Category: Uncategorized

  • “Na pret një verë e nxehtë dhe e thatë”/ Specialistja e IGJEUM zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët në vijim dhe paralajmëron qytetarët: Parashikohet të kemi thyerje të rekordeve absolute të temperaturave

    “Na pret një verë e nxehtë dhe e thatë”/ Specialistja e IGJEUM zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët në vijim dhe paralajmëron qytetarët: Parashikohet të kemi thyerje të rekordeve absolute të temperaturave

    Një verë e nxehtë por e thatë parashikohet të jetë në vendin tonë.

    Anira Gjoni, specialistja e IGJEUM thotë se nuk parashikohet të kemi thyerje të rekordeve absolute të temperaturave.

    Ndërkohë gjatë fundjavës temperaturat maksimale pritet të jenë deri në 34 gradë Celcius.

    Në Fier, Berat, Korçë, Vlorë e Gjirokastër parashikohet të ketë rrezik i moderuar i zjarreve në pyjet e këtyre qyteteve.

  • Çfarë është? Kjo gjallesë filmohet në mes të Tiranës (Video)

    Çfarë është? Kjo gjallesë filmohet në mes të Tiranës (Video)

    Një gjallesë e pazakontë për sytë e qytetarëve është filmuar në Tiranë.

    Ajo është filmuar nga një turist që ka vizituar kryeqytetin, i cili më pas e ka hedhur videon në rrjetet sociale duke pyetur se çfarë është.

    Ata që i janë përgjigjur në fakt janë të ndarë, disa mendojnë se është ketër (Pine marten), disa të tjerë thonë se bëhet fjalë për një shqarth apo nuselalë.

  • PAMJE DRAMATIKE! Snajperisti i “SWAT” mbështet armën te supi i kolegut, qëllon përmes ekranit të kompjuterit pengmarrësin në bankë

    PAMJE DRAMATIKE! Snajperisti i “SWAT” mbështet armën te supi i kolegut, qëllon përmes ekranit të kompjuterit pengmarrësin në bankë

    SWAT, forcat speciale amerikane i kanë dhënë fund një situatë pengmarrjeje në një bankë në Florida, duke ekzekutuar autorin.

    Pasi dështuan të negocionin me 36-vjeçarin, i cili mbante peng me thikë në fyt dy punonjëset e Bank of America në Fort Myers, efektivët e SWAT kanë zgjedhur opsionin “final”.

    Në pamjet e publikuara nga autoritetet në SHBA, dallohet efektivi i SWAT teksa mbështet armën në supin e kolegut të tij, dhe qëllon në kokë autorin, ndërsa plumbi kalon përmes ekranit të kompjuterit të bankës.

    “Për shkak të ekspozimit të kufizuar të të dyshuarit, snajperi bëri një goditje të planifikuar dhe të qëllimshme përmes një monitori kompjuteri duke goditur të dyshuarin në qendër të ballit duke e vrarë atë në çast”, deklaroi oficeri i Informacionit Publik Lt. Todd Olmer.

    Togeri vuri në dukje se plumbi i kalibrit .308 i përdorur “është përzgjedhur në mënyrë specifike për shkak të besueshmërisë të njohur balistike që tejshkon nëpër barriera të ndryshme”.

  • “Javë trazirash, kujdes manipulimet”/ Jorgo Pulla paralajmëron këto shenja të Horoskopit

    “Javë trazirash, kujdes manipulimet”/ Jorgo Pulla paralajmëron këto shenja të Horoskopit

    I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla i cili bëri renditjen javore për 12 shenjat e zodiakut nga data 10-16 qershor 2024.

    ”Kjo javë do të jetë shumë dinamike për disa shenja, të cilat do të kenë momente relativisht të mira, gjë që varet nga këndi i planeteve” tha Jorgo në fillim të bisedës. Por si është renditja e shenjave për këtë javë? Cilat prej tyre duhet të kenë pak më shumë kujdes se të tjerat?

    12 – Akrepi

    Është koha për të marrë vendime të rëndësishme dhe pikërisht është kjo javë ku Marsi është në Dem dhe me Plutonin në Ujor, kërkon shumë vëmendje, sepse është kohë e vështirë në aspektin e planeve dhe projekteve që priten të realizohen në të ardhmen. Nëse nuk jeni të vëmendshëm në vendimet që do të merrni, mund të keni pasoja. Në dashuri duket se fati ju buzëqesh sidomos me Dem dhe Ujor, ndërsa ditët më të mira janë e hëna dhe e shtuna.

    11 – Dashi

    Marsi në shenjën e Demit ju rikujton çështje të së shkuarës që do të thotë se gabimet të mos i përsërisni më në të ardhmen. Është një javë që ka mjaft për të dhënë dhe është kohë e mirë për të parë se çfarë do të vendosni në këtë javë, sidomos në një udhëtim pune. Shikoni gjërat e imta, pasi ‘djalli fshihet në detaje’. Dashuria duket se është në rrugë të mbarë për ju të kësaj shenje dhe lidhjet që kanë jetëgjatësi janë me Ujor dhe me Gaforre. Ditët më të mira janë e hëna dhe e shtuna.

    10 – Gaforrja

    Mërkuri në shenjën e Binjakëve ndikon shumë tek ju dhe ju ndihmon në çështje të rëndësishme ekonomike dhe jo vetëm. Edhe pse keni pasur disa mosmarrëveshje në të shkuarën me disa njerëz, duket se ia keni dalë. Referuar ekonomisë, nuk duket se keni diçka për t’u shqetësuar. Në dashuri lidhjet me Dem dhe me Peshk duket se janë idealë. Për ju të kësaj shenje ditët më të mira janë e premtja dhe e diela.

    9 – Ujori

    Plutoni në shenjën tuaj formon një katror me Marsin që do të thotë është në të mirën tuaj që të mbyllni një herë e mirë të kaluarën tuaj të hidhur. Tani keni kohën dhe mundësinë të ecni përpara dhe të keni një lajm pozitiv që mund të merrni në punë dhe pikërisht ditën e martë. Në aspektin sentimental kërkohet vëmendje dhe kohë për të arritur qëllimin tuaj, ndërsa lidhjet afatgjata janë me Peshore dhe Akrep, ndërsa ditët më të mira janë e hëna dhe e mërkura.

    8 – Luani

    Në këtë javë duhet të tregoni pak vëmendje në aspektin e punës, sepse Dielli në Binjak është në një kënd disi të vështirë që do të thotë vëmendje në çdo aspekt, si në punë dhe në shpenzime. Në dashuri është momenti t’i thoni po një lidhje sidomos me Binjak apo Ujor dhe është momenti më pozitiv. Ndërsa, ditët më të mira janë e marta dhe diela.

    7 – Peshorja

    Hëna e re në Binjak jep sinjale pozitive në punë dhe në ekonomi, edhe pse keni qenë disi në vështirësi, duket se kjo javë do ju ndihmojë të ecni përpara duke ju krijuar dhe mundësi rikuperimesh në ekonomi dhe kudo. Në sferën sentimentale është koha për t’u dashurar dhe për të marrë vendime, sidomos me Binjak dhe Shigjetar, ndërsa është moment perfekt sidomos me Dem dhe Virgjëreshë. Ditët më të mira janë e mërkura dhe premtja.

    6 – Demi

    Afërdita, planeti i dashurisë që është dhe guvernatori juaj në Binjak, sjell mundësi rikuperimesh, mbyllje borxhesh të vjetra, pasi i keni të gjitha mundësitë të mbyllni një herë e mirë çështje të tilla të së shkuarës. Ekonomia duket se ecën e sigurtë në të ardhmen tuaj, ndërsa tek dashuria, pak kujdes me Shigjetar dhe me Peshk sepse mund të keni grindje, ndaj anashkaloni ditën e hënë dhe të shtunë. Ditët më të mira për ju janë dita e enjte dhe e premte.

    5 – Bricjapi

    Ju të kësaj shenje keni qenë pak të lodhur nga puna dhe nga disa çështje ekonomike që lidhen me të kaluarën, por do ia dilni mbanë një sfide që po kaloni. Ka ardhur koha dhe momenti të dilni të fituar. Në dashuri është një javë ku do të shkëlqeni, pasi një lidhje nga e kaluara duket se do të bëhet aktive. Për një të ardhme të sigurtë, lidhjet si me Dash apo Ujor janë idealja, ndërsa ditët më të mira janë e marta dhe e enjtja.

    4 – Peshqit

    Erdhi koha dhe momenti të gëzoni, lodhja juaj kthehet në kënaqësi dhe mundësitë i keni për rritje në detyrë. është koha për kontrata të rëndësishme pune dhe një takim pritet të ndodhë ditën e enjte ose të dielën, ku mund t’ju japë mundësinë për stabilizimin e një pune të rëndësishme. Në dashuri nuk ka vend për t’u shqetësuar, lidhjet më solide janë me Peshore dhe Bricjap që është idealja. Ditët më të mira janë e hënë dhe e enjte.

    3 – Shigjetari

    Ju të shenjës së Shigjetarit keni mundësi të vendosni prioritet ekonominë tuaj, gjithashtu dhe punën. Do të keni dy oferta shumë të rëndësishme këtë javë, sidomos e dyta është ideale dhe keni mundësi për të stabilizuar çdo gjë që dëshironi. Është momenti juaj që këtë javë t’a shfrytëzoni në maksimum. Dashuria duket se në këtë javë do të ketë surpriza, sidomos me Peshk dhe me Virgjëreshë. Ditët më të mira janë e hëna, e enjtja dhe e diela.

    2 – Binjakët

    Ju Binjak keni një shans të madh në këtë javë dhe e filloni me një Hënë të re në shenjën tuaj, ku do ju japë mundësinë të nisni gjëra të reja. Stabilizoni ekonominë dhe bëni disa udhëtime, pasi koha më ideale për udhëtime apo takime pune është e diela paradite dhe veç kësaj, një shans plus që do të keni tani është një njohje dashurie e cila kthehet në lidhje serioze. Është momenti dhe koha ideale për stabilizim të lidhjes tuaj dhe dita e hënë dhe e mërkurë është përfekte sidomos paradite.

    1- Virgjëresha

    Përgatituni për çështje të rëndësishme pune, firmosje kontratash, pasi do t’ju hapen dyert e së ardhmes dhe është momenti më ideal për ju si shenje toke që jeni. Fati ju buzëqesh në ekonomi me blerjen e një biznesi, apo ju që nuk keni një punë stabël, ka ardhur koha të nisni një rrugëtim të ri drejt suksesit. Gjithashtu është një shans i mirë në blerjen e një pasurie të rëndësishme dhe një dokumeti pronësie apo ligjor që e merrni. Dashuria duket se është mjaft ideale, sidomos lidhjet me Luan, Gaforre dhe Shigjetar. Koha është tani, sidomos dita e hënë, e mërkurë, e enjte dhe e diel.

  • Heidi Baci lë Italinë për famën dhe Romeo Veshajn, planet e çiftit për ekran! Si ndryshoi karriera e tyre pas përfundimit të BBV

    Heidi Baci lë Italinë për famën dhe Romeo Veshajn, planet e çiftit për ekran! Si ndryshoi karriera e tyre pas përfundimit të BBV

    Ditë të arta për Romeon dhe Heidin. Çifti, i cili nuk ia doli që të fitojë Big Brother, kanë fituar mbështetjen e publikut.

    Duket se është pikërisht kjo mbështetje, që e ka bërë Heidin të mendojë për t’u rikthyer përfundimisht në Shqipëri, ku edhe do të bëhet pjesë e ekranit.

    Ambicien për të qenë pjesë e botës së televizionit, Heidi e ka shprehur shpesh edhe në daljet e saj për publikun. E pyetur nëse ka plane për televizion, ajo ka pranuar se diçka e tillë është në planet e saj.

    “Mendoj se po, do të ishte shumë e bukur. Ketë periudhën e verës do të doja ta merrja pak pushim që të kuptoja edhe si po shkojnë gjërat dhe andej në Itali. Jam tip si kameleon, përshtatem. Mendoj se mund të isha moderatore, e lezetshme është si gjë. Unë nuk i jap vlera shumë vetes, por të shohim… Më ka marrë malli edhe për Milanon, sepse e gjithë jeta ime është atje, shoqëria, puna ime…

    Kisha ato mëngjeset tipike italiane; briosh dhe kapuçino, zbres nga shtëpia, kam atë barin tim që shkoj gjithmonë. Kam një rutinë fikse. Jam munduar të bëj plane, por nuk më ka shkuar siç duhej. Nuk më shqetëson fama që kam marrë. Madje ndiej shumë dashuri nga njerëzit. Më bëhet shumë qejfi dhe jam mirënjohëse për dashurinë e tyre. Unë në atë format isha futur, do të isha budallaqe nëse do të mendoja se nuk do të kisha vëmendje. Edhe familjarët e mi janë të lumtur, më shikojnë të lumtur. Mbështetja numër 1 është familja. Kur ke ata, ke gjithë botën”, u shpreh Heidi.

    Ndërkohë që ajo dhe Romeo po përgatiten për pushimet e tyre, duket se çifti është edhe në bisedime për kontrata të reja televizive, ku këtë herë kryefjala është Heidi. Nga ana tjetër, Romeo do të ketë një sezon të ngjeshur veror, pasi kërkesat për të qenë në koncerte janë shtuar. Tashmë, në koncerte me të shkon edhe Heidi, e cila shijon atmosferën, por edhe dedikimet romantike që partneri i bën.

    Aktori Romeo Veshaj në orët e para të mëngjesit ka performuar në një ndër lokalet e Tiranës së bashku me mikun e tij, këngëtarin Elgit Doda. Romeo u shoqërua nga partnerja e tij Heidi Baçi, ndërsa një moment teksa po këndonte në skenë ai i ka drejtuar gishtin të dashurës së tij.

    “Ma thoni si me qesh unë/ kur po më qan zemra./ Veç ka dit ka dit me m’vra,/ e kur më rrejti/ në sy më pa. E keni dit/ e asnjëri nuk ma tha”– ishin disa nga rreshtat e këngës që po performonte Romeo teksa i drejtoi gishtin Heidit.

    Kjo e fundi ka postuar videon e aktorit duke kënduar, ndërsa krahas saj shkruan: “Çfarë zemre Romeo Veshaj. Ndonëse pas daljes së çiftit nga “BBV” u përfol për ndarje, dyshja i kanë hedhur poshtë këto aludime duke ndarë me ndjekësit në Instagram foto nga pushimet e tyre së bashku, ku dukeshin mjaft të lumtur.

    Aktori Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi u njohën dhe u lidhën në “Big Brother VIP”, ndërsa çifti vazhduan romancën e tyre pas daljes nga shtëpia. E teksa fansat janë shumë kuriozë për të ditur nëse çifti do të jetojnë në Itali, shteti ku ndodhet familja e Heidit, apo në Shqipëri tek prindërit e Romeos. Heidi ka folur më shumë për marrëdhënien e saj me Romeon pas daljes nga shtëpia.

    “Kur të shkosh në Itali do të shkosh vetëm apo me burrin?”, e pyeti gazetarja, ndërsa ish-banorja tha që do ta marrë Romeon në Itali. “Do marr dhe Romeon atje në Itali dhe ‘ciao’… E imagjinon dot?”- u shpreh ish-banorja. Së fundmi në rrjet qarkulluan lajme se është krisur marrëdhënia e Heidi Baçit me Bora Zemanin, pas pushimeve të dy vajzave në jug të Shqipërisë.

    Aludimet për krisjen e raportit të dy kunatave filluan të qarkullonin pasi vajzat nuk e kishin “follow” njëra-tjetrën në Instagram. Heidi ka folur rreth këtyre lajmeve gjatë një interviste në emisonin “Wake Up”.Ish-konkurrentja iu dha fund aludimeve, duke treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Borën, teksa tha se nuk i ka bërë “folloë” sepse nuk merret shumë me rrjetet sociale.

    “I lexova dhe kam shkuar direkt ta bëj ‘follow’. Nuk jam shumë tip Instagrami, nuk merrem shumë. Por më shkroi dhe ajo që ‘si ka mundësi’. Unë jam tip i qetë. Mund të qetësoheni, jemi ‘OK’”– tha Heidi.

    ”Po marrëdhënia me Romeon si po shkon tani që jeni jashtë BBV3?” e pyeti moderatorja, ndërsa Baçi tha: “Është diçka e re jashtë, marrëdhënia është e njëjta. Është pak ndryshe, sikur po njihemi nga fillimi. Në jug nuk ishim vetëm, por shkoi shumë mirë. Unë nuk jam tip që i fsheh emocionet, por ndihem vërtet shumë mirë. Unë jam tip i qetë”.

    Por tashmë që lidhja e çiftit po jetohet edhe jashtë fokusit të publikut, dy të rinjtë po merren edhe me karrierat e tyre. Si për Heidin, ashtu edhe për Romeon çmimet për reklamimet janë shtuar në rrjetet sociale. Çifti aktualisht renditet tek personazhet më të kërkuar për spote në rrjete sociale, ndonëse ata janë ende duke mbyllur disa kontrata.

    Nga ana tjetër Romeo, tashmë e ka mbyllur me karrierën e tij si moderator dhe është përqendruar tek projektet si aktor, por edhe tek netët live, ku agjenda e tij është pothuajse e gjitha e zënë për sezonin veror. Megjithatë, dyshja ka programuar edhe disa ditë arratisje, për të shijuar disa ditë plazhi.

    Ajo që dihet me siguri, është fakti që Heidin do ta shohim gjithnjë e më shpesh në Shqipëri, ku edhe do të kërkojë një vend në ekran. Deri më tani, për Heidin kanë qenë disa ftesa vetëm në ekrane, për të dhënë intervista, sakaq shtatori pritet që të jetë një epokë e re për jetën e saj, ku edhe do të jetë e pranishme më shpesh në televizion.

    Në intervistat e saj, Heidi ka folur edhe për periudhën pas përfundimit të “Big Brother”, duke zbuluar se nuk ka folur me asnjë nga ishbanorët.

    “Fare. Absolutisht jo. Kam dashur të marr pak veten. Nuk kemi folur. Julin ndoshta mund të takoja”. Më tej, finalistja ka bërë edhe një krahasim mes “Grande Fratello” dhe “Big Brother VIP 3”. “ Kanë qenë të dyja të rënda. Por më ka pëlqyer më shumë “Big Brother VIP 3” këtu, sepse e kam çuar deri në fund, ka pasur më shumë emocione, sfida. Më ka rritur më shumë. Gjuha ka qenë e vështirë, në fillim isha shumë e heshtur sepse nuk i kapja gjërat shpejt. Edhe mënyra e mendimit është ndryshe. Isha komplet në autobus 90% të kohës. Jam shumë krenare për veten”,-rrëfeu Heidi.

  • Ky është vendi ku u gjet trupi i pajetë i recepsionistit në Dhërmi (Video)

    Ky është vendi ku u gjet trupi i pajetë i recepsionistit në Dhërmi (Video)

    Ky është vendi ku Gerald Shehu hodhi trupin e recepsionistit 31-vjeçar Eraldo Nevruzi, të cilin e vrau me armë zjarri në hotelin ku është bashkëpronar në Dhërmi.

    Policia ka bllokuar hyrjet për tek vendi ku u gjend trupi në afërsi të urës së fshatit Iljaz, pasi disa orësh kërkime.

    Autori e ka qëlluar Nevruzin me dy plumba. Më pas, ai i ka kërkuar dy punonjësve të tij, Daniel Qose dhe David Larti një qese për ta vendosur trupin e pajetë në bagazhin e makinës.

    Autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri-tjetrin ndërsa Shehu e ka qëlluar dy herë me arme zjarri tek shkallët e hotelit.

    Policia ka arrestuar dy bashkëpunëtorët Daniel Qose dhe David Larti, të cilët kanë deklaruar se u detyruan nga Gerald Shehu që ta ndihmonin. Ky i fundit u arrestua në Greqi, në tentativë për t’u arratisur drejt Anglisë.

  • ‘Shqipëria nuk është narkoshtet’ Ulsi Manja: Investigmin e RAI3 dhe BILD e pagoi opozita

    ‘Shqipëria nuk është narkoshtet’ Ulsi Manja: Investigmin e RAI3 dhe BILD e pagoi opozita

    Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja hodhi akuza ndaj opozitës së ka paguar shkrimin e RAI 3 për akuzat ndaj qeverisë së Ramës.

    Gjithashtu teksa iu kundërpërgjigj deputetit SPAHO ai shtoi se i paguar kaq qenë dhe shkrimi i gazetës gjermane BILD.

    Manja shtoi gjithashtu se Edi Rama nuk rrëzohet në këtë mënyrë.
    Ore ça ka thënë RAI se dëgjova se t’i merresh edhe me këto mediat se ke kohë të lirë tani… ‘BILD’, RAI, ku e di unë çfarë…’Ëashington…’

    Edmond, me fal, por çfarë kanë thënë këto mediat që nuk e thotë Saliu përditë ke ballkoni dhe nuk e thua ti çdo ditë të enjte këtu?

    Po edhe atje ka media si këto këtu që i paguani, i paguani edhe atje. Kjo është bota e teknologjisë tani. Paska thënë RAI dhe BILD që e paguat edhe vjet që Shqipëria është narko – shtet dhe ti vjen këtu e na reciton çfarë thotë RAI 3. Shqiptarët shohin realitet tjetër.

    Edi Ramën nuk e rrëzoni me këtë retorikë, është turp të etiketoni Shqiëprinë që e kemi amanet që është narko-shtet.

    Paska thënë që RAI 3 dhe Bild që e keni paguar ju që Shqipëria komandohet nga krimi.

    E kemi nder të kemi për kryetare parlamenti dhe akuzat ndaj saj nuk janë të vërtetë, ne nuk jemi të lidhur me krimin.

    Ju na akuzoni për mushkonja, aviona droge, hidhni akuza për trafikim lëndësh narkotike, mendoj se ata nuk ekzistojnë por ju ka bërë dëm vaksina.

  • Zbardhet dinamika / Dhëndri i pronarit të hotel “Greccia” rrëmbeu dhe ekzekutoi recepsionistin në Dhërmi (FOTO)

    Zbardhet dinamika / Dhëndri i pronarit të hotel “Greccia” rrëmbeu dhe ekzekutoi recepsionistin në Dhërmi (FOTO)

    Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak minuta pas mesnatës së kësaj të enjteje në Dhërmi.

    Voxnews.al ka siguruar fotografinë e autorit të dyshuar të ngjarjes së rëndë. Ai është Gerald Shehu nga Tepelena dhe me banim në Angli.

    Gerald Shehu, i cili është njëkohësisht dhëndri i pronarit “Hotel Greccia” në Dhërmi, si dhe pronar i restorantit në këtë hotel, dyshohet se ka rrëmbyer recepsionistin nga Tirana, 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi, i cili kishte shkuar aty për të punuar gjatë sezonit veror.

    Siç mëson Voxnews.al, Shehu e ka rrëmbyer recepsionistin dhe e ka dhunuar, ndërsa rreth orës 00:30 dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri duke e ekzekutuar. Trupi i pajetë i 31-vjeçarit nuk është gjetur ende.

    Motivet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende. Policia dyshon se pas krimit, Shehu, i cili është baba i një vajze dhe jeton me dokumente të rregullta në Britani, është larguar drejt Greqisë përmes pikës kufitare të Qafë-Botës.

    Autori i dyshuar Gerald Shehu
  • Kërcënoi dhe goditi me grusht mjekun, bie në pranga 32-vjeçari (Emri)

    Kërcënoi dhe goditi me grusht mjekun, bie në pranga 32-vjeçari (Emri)

    Policia e Kukësit ka ndaluar 32-vjeçarin pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje me dashje.

    I riu akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

    Mësohet se më datë 16.05.2024, ka kanosur dhe goditur me grusht, për shkak të detyrës, mjekun 58 vjeç.

  • Ilnisa dhe Meritoni nuk humbasin asnjë çast nga njëri tjetri, gazetarja poston foton e ëmbël

    Ilnisa dhe Meritoni nuk humbasin asnjë çast nga njëri tjetri, gazetarja poston foton e ëmbël

    Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi janë një nga dyshja më e komentuar e këtij edicioni të tretë të BBVA.

    Çifti herë pas here kanë qënë në qendër të kritikave për arsye të diferencës në vite me njëri tjetrin.

    Shumë aludime u hodhën se pas përfundimit të spektaklit kjo marëdhënie do të përfundonte.

    Përmes një “Insta-story” gazetarja ka ndarë me ndjekësit e saj një foto ku duket në makinë e kapur përdore me Meritonin.

    Epo mesa duket çifti po shijon dashurinë.