Category: Uncategorized

  • Mbyllet protesta para Bashkisë së Tiranës/ Ja kur do të jetë tubimi i radhës

    Mbyllet protesta para Bashkisë së Tiranës/ Ja kur do të jetë tubimi i radhës

    Mbyllet edhe protesta e nëntë e qytetarëve përpara Bashkisë së Tiranës.

    Organizatorët njoftuan se protesta do të vazhdojnë.

    Të martën e radhës, qytetarët pritet të mblidhen sërish, për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

    Protestuesit thanë se nuk do të ndalen.

    Ndërkohë, edhe gjatë kësaj proteste pati momente tensioni.

    Forca të shumta policie blinduan godinën, kurse folësit bënë thirrje disa herë që forcat e rendit të bashkohen me protestuesit.

  • Gara për shikueshmëri / Kush e fiton mes Luizit dhe Eglës? Ja statistikat (Foto)

    Gara për shikueshmëri / Kush e fiton mes Luizit dhe Eglës? Ja statistikat (Foto)

    Luiz Ejlli do të mbetet fenomeni i ”Big Brother Albania Vip 2”, por një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.

    Ata i janë kthyer momentit kur Luizi fiku dritat e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 2” duke e krahasuar me momentin e ngjashëm nga Egla Ceno, e cila u shpall fituese e sezonit të tretë.

    Një postimin e bërë vjet në Instagram, shihet Luizi i cili fik dritat e shtëpisë dhe ka arritur 33 mijë pëlqime dhe rreth 650 mijë shikime. Kurse postimi i Eglës ku ajo fik dritat e shtëpisë së sezonit të tretë, ka marrë 10 mijë pëlqime dhe mbi 850 mijë shikime. Ky kontrast është veçanërisht interesant, pasi tregon se Egla ka tejkaluar numrin e shikimeve të videos së Luizit.

    Egla Ceno ka pasur edhe shumë momente kulmore në rrugëtimin e saj në këtë edicion të Big Brother, siç janë qëndrimi në Dhomën e Bardhë, ditëlindja e saj, momentet kur ka shpërthyer në lot, debatet shumë të komentuara nga të gjithë, skualifikimi nga loja. Së fundi janë postuar në rrjete sociale nga fansat e Eglës screenshot-e të videove të këtyre momenteve të saj, ku secila ka miliona shikime.

    Megjithatë kjo është vetëm një pjesë e shikueshmërisë së madhe, pa marrë parasysh rrjetet sociale si Facebook dhe TikTok.

  • Humbja e bashkëshortes, çfarë i shkruajnë personazhet e njohur Agron Llakajt (Foto)

    Humbja e bashkëshortes, çfarë i shkruajnë personazhet e njohur Agron Llakajt (Foto)

    Familja e Agron Llakaj është në zi. Bashkëshortja e tij u nda para kohe nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

    Të shumtë janë personazhet e njohur të jetës publike në vend që i kanë shprehur ngushëllimet aktorit të humorit.

    Ne sjellim në fotot më poshtë disa prej tyre.

  • Françeska do të jetë pjesë e spektaklit të njohur?

    Françeska do të jetë pjesë e spektaklit të njohur?

    Franceska Murati ishte e ftuar në një intervistë në ‘E diell’, në rubrikën e moderuar nga Argjira Spanca dhe Beniada Nishani. Ish-banorja e ‘BBV’ foli për eksperiencën në reality show dhe për pritjen nga familjarët.

    Ajo tha se partneri i saj ishte ndjerë krenar për rrugëtimin e saj.

    Më ka thënë jam shumë krenar për ty– tha Françeska.

    Më tej, ajo komentoi edhe batutën e saj për të shoqin, që u bë shumë virale në rrjet.

    “Kur e kam parë sa virale është bërë nuk e prisja. Nuk e mendova se mund të ishte dëgjuar, ai e ka pritur shumë mirë, shoqëria jonë i thotë Dori. Nëna më tha si përmend shoqet e burrit në ekran. Unë nuk jam tip xheloze, as ai. Ai është djalë i thjeshtë, kemi biznesin tonë ai punon aty. Unë e kam përmendur shumë here karrierën time në Britani e nuk është përmendur”

    Po ashtu, ajo u ngacmua nga Argjira për faktin se nëse do të bëhet pjesë e ekranit, duke përmendur edhe pozicionin e opinionistes në ‘She’s on top’.

    Pyetja– Do e kishte parë veten si moderatore?

    Franceska-Patjetër, pse jo

    Pyetja– Mendoj se mund të bënim diçka të bukur te ‘She’s on Top’.

    Franceska– Pse jo, do ishte kënaqësi. Do isha shumë e saktë dhe strikte.

  • Nëse fiton Egla, shqiptarët meritojnë vuajtjet që kanë”, çfarë thotë Julia Ilirjani pas finales së BBV”: Nuk …

    Nëse fiton Egla, shqiptarët meritojnë vuajtjet që kanë”, çfarë thotë Julia Ilirjani pas finales së BBV”: Nuk …

    Kjo për shkak se të dyja banorët kanë pas shumë konflikte me njëra-tjerën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe s’kanë qenë të pakta situatat e agravuara mes tyre.

    E pyetur nga Ronaldo Sharka nëse i qëndron ende deklaratës së saj për Eglën, Julia shprehet se nuk tërheq asnjë gjë nga fjalët që ka thënë.

    Ronaldo Sharka: Deklarata për Egla Cenon ka ndezur shumë rrjetin që nëse ajo do të fitonte, shqiptarët meritojnë vuajtjet që kanë. I qëndron kësaj deklarate?

    Julia Ilirjani: Unë Eglën e kam kolege. Më ka ardhur shumë keq për lojën që ajo zgjodhi të bëjë brenda BBV. Nuk e njoh jashtë kështu që nuk e di a është një lojë apo kjo është Egla, kështu që nuk dua të flas dhe të bëj komente për Eglën sot. Ato që i kam thënë, i kam thënë dhe nuk i tërheq më unë.

  • E njohur për veshjet luksoze, veshja e Françeska Muratit në finalen e Big Brother Vip ia kalon dhe çmimit të madh, nuk do ta besoni sa ka kushtuar look-u i Miss-it

    E njohur për veshjet luksoze, veshja e Françeska Muratit në finalen e Big Brother Vip ia kalon dhe çmimit të madh, nuk do ta besoni sa ka kushtuar look-u i Miss-it

    Françeska Murati ka marr vëmendjen e të gjithëve me veshjen e saj në natën finale të Big Brothet VIP.

    Miss-i edhe gjatë qëndrimit në shtëpi u komentua shumë për veshjet e saj të shtrenjta e luksoze, gjë e cila ka ndodhur edhe një natën e fundit të BBV.

    I gjithë look-u i ish-banores një natë më parë, arrin një shifër marramendëse, e që kalon dhe çmimin e madh të Big Brother Vip. Mësohet se e gjithë veshja që Françeska ka veshur ka arritur vlerën e 100 735€.

    Siç vihet re, më të kushtueshme kanë qenë aksesorët, vathët dhe unaza e ish-banores, me një vlerë totale 99 400€.

    Françeska ishte një ndër konkurrentet më të përfolura në shtëpinë e “BBV”, për veshjet e saj luksoze.

    E teksa vajzat e tjera veshin “Bershka” dhe “Zara”, Françeskën e kemi parë mjaft të kuruar dhe mjaft “të kripur”, si në përditshmëri brenda në shtëpi, po ashtu dhe gjatë “prime”-ve.

  • “Fëmijëri e humbur”/ Anila Hoxhën zbulon detajet e bujshme: Publikon emrat e 18 fëmijëve të zhdukur, nga Bleona Mata te…

    “Fëmijëri e humbur”/ Anila Hoxhën zbulon detajet e bujshme: Publikon emrat e 18 fëmijëve të zhdukur, nga Bleona Mata te…

    16 fëmijë janë shpallur të humbur nga Interpoli. Disa prej tyre janë deklaruar të humbur pasi njëri nga prindërit i ka rrëmbyer. Ndërsa për të tjerët nuk dihet asgjë . Ata quhen Juliana Hoxha ishte shtatë vjeçe kur humbi në 1992.

    Xhevahir Gezdari, 12 vjeç, humbi në 1995. Djali i një zyrtari të antiterrorit në shërbimin sekret, Julian Çela 10 vjeç u deklarua zyrtarisht i humbur në 2013, Eva Dumani në 2014 ishte 9 vjeç, u rrëmbye bashkë me të vëllain nga i ati duke u dërguar me luftime në Siri.

    Aleksandër Nikolli ishte 13 vjeç në 1998, Noel Musa, nëntë vjeç në 2019, Arisa Barci 13 vjeçe, shpallur e humbur në 2019, 3 vjeçe, tre fëmijët Kledi , Robert dhe Amelia Peshpali përkatësisht përkatësisht 12, 11 dhe 4 vjeç u deklaruan të humbur nga Interpol në 2019.

    Artur Carja ishte nëntë vjet kur u shpall i humbur, Blerta Selaj humbi në 1999 dhe ishte tre vjeçe, Bleona Mataj ishte 6 vjeçe dhe u deklarua e humbur në 2010 , Elson Lleshi 10 vjeç humbi në 2009 dhe dy fëmijët Jon dhe Janina Gashi 6 dhe 4 vjeç u futën në listën e interpolit sit ë humbur në 2015.

  • Heidit i dalin pjesët intime, Romeo nervozohet: “Ik e ndërroje këtë”. Ajo i kthehet: Nuk …! ( Video)

    Heidit i dalin pjesët intime, Romeo nervozohet: “Ik e ndërroje këtë”. Ajo i kthehet: Nuk …! ( Video)

    Një fund i shkurtët i veshur nga Heidi duket se është bërë shqetësim për Romeon.

    Teksa banorja ka qenë duke u ngritur nga divani, padashur fundi i është ngritur duke i dalë pjesët intime, gjë që ka sjellë menjëherë reagimin e Romeos.

    Ai i ka kërkuar të dashurës së tij të ndërronte veshjen ndërkohë që përgjigja e saj ishte se nuk dëshironte duke vijuar më tej: Unë kam qenë me rroba banjo sot, më kanë për të gjithë.

    Pjesë nga biseda:

    Romeo: O zemër ça po bën moj, ik ndërroje atë.

    Heidi: Nuk dua, lere se është i freskët. Cfarë problem ka, çfarë doli?

  • E rëndë në Itali, 42-vjeçarja shqiptare plagos me thikë dy fqinjët e saj në banesën e tyre! Nënë e bijë në gjendje kritike për jetën

    E rëndë në Itali, 42-vjeçarja shqiptare plagos me thikë dy fqinjët e saj në banesën e tyre! Nënë e bijë në gjendje kritike për jetën

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pavia të Italisë. Një 42-vjeçare shqiptare është arrestuar për tentativë të dyfishtë vrasjeje.

    Mediat italiane bëjnë me dije se 42-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e fqinjëve të saj mbrëmjen e së mëkurës, rreth orës 18:00. Ajo ka gjetur në shtëpi një të moshuar 90 vjeçare dhe vajzën e saj, 62-vjeçare.

    Pa asnjë arsye, shqiptarja ka nxjerrë një thikë kuzhine dhe ka goditur disa herë nënë e bijë, në pjesët e sipërme të trupit.

    Më pas, ajo është strehuar në një oborr të brendshëm të shtëpisë, ende me thikën në dorë.

    Karabinierët e lokalizuan dhe armën e ftohtë e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Mësohet se nënë e bijë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në spital. Gjithashtu në spital është dërguar dhe 42-veçrja shqiptare e cila po mbahet në departamentin e psikiatrisë për hetimet e nevojshme.

  • Tensionet mes dy vendeve/ Rama mesazh Greqisë nga Himara: Pronat e himarjotëve janë të mbështetura në letra, jo nga Hëna…

    Tensionet mes dy vendeve/ Rama mesazh Greqisë nga Himara: Pronat e himarjotëve janë të mbështetura në letra, jo nga Hëna…

    Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Himarë, për të dorëzuar disa certifikata pronësie për shtëpitë e trashëguara.

    Gjatë fjalës së tij Rama nuk i kurseu as këtë herë batutat, kur iu drejtua banorëve duke u thënë se mes shqiptarëve janë njisha dhe se merren me politikë, dhe jo politikë lokale, por globale.

    “Himarjotët janë himarjotë dhe pikë. Secili e di vetë se ku i ka rrënjët. Ne nuk i ndajmë shqiptarët dhe jo të ndajmë himarjotët. Kush ju thotë diçka tjetër, shiheni mirë se pse e thotë.

    Mes shqiptarëve himariotët janë njisha, politikë nga mëngjesi deri mëngjesin tjetër, politikë globale! Kur isha i vogël dhe ndaloja te kafja e vogël në Vuno, pleqtë diskutonin për Nelson Mandelën.

    Dëgjova një bërtitje andej, nuk e di ca himarjotësh janë se ata zakonisht i vënë gjoksin dallgës nuk shkojnë nëpër cepa”, tha Rama.

    “Pronat e Himarës janë prona të mbështetura në letra, të lidhura me banorë këtu, jo në Hënë”, tha ai më tej.

    Rama tha se deri në fund të vitit, do të shpërndahen 4 mijë certifikata pronësie për shtëpitë e trashëguara.