatura më të larta mbi mesataren shumëvjeçare. Ndërsa në këtë dimër 2024 -2025, presim që temperaturat të jenë më të ulëta.

    Në këtë fundjavë dhe javën e ardhshme, reshjet do të vijojnë. Do të kenë një ndërprerje në disa prej qarqeve gjatë mesditën së të enjtes, por do rikthehen në mbrëmje për të vijuar gjatë ditës së premte” – ka thënë Gjoni.

    Në gatishmëri janë mjetet për të përballuar çdo emergjencë, ndërsa Gjoni thekson dhe se më të rrezikuara nga reshjet janë qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës.

    “Në zonat malore, reshjet do jenë në formën e dëborës, ndërsa pjesa tjetër e territorit pritet të ketë reshje shiu. Ato do jenë mesatare në Vlorë dhe Gjirokastër. Temperaturat do të jenë relativisht të ulëta. Për ditën e nesërme presim që temperaturat minimale të jenë 7 °C dhe maksimale 15 °C. Në zonat malore, temperaturat minamle do të jenë -1 dhe maksimale deri në 9 gradë. Pra në veri, verilindje dhe juglindje të vendit,

    presim që temperaturat të jenë -1- 0 °C dhe reshjet do jenë në formën e dëborës mbi 800 m mbi nivelin e detit. Pjesa tjetër e territorit do të jetë me reshje shiu. Problematike mbeten qarqet e Gjirokastrës dhe Vlorës, kjo për shkak të intensitetit më të shtuar të reshjeve të shiut. Në këto zona, mund të ketë vërshime dhe problematika, kjo në varësi të sistemit të kanalizimeve” – shton Gjoni

  • Aksidentoi efektivin që po dokumentonte përplasjen e dy mjeteve, e pëson keq shoferja

    Aksidentoi efektivin që po dokumentonte përplasjen e dy mjeteve, e pëson keq shoferja

    Drejtuesja e mjetit që përplasi policin i cili po dokumentonte një aksident në aksin Tiranë-Elbasan një natë më parë ka rënë në prangat e policisë.

    Efektivi i policisë ndodhej në terren duke dokumentuar përplasjen e dy mjeteve në tunel, ku u raportuan vetëm dëme materiale.

    Nuk dihet ende gjendja e efektivit të policisë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave.

  • Gazetari bën deklaratën e fortë: Për vrasjen e Ervis Martinajt, dyshohet se janë paguar 3 milion euro

    Gazetari bën deklaratën e fortë: Për vrasjen e Ervis Martinajt, dyshohet se janë paguar 3 milion euro

    Gazetari Ferdinand Dervishi, teksa ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, renditi shumat marramendëse që janë ofruar për të vrarë “kokat” e grupeve kriminale në Shqipëri.

    Ai pohoi se këto shifra të nxjerra janë vërtetuara nga përgjimet e nxjerra nga EncroChat. Sipas Dervishit, për vrasjen e Ervis Martinajt në vitin 2020, dyshohet se janë ofruar 3 milion euro.

    Ferdinand Dervishi: “Dritan Vila me 20 mijë lekë të reja. Dritan Zhuka në 2001 ky që ka vrarë Ilir Ngresin ka bërë një pagesë prej 25 mijë dollarë për të vrarë Aglin Goxhaj atë që vrau “presidentin e Tomorit” dhe nuk e ka bërë, dhe për këtë hëngri kokën. Në vitin 2005 Endrit Dokle paguan 150 mijë Euro për të vrarë Lulzim Berishën. Në 2017 Aleksandër Ndoka vëllai i Arben Ndokës, përflitet që grupi i Niklës ka marrë 1 milion Euro për të vrarë vëllain e Ndokës, Aleksandër Ndokën. Në vitin 2020 Ervis Martinaj ofron 150 mijë Euro për Elvis Gaçaj, që nuk u vra sepse kishte vajzën në makinë dhe ai e kurseu”.

    Blendi Fevziu: Domethënë ka dhe kode në këto raste?

    Ferdinand Dervishi: “Ka kod. Ka disa raste që i kanë ruajtur. Në vitin 2020 Florenc Çapja ofron 200 mijë Euro për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit dhëndrit të ish-kryetarit të Bashkisë së Elbasanit. Po në 2020 Ervis Martinaj i ofron Gjergj Cukalit 400 mijë Euro për vrasjen e Altin Gegës, këto janë të vërtetuara në EncroChat. Në 2020 Arben Ndoka ofron 600 mijë Euro për Durim Bamin dhe Valter Bamin, vëllezër. Në 2021 Ervis Martinaj ofron 150 mijë euro për të vrarë (Doqen) Fatmir Hysenin “killerin” nga Vlora. Po në vitin 2021 Ervis Martinaj i ofron Nuredin Dumanit 500 mijë Euro për vrasjen e Indrit Dokles. Në 2020 për vrasjen e Ervis Martinajt dyshohet se janë paguar 3 milionë Euro”.

  • Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë

    Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë

    TIRANË- Mbrëmjen e së enjtes në fshatin Mserr në Tropojë ka shpërthyer një lëndë plasëse në afërsi të një banese.

    Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale në ambientet e jashtme të kësaj banese.

    Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve./abcnews.al

  • Të ndarë prej kohësh, cilën nga ish-partneret mban të gdhendur në lëkurë si tatuazh Ledri Vula?

    Të ndarë prej kohësh, cilën nga ish-partneret mban të gdhendur në lëkurë si tatuazh Ledri Vula?

    Këngëtari i njohur Ledri Vula ishte i ftuari special në premierën e emisionit të ri të Arbana Osmanit, ku foli hapur për jetën e tij private si rrallëherë më parë. Ledri ndau momente të veçanta nga jeta familjare, përfshirë historinë e paplanifikuar të shtatzënisë së partneres së tij, Sara, dhe emocionet që shoqëruan ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Poem Blu.

    Arbana ka pyetur këngëtarin nëse ka në trup ndonjë tatuazh që i dedikohet ndonjë vajze.
    Ledri ‘zbuloi’ se ka tatuazh datëlindjen e ish-partneres së tij, Sara Hoxhës, ku gjithashtu shprehu se nuk ka për ta fshirë nga trupi i tij.