Category: Uncategorized

  • Pas deklaratave skandaloze për Xhenetën,Xuxi:Nëse ma pranon faljen, iki nga shtëpia

    Pas deklaratave skandaloze për Xhenetën,Xuxi:Nëse ma pranon faljen, iki nga shtëpia

    Xuxi vazhdon të ndjejë pendesë për incidentin me Xhenetën.Duke reflektuar mbi ngjarjen e fundit, Xuxi ka pranuar se ndihet keq për situatën me Xhenetën dhe e pranon se ka vepruar pasi ka qenë në nerva e sipër. Në një bisedë me Gresën, ai shprehu gatishmërinë për të lënë shtëpinë nëse Xheneta e pranon kërkimfaljen e tij.

    “Më vjen shumë keq për çka kam thënë dhe për gabimin që kam bërë,” tha Xuxi, duke theksuar pendesën e tij për veprimet e pamatura.Megjithatë, Xheneta nuk e ka pranuar faljen e tij, duke mbajtur distancën e saj për momentin.Deklarata e Xuxit ishte e ashpër dhe e rëndë, duke përfshirë fjalë të forta ndaj familjes së Xhenetës. Ai ka thënë:Po çfarë nëne ti, të ka lënë nëna prej kohësh ty – e përmend nënën, e nëna e ka lënë kur ka qenë një vjeçe. Çfarë nëne që s’e ka dashur fëmijën e vet – ç’të thuash më shumë. E ka nënën aty në Suedi dhe nuk shkon të shohë fëmijën e vet – çfarë familjeje e degjeneruar.

  • “Ç’më panë sytë në atë martesë”, me lot në sy, Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë për divorcin me Besin?

    “Ç’më panë sytë në atë martesë”, me lot në sy, Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë për divorcin me Besin?

    Edhe një ditë na ndan nga takimi me projektin e ri të Arbana Osmanit.

    Moderatorja ka lajmëruar se të enjten do të jetë në Youtube puntata e parë e një cikli emisionesh me titullin Mirëmbrëma Yje.

    Në këtë video zbulohet më shumë rreth të ftuarve që ajo ka pasur.
    https://www.instagram.com/arbanao/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d2242ea5-1550-4cda-962d-f753a1e96cc3

    Po ashtu, shihet se Xhensila Myrtezaj për herë të parë duket se ka folur hapur për fundin e martesës së saj me Bes Kallakun.

  • Deputeti i PD përfundoi në spital, Saimir Korreshi tregon çfarë ndodhi me kolegun e tij në Kuvend

    Deputeti i PD përfundoi në spital, Saimir Korreshi tregon çfarë ndodhi me kolegun e tij në Kuvend

    Deputeti demokrat Saimir Korreshi është shprehur se gjendja e kolegut të tij, Lefter Gështenja, i cili u transportua me ambulancë nga Kuvendi në QSUT, është stabël.

    Korreshi tha se Gështenja kishte dalë nga salla e seancës plenare në Kuvend, te korridori pasi kishte shfaqur probleme me frymëmarrjen.

    Më pas, thotë ai në studion e lajmeve në News24, Gështenja ishte zbehur dhe këputur.

    Në këtë moment, kolegët i tij kanë ndërhyrë sipas Korreshit, dhe e kanë mbajtur nga krahët duke qenë se nga dhimbjet e forta nuk rrinte as ulur dhe as në këmbë.

    “Ndodhet në QSUT. Gjendja e tij është stablël. Nga zemra nuk ka gjë, sipas mjekëve. Janë dhimbje nga një shok që transformohet në frymëmarrje. Pati një zbehje dhe këputje nga dhimbjet e forta. Ndodhej në korridor pasi nuk ndihej mirë me frymëmarrjen, te dera e hyrjes së kuvendit u këput.

    Nuk kishim ku ta poziciononin sepse dhimbjet i kishte aq të forta sa nuk rrinte as ulur dhe as në këmbë. Ishte situatë kaq e shpejtë dhe ne vepruam”, tha Korreshi.

  • Sivasspor: Manaj do të rikuperohet për 4-6 javë, Shqipëria ishte në dijeni

    Sivasspor: Manaj do të rikuperohet për 4-6 javë, Shqipëria ishte në dijeni

    Klubi turk i Sivasspor ka bërë të ditur se sulmuesi i tij, Rei Manaj, ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë gjatë ndeshjes së 25 tetorit kundër Adana Demirspor.

    Pas testeve mjekësore, është vërtetuar se Manaj ka nevojë për një periudhë rehabilitimi prej 4-6 javësh. Sivasspor informoi Kombëtaren shqiptare për situatën e lojtarit më 8 nëntor, duke e njoftuar se ai nuk ishte në gjendje për t’u grumbulluar për ndeshjet e nëntorit ndaj Çekisë dhe Ukrainës.

    “Lojtari ynë Rei Manaj ka pësuar një dëmtim në muskulin e këmbës së djathë në ndeshjen ndaj Adana Demirspor të luajtur me 25 tetor. Atij iu diagnostikua një dëmtim muskulor gjatë testeve fizike, në përputhje me raportin e përgatitur nga doktori i klubit, në të cilin përcaktohej se Manajt i nevojitej një periudhë rehabilitimi prej të paktën 4-6 javësh.

    Gjatë kësaj periudhe, lojtari ynë nuk mund të luante ndaj Rizespor dhe Fenerbahçes për shkak të këtij dëmtimi.

    Të premten, më 8 nëntor, klubi ynë informoi ekipin kombëtar të Shqipërisë rreth situatës aktuale të dëmtimit të lojtarit dhe i bëmë të ditur se nuk ushte në gjendje për t’u përzgjedhur për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Ukrainës në Ligën e Kombeve.

    Sportisti ynë, i cili u ftua në ekipin kombëtar për të bërë rehabilitimin, u hoq nga skuadra e Shqipërisë pasi mori një mjekim. Rei Manaj do të kthehet në SIvas në javën e ardhshme dhe të vazhdojë trajtimin e tij në ambientet e klubit:”, shkruante Sivaspor në komunikatën zyrtare rreth situatës së sulmuesit shqiptar.

  • Audi përplas motoçikletën, drejtuesi i motoçikletës transportohet me urgjencë në spital

    Audi përplas motoçikletën, drejtuesi i motoçikletës transportohet me urgjencë në spital

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryqëzimin e vetëm të fshatit Zhelizhan, ku një automjet tip Audi me targa AB 764IP është përplasur me një motoçikletë me targa BK 475.

    Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës, Shamet Musaku, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës për trajtim të specializuar.

    Dyshohet se drejtuesi i automjetit tip Audi, Romino Musaku, rreth 30 vjeç, ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e përplasjes.

    Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • “Ç’më panë sytë në atë martesë…”/ Me lot në sy, Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë për divorcin me Besin?

    “Ç’më panë sytë në atë martesë…”/ Me lot në sy, Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë për divorcin me Besin?

    Edhe një ditë na ndan nga takimi me projektin e ri të Arbana Osmanit. Moderatorja ka lajmëruar se të enjten do të jetë në Youtube puntata e parë e një cikli emisionesh me titullin Mirëmbrëma Yje.

    Në këtë video zbulohet më shumë rreth të ftuarve që ajo ka pasur. Po ashtu, shihet se Xhensila Myrtezaj për herë të parë duket se ka folur hapur për fundin e martesës së saj me Bes Kallakun. Në promon e emisionit ajo duket duke qarë, ndërsa u hodh në treg dhe kënga e saj e fundit ‘Thuje’ e cila flet dhe për shumë momente të jetës së saj me Bes Kallakun.

  • Zbuloni 8 përfitimet shëndetësore nga konsumi i shegës!

    Zbuloni 8 përfitimet shëndetësore nga konsumi i shegës!

    Kundër inflamacionit

    Shega përmban një sasi të madhe antioksidantësh, antocianin dhe vitaminë C, të cilat ndihmojnë në uljen e inflamacionit në trup. Nëse keni një gjendje inflamatore ose ndiheni “të fryrë”, shega mund të veprojë si një “lehtësues dhimbjesh” natyral, duke lehtësuar ënjtjet dhe duke reduktuar reaksionet inflamatore të trupit.

    Mbështet shëndetin kardiovaskular

    Studimet e fundit kanë treguar se shega mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve kardiovaskulare. Substancat e tij antioksidante luftojnë oksidimin e LDL (kolesterolit të keq) dhe reduktojnë aterosklerozën, pra pllakën ateromatoze që formohet në arterie. Kjo do të thotë se shega mund të ndihmojë në uljen e mundësisë së sëmundjeve të zemrës, si sulmi në zemër dhe goditje në tru.

    Ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut

    Sipas hulumtimeve të kryera konsumimi i rregullt i lëngut të shegës mund të ulë presionin e gjakut tek njerëzit me hipertension, duke reduktuar kështu rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe problemeve të tjera që lidhen me presionin e lartë të gjakut.

    Forcimi i sistemit imunitar

    Me një përmbajtje të lartë të vitaminave A, C dhe E, shega është një aleat i fuqishëm për forcimin e sistemit imunitar, veçanërisht gjatë muajve të dimrit. Vetitë e tij antioksidante ndihmojnë në forcimin e trupit, duke mbrojtur kundër viruseve dhe infeksioneve. Në fakt, substancat e tij anti-inflamatore mund të forcojnë mbrojtjen e trupit në kohën e rritjes së infeksioneve.

    Lufton plakjen e lëkurës

    Konsumi i shegës mund të japë rezultate të mahnitshme për lëkurën. Vetitë e tij antioksidante luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë plakjen e lëkurës dhe nxisin prodhimin e kolagjenit, i cili është përgjegjës për elasticitetin e lëkurës. Kjo do të thotë më pak rrudha dhe lëkurë më të shëndetshme e me shkëlqim.

    Ndihmon në menaxhimin e peshës

    Shega gjithashtu mund të luajë një rol në menaxhimin e peshës. Është i pasur me fibra, të cilat ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur dhe redukton nevojën për ushqime mes vakteve. Përveç kësaj, vetitë e tij antioksidante mund të nxisin metabolizmin, duke lehtësuar djegien e yndyrës.

    Veprim anti-kancerogjen

    Disa studime kanë treguar se shega ka veti potenciale kundër kancerit, pasi substancat e saj (veçanërisht polifenolet) duket se ngadalësojnë rritjen e disa llojeve të kancerit, si atë të gjirit dhe prostatës. Edhe pse kërkimet janë në vazhdim e sipër, shega konsiderohet si një frut shumë premtues për parandalimin e këtyre sëmundjeve.

    Përmirësimi i tretjes

    Fibrat bimore që përmban shega ndihmojnë në funksionimin e qetë të sistemit tretës, duke rritur lëvizshmërinë e zorrëve dhe duke shmangur kapsllëkun. Përveç kësaj, shega mund të përmirësojë tretjen dhe të parandalojë çrregullimet e tretjes.

  • Aksident në vend, raportohet për disa të lënduar

    Aksident në vend, raportohet për disa të lënduar

    Në aksident është regjistruar paraditen e kësaj të enjte në aksin rrugor Pogradec-Lin në afërsi të fshatit Udenisht.

    Në aksident janë përfshirë dy mjete që po udhëtonin në drejtime të ndryshme.

    Shkak mendohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë, pasi juglindja është përfshirë nga reshjet e shiut

    Burime mediatike bëjnë me dije se ka disa të lënduar, të cilët janë dërguar në spitalin e Pogradecit.

  • Vrasja e biznesmenit, ‘zhduken’ gëzhoja dhe plumbi/ Softa nxjerr detajet: Ja çfarë tregon rënia e trupit të viktimës

    Vrasja e biznesmenit, ‘zhduken’ gëzhoja dhe plumbi/ Softa nxjerr detajet: Ja çfarë tregon rënia e trupit të viktimës

    Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa komentoi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku u plagos me një plumb në kokë 52-vjeçari Eduart Reçi. 52-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Traumës. Gjatë intervistës, eksperti i sigurisë u shpreh se ngjarja është shumë e rëndë dhe se që nga janari janë kryer të paktën 5 atentate, që enden kanë mbetur pa autorë.

    Softa u ndal tek dinamike e ngjarjes së ndodhur një natë më parë, dhe të dhënat e deritanishme, ku pavarësisht hetimeve në vendin e ngjarjes nuk është gjetur gëzhojë. Ai shpjegoi se rënia e trupit të viktimës tregon drejtimin e qitësit, duke shtuar se nëse goditja ka qene në distancë, rreth vendit të ngjarjes nuk mund të gjesh gëzhoja.

    “Ngjarja është e rëndë është atentati i 5 që nga janari e deri në momentin që flasim. Të 5 pa autorë. Ky atentat ngjason me atentatit që iu bë Sinomatit në Vlorë. Fakti që nuk gjenden gëzhoja, plumbi ka disa elementë. Por mund të merret këndi i goditjes për të parë se në çfarë pike ka qenë dhe mund të kërkohen kamera për të parë nëse ka pasur persona në lëvizje. Apo për të kuptuar nëse mund të jenë marrë ambiente me qera.

    Fakti që goditet në një orë të caktuar ka qenë e mirë studiuar, pra nuk mund të jetë një ngjarje e rastit, por mund të jetë planifikuar për një kohë të gjatë. Mund të jenë konkurrenca apo konflikte shkak për këtë ngjarje, por për këtë duhet të hetohet nga ana e grupit hetimor. Nëse goditja ka qene në distancë rreth vendit të ngjarjes nuk mund të gjendesh gëzhoja. Nga mënyra e rënies së trupit tregon drejtimin e goditjes, pra nga pamjet bëhet një lloj përcaktimi në ç’drejtim godet qitësi. Duke përcaktuar drejtimin merr në këqyrje të gjithë objektet”, tha më tej Softa.

  • Atentati në Tiranë/ Flasin të afërmit dhe fqinjët e biznesmenit Eduart Reçi: Jemi tronditur…

    Atentati në Tiranë/ Flasin të afërmit dhe fqinjët e biznesmenit Eduart Reçi: Jemi tronditur…

    Mbrëmjen e djeshme, u regjistrua një atentat me vdekjen e biznesmenit Eduart Reçi 52-vjeç, në Tiranë. Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi, ka tronditur mbarë opinionin publik edhe në Dibër.

    Të afërmit dhe fqinjët në fshatin e tij të lindjes Brezhdan, në Dibër, janë tronditur thellë pasi e njohin si familje të qetë dhe shumë fisnike, pavarësisht se ka afro 30 vite që është larguar prej aty.

    Fqinjët dhe të afërmit, shprehen se nuk kanë dijeni të kenë patur probleme as në Dibër, e as në Tiranë, ndërsa shtojnë se familja e tij ishte e respektueshme nga të gjithë.