Category: Uncategorized

  • Keisi i dha fund beqarisë? Sabiani zbulon të vërtetën

    Keisi i dha fund beqarisë? Sabiani zbulon të vërtetën

    Keisi Medini dhe Sabiani, ndoshta dyshja babë-bijë më e dashur e momentit. Raporti i tyre është sa i ëmbël, aq edhe i diskutuar. Të gjithë e njihnim Keisin si vajzën e tij, por kur Sabiani hyri në shtëpinë e “BBV2”, teksa e bija ishte brenda, kjo po që ka qenë një periudhë e zhurmshme për ta.

    Së fundmi me anë të një fotoje të postuar prej tyre duket se Keisi po shkon drejt altarit. E veshur me një fustan të bardhë dhe me një buqetë lulesh në dorë teksa mbështetej tek babai i saj, Sabiani, i cili ishte i veshur me një kostum të zi klasik. Jo vetëm veshja e tyre, por edhe në foto Keisi ka vendosur një ’emoji’ nuseje e duket se dita e veçantë për të ka mbërritur, por se kush është fatlumi këtë ende nuk e dimë.

    E më në fund u zbulua e vërteta, nuk ishte aspak një dasmë por videoklipi i këngës së re të Sabinait që titullohet “Çelësi i shtëpisë”. Këngë e cila ia dedikon babai-vajzës ditën kur martohet dhe për këtë arsye Keisi ishte në klip e veshur me fustan të bardhë dhe me buqetë lulesh.

  • Zbulohet skema tjetër e mashtrimeve me kreditë, 34-vjeçari “gropos” disa qytetarë përmes mashtrimit dhe arratiset në Gjermani (Emrat)

    Zbulohet skema tjetër e mashtrimeve me kreditë, 34-vjeçari “gropos” disa qytetarë përmes mashtrimit dhe arratiset në Gjermani (Emrat)

    Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 34-vjeçar i identifikuar si Ledio Vrapi pasi dyshohet për mashjtrimin e disa personave nëpërmjet marrjes së kredivë në emrin e tyre. Ndaj tij gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

    Mësohet se 34-vjeçari, tashmë me banim në Gjermani, ka mashtruar shtetas të ndryshëm duke ju thënë se i nevojiteshin të dhënat e tyre për të çelur llogari bankare dhe për të tërhequr shuma parash nga banka, në mënyrë që ai të mos tërhiqte vëmendjen e autoriteteve shtetërore.

    Pas çeljes së llogarive dhe tërheqjes së parave, ai i ka dhënë secilit nga shtetasve nga 50 000 lekë si shpërblim.

    Por ndërkohë që mendonin se kishin fituar nga “qiradhënia” e llogarisë së tyre bankare dhe të dhënave personale, sapo kishte filluar kalvari i tyre.

    Kjo pasi sipas policisë, nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Ledio Vrapi me anë të fotove të kartave të identitetit të këtyre shtetasve ka marrë kredi pranë disa institucioneve financiare, shuma parash që variojnë nga 5-7 milionë lekë të vjetra, të cilat janë transferuar në numrat e llogarive të shtetasve dhe janë përvetësuar pas tërheqjes prej tij.

    Madje, policia thekson se në këtë veprimtari të paligjshme është përfshirë edhe noterja M. D., e cila dyshohet se ka kryer noterizimin e kontratave me palë shtetas që nuk kanë qenë të pranishëm dhe që nuk i kanë nënshkruar këto kontrata dhe për të cilët janë paraqitur të dhëna të rreme lidhur me adresat e banimit dhe të dhënave të tjera.

    Policia ka proceduar edhe dy punonjës të institucioneve financiare që kanë lëshuar kredi pa prezencën e personave që supozohet se e merrnin atë.

    “Në përfundim të këtyre veprimeve, nga ana e punonjësve të institucionit financiar, konkretisht Lindita Ndroqi, (përgjegjëse zyre) Linda Peci dhe Eros Aliu (oficerë kredie), janë mbajtur relacionet dhe vendimet e miratimit të kredive, të bazuara në të dhëna të rreme, të cilat nuk i përkasin palëve në cilësinë e debitorëve”, njofton policia.

    “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkon masa sigurie ‘Arrest në burg’ dhe ‘Arrest shtëpie’ për 5 persona nën akuzë për veprat penale të ‘Mashtrimit’ dhe të ‘Falsifikimit të Dokumenteve’.

    Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta persona duke përdorur gënjeshtrën dhe shpërdorimin e besimit, kanë përvetësuar shumat e kredive të marra nga 11 persona që kanë bërë kallëzim penal duke i mashtruar dhe duke ju përvetësuar shumat monetare.

    Shtetasi L.V., ka shtyrë të dëmtuarit nga kjo veprimtari kriminale që të hapnin llogari bankare në emër të tyre, ku janë transferuar shumat monetare të marra nëpërmjet kredive bankare. Po kështu, shtetasi L.V., nëpërmjet gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit ka siguruar kopje të dokumenteve të identifikimit për personat e dëmtuar dhe pa dijeninë e tyre, ka bërë të mundur realizimin e dosjeve të kredisë dhe kontratave të kredise, në institucionin financiar ‘Fondi Besa’ sh.a, duke bërë të mundur çeljen e kredive, disbursimin dhe transferimin e shumave monetare në llogaritë bankare të personave të dëmtuar, tërheqjen e shumave dhe përvetësimin e tyre.

    Në kryerjen e këtyre veprimeve, shtetasi L.V., ka bashkëpunuar me shtetasit E. A. dhe L. P., të cilët kanë qënë punonjës të shoqërisë ‘Fondi Besa’ sh.a, që kanë qënë në cilësinë e oficerit të kredisë, në lidhje me personat e dëmtuar. Po kështu, ka bashkëpunuar edhe me shtetasen L. N., e cila ka qënë përgjegjëse e zyrës përkatëse të ‘Fondi Besa’ sh.a, që ka patur në varësi dy punonjësit e mësipërm.

    Personat e dëmtuar nuk janë paraqitur ndonjëherë në zyrat e institucionit financiar ‘Fondi Besa’ sh.a, nuk kanë nënshkruar ndonjë dokument për marrjen e kredive, nuk kanë nënshkruar kontratat noteriale për marrjen e kredive, nuk kanë pasur dijeni në lidhje me ekzistencën e kredive në emër të tyre. Punonjësit e institucionit financiar ‘Fondi Besa’ sh.a kanë qënë plotësisht në dijeni të faktit se personat e dëmtuar nuk janë paraqitur në zyrat e tyre, për të aplikuar për kredi dhe për të dorëzuar dokumentacionin e kredisë, por kanë plotësuar dosjen e aplikuesve me dokumente me përmbajtje të falsifikuar.

    Sa më sipër, ekzistojnë prova të mjaftueshme se shtetasi L. V., në bashkëpunim me shtetaset L.N., E.A. dhe L.P., kanë krver veprën penale të “Mashtrimit”, me pasoja të rënda dhe të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 143/3 dhe 25 të Kodit Penal.

    Po kështu, ekzistojnë prova të mjaftueshme se shtetasja M. D., në cilësinë e Noteres, ka kryer veprën penale të ‘Falsifikimi i dokumenteve’, nga personi që e ka për detyrë, në 11 raste, të parashikuar nga nenet 186/3 i Kodit Penal.

    Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon:

    – Të caktohet ndaj personit nën hetim L.V., masa shtrenguese e sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale;

    – Të caktohet ndaj personave nën hetim L.N., E.A., L.P. dhe M.D., masa shtrënguese e sigurimit personal “arrest në shtepi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale;

    – Të caktohet ndaj personit nën hetim M.D. edhe masa ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale”, bën me dije prokuroria.

  • “Ndërmjetës i Ramës me mafian”, kush është Ergys Agasi që Ahmetaj e përmendi në Rai3?

    “Ndërmjetës i Ramës me mafian”, kush është Ergys Agasi që Ahmetaj e përmendi në Rai3?

    Ish-ministri Arben Ahmetaj nga arratia ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka pritur në zyrën e tij kriminelë dhe këto i ka parë me sytë e tij.

    Gjatë një interviste për Rai3, Ahmetaj tha se Rama ka lidhje me grupet kriminale dhe koordinatori i bandave të Durrësit është Ergys Agasi. Sipas tij, Agasi si koordinator drejton bandat kriminale dhe i përdor eksponentët e tyre për zgjedhjet.

    “Grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Është e ditur kjo në Shqipëri. Ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre ndërtim në Shqipëri. Praktikisht shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj i kalojnë në Shqipëri. Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri – tjetrin. Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe. A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve. Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet. Ku i takon Rama? I takon edhe në zyrën e tij, në zyrën e mbledhjeve që ka në selinë e qeverisë. Unë nuk kam marrë pjesë sepse nuk kam pranuar kurrë të përfshihem. I kam parë pothuajse të gjithë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani… Po. Kapo të mafias”.

    Por kush është Ergys Agasi?

    Ergys Agasi është një biznesmen nga Durrësi, djali i ish-deputetit socialist, Bardhyl Agasi i cili ka qenë Sekretar i PS në kohën kur kjo forcë politike drejtohej nga Fatos Nano. Edhe pse i ati ka qenë socialist, në skenën politike Ergys Agasi është futur nga LSI.

    Ai ka mbajtur postin e kreut të Inspektoratit të Mjedisit, në kohën kur Ministër i Mjedisit ishte Lefter Koka. Gjatë kësaj kohe, Agasi duket se ka krijuar lidhje të forta miqësie me Alqi Bllakon, pasi me babanë e ish-deputetit socialist ka edhe një kompani, “EA LOGISTICS”, me objekt transportin kombëtar dhe ndërkombëtar të mallrave.

    Por në vitin 2017, Agasi dha dorëheqjen nga posti dhe iu bashkua Partisë Socialiste dhe sot ai ka një pushtet të madh si i deleguar politik për qarkun e Durrësit nga socialistët, qark ku është deputet vetë kryeministri. Me një influencë mjaft të madhe pas pushtetit të dhënë nga Edi Rama si Drejtues Politik i Qarkut Durrës, Agasi shfaqet herë si biznesmen, herë si këshilltar i Ramës, herë si koordinator i lidhjeve të politikës me botën e egër të krimit për interesa elektorale.

  • Kryemadhi i jep mesazh të koduar bashkëpunëtorëve të Metës (ose ish-servileve të saj)

    Kryemadhi i jep mesazh të koduar bashkëpunëtorëve të Metës (ose ish-servileve të saj)

    Monika Kryemadhi ka bërë një postim në Instagram ku ka shfaqur një sekuencë nga filmi Rocky ndërsa ky i fundit lan hesapet në rrugë me ish-ndihmësin e tij Tommy Gunn.

    Në fabulën e filmit Tommy Gunn e sfidoi edhe pse Rocky bëri çmos që të shmangte përballjen me ish-bashkëpunëtorin e tij.

    Më duket se ky mesazh i përzgjedhur nga Kryemadhi është një paralajmërim dhe sinjal i hapur për disa bashkëpunëtore të vjetra të Kryemadhit që sot janë rreshtuar me Metën dhe hiqen sikur Kryemadhi nuk ekziston ose ato nuk e njohin më.

    Në javët e fundit Kryemadhi ka mbajtur një profil të tërhequr duke e lënë Ilir Metën të bëjë ç’të dojë me partinë edhe pse ajo ka bindjen se Ilir Meta është duke e shkatërruar partinë.

    Por ndonëse konfliktin me Ilir Metën, Kryemadhi po e menaxhon me durim e strategji sot ajo ka dhënë sinjal se ky durim mund të mos vlejë për ish-bashkëpunëtoret e saj të dikurshme.

    Postimi i sotshëm është paralajmërim i hapur ndaj ish-bashkëpunëtorëve të saj duke u kujtuar se nuk është vetëm tërheqja opsion por mund të fillojë edhe ndonjë sulm frontal ballor ndaj tyre. /Hashtag.al

  • E rëndë në Shkodër, një tjetër grua vetëmbytet në lumin Buna

    E rëndë në Shkodër, një tjetër grua vetëmbytet në lumin Buna

    Një grua është mbytur në ujërat e lumit Buna.

    Ajo është nxjerrë pa shenja jete. Sipas policisë Shefike Osja, 63 vjeç, është vetëmbytur.

    Ende nuk dihen arsyet që mund ta kenë çuar drejt vetëmbytjes.

    Kujtojmë që kjo ngjarje e rëndë vjen vetëm pak kohë pasi në lumin Buna u vetëmbyt Alma Arrazi me 3 fëmijët e saj.

    Lajm ne përditësim….

  • Ja çfarë duhet të dini për ndryshimin e pagave nga 1 korriku për administratën dhe lajmet e fundit për rritjen e pensioneve, nga indeksimi, deri te skema e re, ekspertja e njohur e ekonomisë jep detajet

    Ja çfarë duhet të dini për ndryshimin e pagave nga 1 korriku për administratën dhe lajmet e fundit për rritjen e pensioneve, nga indeksimi, deri te skema e re, ekspertja e njohur e ekonomisë jep detajet

    Ekspertja e njohur e ekonomisë Romina Radonshiq ka komentuar zhvillimet e fundit sa i përket rritjes së pagave në administratë dhe planet e qeverisë për të rritur pensionet. Në një intervistë televizive, ajo u shpreh se rritja e pagave është një efekt pozitiv pasi për vite ka qenë një afat kohor shumë i zgjatur që nuk janë indeksuar pagat. Nga ana tjetër, sipas ekspertes një pension do të ishte i rritur mjaftueshëm, nëse do të ishte afër pagës minimale, por çështja është se kjo është e paarritshme pasi nuk do të shkojë aq.

    -Fakti që nga 1 korriku do të kemi paga dhe pensione më të larta, madje do të shohim një rritje të paregjistruar më herët. Si do të ndikojë fillimisht në ekonomi kjo rritje e pagave?

    Rritja e pagave është një efekt pozitiv pasi për vite ka qenë një afat kohor shumë i zgjatur që nuk janë indeksuar pagat. E ndoshta kjo iniciativë vjen për shkak të rritjes së kostos së jetesës në Tiranë dhe në çdo qytet tjetër të Shqipërisë, sepse ne radhitemi si një nga vendet me pagat më të ulëta dhe është normale që sot, duhet të kishte një reagim se nëse nuk kemi paga të larta, atëherë kemi nivel varfërie të lartë, kemi një lloj standardi të ulët. Ne duam të futemi në BE dhe me pagat që jemi, ne nuk mund të futemi në BE.

    -Kjo rritje do të ndikojë drejt për së drejti në konsum?

    Do të ndikojë në konsum, do të ndikojë në performancën e buxhetit familjar të individëve që iu rriten pagat e megjithatë, unë kam një dyshim te pjesa e qeverisjes vendore sepse shumë bashki jo të qyteteve kryesore, edhe pse nëpunësit kanë mbaruar punë shumë të mirë, mirëpo paguhen pak më shumë se me një pagë mbi minimale dhe kanë një kosto të lartë jetese, mbase jo si në qytetet e mëdha por të mendosh të mbarosh një universitet dhe të bësh një punë të mirë, është për të ardhur keq, por nuk e di si do e zgjidh qeverisja vendore këtë gjë, pasi dhe ajo ka problemet e veta me buxhetin dhe pagat nga ai buxhet vendor caktohen. Megjithatë do të ndikojë pozitivisht, madje do të jetë dhe administrata publike.

    -Rritja e pagave pa arritur produktivitetin, ka rreziqe të tjera?

    Ky është problemi më i madhe sepse administrata publike dhe pse ka trajnime e kualifikime, por pjesa më e madhe e trajnimeve bëhen aty për aty e nuk është se shfrytëzon për të rritur performancën në punë sepse ne e dimë shumë mirë që çdo trajnim që organizon vetë administrata qofshin dhe ministritë, brenda dhe jashtë vendin, e shfrytëzon më shumë për udhëtime sesa për të marrë informacionin e duhur për të kontribuar në performancë. Mendoj që do të duhet një angazhim dhe nga vetë burimet njerëzore me qëllim që paga e tyre janë taksat e shqiptarëve normalisht, e të justifikojnë edhe punën, sepse ne e dimë shumë mirë që një pjesë e punonjësve e bëjnë punën në kafe ku edhe pse kanë mënyrën e modernizuar duke u çekuar por përsëri ato dhe hyjnë e dalin dhe jo gjithmonë janë në vendin e tyre të punës në momentin që kërkohet shërbimi nga qytetarët.

    -Kemi të bëjmë me një konkurrencë të shëndetshme, përsa kemi të bëjmë me rritje të pagave në sektorin publik dhe njëfarë presioni që edhe sektori privat të bëj të njëjtën gjë?

    Sektori privat duhet patjetër të rrisë pagat se nëse flasim për administratë publike e respekton më tepër kontratën e punës, ndërsa sektori privat ne e dimë shumë mirë që një punonjës punon me orar të zgjatuara, nuk ka shpërblime monetare e ndoshta dhe jo monetare, duke i motivuar.

    -Rritja e pagave shoqëruar dhe me mungesën e punonjësve, ka ndikuar në rritjen e pagave, qoftë atyre reale, qoftë dhe atyre që një pjesë deklarojnë dhe një pjesë jo pagat e punonjësve?

    E vërtetë, ky është problemi më i madh te pjesa e evazionit fiskal edhe pse qeveria është përpjekur herë pas here të bëj kontrolle por aty ku ka sektor turizmi që është një sektor strategjik, ne kemi akoma pjesë të evazionit fiskal ose ndoshta dhe të punësimit informal që qeveria duhet të shtojë inspektorët te Tatimet, pasi janë më të përgjegjshëm në kontrollet e këtyre subjekteve, se është një nga problemet, por ka patur reagime.

    -Një efekt tjetër pozitiv a mund të jetë te skema në tërësi, te skema e Sigurimeve Shoqërore?

    Është një, madje që në momentin që u fol për pagën mesatare 900 euro, shumë ekspert ekonomie thanë u sa mirë që do shkojë paga sëpari për të rritur standardin e jetesës për individët të cilët punojnë në administratën publike por do të ndikoj edhe në sektorin privat për rritjen e pagës dhe do të ndihmojë skemën e Sigurimeve të Sigurimeve Shoqërore. Vetë shteti duhet shumë para t’i jap kësaj skeme e përsëri jemi në ato standarde ku niveli i pensioneve është në nivelet më të ulëta se në vendet e rajonit. Ndaj besoj se kryeministri paralelisht me rritjen e pagave në administratën publike ka folur dhe për rritjen e pensioneve pasi është një çështje shumë sensitive. Pasi në të vërtete pensionistët kanë dhënë shumë në këtë vend.

    -Shpesh herë administrata publike është akuzuar për paaftësi, për mënyrën sesi kanë gjetur një vend pune. Në tërësinë e vet përveç konkurrencës midis sektorit privat dhe atij publik, brenda sektorit publik, do të ketë një konkurrencë më të ashpër, pra një konkurrencë pozitive që produkti final të jetë më i mirë dhe në këtë mënyrë shmanget edhe punësimi nëpërmjet njohjeve?
    Unë mendoj që duhet patjetër por pjesa e aftësisë së punonjësve të administratës publike unë shoh që janë rritur numrat e aplikimeve për masetera në degë të caktuar se rastis që diploma e tij nuk korrespondon me pozicionin në punë. Shoh që ka një reagim që ato marrin një master në lidhje me pozicionin që kanë me qëllim që të mbrojnë vendin e punës. Pjesa e nepotizmit do të jetë pak e vështirë për të eliminuar sa dhe vetë aplikantët për të punësuar, ve në siklet drejtues të cilët ndoshta i kanë të njohur e bëhen dhe vetë palë të korrupsionit. Pasi ne vetë themi që janë drejtuesit që janë të ‘korruptuar’, por në të vërtetë dhe vetë ato bëhen pjesë e korrupsionit. Ndryshimi duhet të nisi nga ne që të ndryshojë kjo lloj qasje. Megjithatë ka ardhur momenti që gjithsekush të marrë atë që meriton.

    -Shpesh herë është deklaruar që modernizimi i administratës publike është një ndër pikat kryesore për t’u plotësuar në rrugën drejt integrimit në BE. Çfarë do të thotë një administratë e modernizuar?

    Do të thotë sëpari që të jetë në të njëjtën hap me vendet e BE-së. Kemi shumë punonjës të administratës që ende nuk dinë të përdorin kompjuterin apo të dërgojnë një e-mail, kjo vjen nga një moshë ku nuk janë shumë miqësor me teknologjinë dhe internetin por janë shumë të mirë te pjesa manuale.

    -Një tjetër pikë e përmendur nga kryeministri Edi Rama, ishte rritja edhe e pensioneve, e madje pritet të jetë një ndër rritjet më të mëdha. Sipas jush sa duhet të jetë një pension i drejtë në Shqipëri?

    Një pension mendoj se do të ishte i rritur mjaftueshëm, nëse do të ishte afër pagës minimale, por çështja është se kjo është e paarritshme pasi nuk do të shkojë aq. Kemi një problem sepse brezat që do vijnë e sidomos te femrat, do jenë më tepër me pension të pjesshëm, sepse pas viteve 90’ janë target grupi që u punësua në informalitet, pasi mendonin se bizneset i kishin siguruar por nuk iu kishin paguar asnjë kontribut vjetor. Një pjesë e mirë do të jenë me pension të pjesshëm pasi nuk arrijnë dot të përmbushin vitet e punës. Një pension i pjesshëm që arrin diku te vlera 92 mijë lekë të vjetra por të shihet për të shkuar pak më lartë pasi është shumë e ulët si vlerë.

    -Të shohim rritja sa do të jetë, i përgjigjet pensionistëve me këtë inflacion kaq të lartë?

  • ‘Tërbohet’ moti në këtë vend/ Përmbytjet ‘bëjnë kërdinë’, lumi përfshinë tre persona (Video)

    ‘Tërbohet’ moti në këtë vend/ Përmbytjet ‘bëjnë kërdinë’, lumi përfshinë tre persona (Video)

    Tre persona janë zhdukur në rajonin verilindor të Italisë, Friuli Venezia Giulia.

    Bëhet me diej se personat e zhdukur ndodheshin në brigjet e lumit Natisone, niveli i të cilit u rrit ndjeshëm për shkak të shiut të vazhdueshëm.

    Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një i ri dhe dy vajza, të cilët pasi kanë alarmuar me celular, janë marrë nga shpejtësia e ujërave.

    Gjithashtu pamjet në video tregojnë tre personave pak para se të përfshiheshin. Zjarrfikësit lokalë më herët ishin përpjekur t’i arrinin me helikopter dhe kishin hedhur një litar, por nuk arritën të përfundonin operacionin e shpëtimit për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

  • Të përqafuar dhe të lumtur, Ilnisa poston foto me Mertonin pas përfundimit të BBV

    Të përqafuar dhe të lumtur, Ilnisa poston foto me Mertonin pas përfundimit të BBV

    Para pak ditësh u organizua After Party i “BBV3”, ku morën pjesë ish-banorët e këtij edicioni dhe shumë personazhe të tjerë publikë.

    Në festë u panë edhe Meritoni dhe Ilnisa, të cilët edhe kanë qëndruar bashkë, duke treguar kështu se lidhja e tyre po shkon mirë edhe pas daljes nga shtëpia.

    Vetëm pak më parë Ilnisa ka postuar disa foto me Meritoni nga ajo mbrëmje, ku duken krahë njëri-tjetrit dhe shumë të lumtur.

  • Luftë me sëmundjen, beteje me Spitalin e Traumës! Historia e Adelinës që ka shpenzuar miliona lekë dhe SUT i mohon të drejtën

    Luftë me sëmundjen, beteje me Spitalin e Traumës! Historia e Adelinës që ka shpenzuar miliona lekë dhe SUT i mohon të drejtën

    EMISIONI VETTING

    Adelina Preçit nga Lezha, më shumë po i kushton marrja e një dokumenti që është operuar në Spitalin e Traumës se sa vetë operacionet që ka bërë apo që kërkon të bëjë. Mosmarrja e këtij dokumenti, që i kërkohet nga mjekët kirurgë në Itali, për të vijuar kurimin, e ka dërguar Adelinën në dyert e gjykatave, për të kërkuar që të urdhërohet spitali që t’i japë kartelën klinike.

    Por edhe kjo rrugë e sigurimit të kartelës së saj mjekësore iu mbyll këtë të martë në Gjykatën Administrative, duke e lënë Adelina Preçin në mëshirë të fatit…

    Çfarë ka ndodhur me Adelina Preçin?

    Adelina nuk e kupton ende se përse kartela e ndërhyrjes që ka bërë në Spitalin e Traumës, për vënien e protezave, nuk i jepet në dorë.

    “Arsyeja që unë nuk mundet të ndërhyjë në Itali është sepse doktorët në Itali më kërkojnë letrat e Spitalit të Traumës ku unë kamë bërë ndërhyrjen. Se cila është arsyeja vetëm doktori e dinë. Mua më kërkojnë letrat në Itali për të ditur se çfarë materiale i kam protezat që i kam në kurrizin tim. Doktori që më ka operuar është Dritan Todhe. Doktorit i kërkoj letrat e spitalit që më kërkojnë që unë të kryej të gjitha ndërhyrjet e nevojshme në Itali. Mua nuk më është dhënë asnjë letër apo dokument, doktori flet me gojë dhe dokument nuk më jep…- shprehet per Vetting, Adelia Preçi.

    Por, a duhet që Spitali i Traumës ta pajisë Adelinën me dokumentin që kërkon?! Mjeku Shkëlqim Ahmetaj e konsideron problematike dhe të rëndë mos pajisjen e pacientes me kartelën e saj, për më tepër që ajo i kërkon dokumentacionin për t’ia paraqitur mjekëve italianë me qëllim që të operohet atje, pasi ndërhyrja në Spitalin e Traumës jo vetëm që nuk i ka kthyer shëndetin, por përkundrazi, ja ka rënduar atë. Për Ahmetin, dhënia e kartelës futet në të drejtat ligjore të pacientit për informim.

    “Më vjen keq që pacientja është vendosur në këtë situata absurde dhe të padrejtë . Në respekt të ligjit që gëzon pacienti është e drejtë universale është e detyrueshme që pacientit t’i vendoset në dispozicion e gjithë kartela mjekësore që është e depozituar në Spitalin e Tramës dhe konkretisht në statistikat e spitalit. Është në detyrimin e institucionit t’i ofrojë pacientes me kërkesën e pacientes, fotokopjen e kartelës klinike, për të gjitha ndërhyrjen, trajtimin paraprak, ekzaminimet që janë kryer deri në momentin që i sëmuri ka qëndruar në spital.

    Pacientja dokumentacionin e depozituar pranë insistonit mundet ta përdori për nevojat e saj, për trajtim të mëtejshëm. Për të ditur realisht as çfarë ka ndodhur me jetën e këtyre njerëzve. Pra është detyrim ligjor e drejta e informimit të pacienti, për çfarë ka ndodhur me tepër pasoja që i kanë ardhur ndaj saj. Për shkak të mjekimit cilësorë ose jo cilësorë. Këtu mbetet vetëm thjeshtë të zbatohet ligji. Është detyrim ligjorë e drejta për të zbatuar vendimet ligjorë për çfarë ka rezultat . Për pasoja që kanë ardhur prej saj për shkak të mjekimit jo cilësor. Këtij mbetet thjeshtë të zbatohet ligji”- shprehet Shkëlqim Ahmeti.

    Ndërkohë, avokatja Margarita Kola, shprehet se Spitali i Traumës e ka detyrim ligjor që t’i vërë në dispozicion pacientes kartelën mjekësore. Kola shpreh shqetësimin se mosdhënia e kartelës nuk është rast i shkëputur, si me Adelinën, por një fenomen shqetësues, që ndikon në vijimin e kurimit në qendra të tjera shëndetësore. “Çdo institucion por jo vetëm spitali edhe institucionet e tjera duhen të mbajte rekorde dhe arkiva për të sëmuret për kartelat të sëmurët apo epikriza. Në shumicat e rasteve në çështjet që unë kam ndjekur nëpër gjykata konstatoi se asnjëherë nuk ka vullnet nga ana e Spitalit që t’i jepet dosja e pacientit edhe pse është e drejte tyre për t’u njohur me dosjen mjekimet dhe procedurën që ka ndjekur spitali- shprehet avokatja Kola.

    Edhe Kodi Deontologjik që është në fuqi dhe që ka të bëjë me një nga detyrimet e mjekut, e detyron këtë të fundit që t’i japë pacientit kartelën.

    “Sipas nenit 34, paragrafi i dytë i kodit deontologjik, mjeku e ka për detyrë të krijojë Dosjen (kartelën) klinike individuale të të sëmurit, e cila plotësohet dhe ruhet nën përgjegjësinë e mjekut kurues si një dokument i rëndësishëm klinik, studimor-shkencor dhe juridik (mjeko-ligjor). Ai e ka për detyrë të përshkruaj në kartelën klinike qartë e kuptueshëm diagnozat, ekzaminimet dhe interpretimet e tyre, mjekimet dhe argumentat për çdo ndryshim që bën, si dhe konsultat mjekësore që kryhen për të sëmurin e Tij”- thuhet ne Kod. Madje, ky është edhe në brendësi të ligjit nr. 123/2014 për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë.

    VIJON…

  • Spitali i Shkodrës përfshihet nga flakët, zbardhen detajet e para

    Spitali i Shkodrës përfshihet nga flakët, zbardhen detajet e para

    Sërish zjarr në spitalin e Shkodrës. Pasditen e sotme, flaket kanë përfshirë katin nëntokë të spitalit duke sjellë panik tek pacientet.

    Zjarri ka përfshirë dhomat ku ndodhet farmacia e spitalit.

    Edhe në muajin janar, një zjarr masiv përfshiu spitalin e Shkodrës por deri me sot nuk janë zbuluar arsyet.

    Në vitet e fundit, të shumta kanë qenë zjarret në këtë institucion shëndetësor.