Mbyllet protesta para Bashkisë së Tiranës/ Ja kur do të jetë tubimi i radhës

by editor

Mbyllet edhe protesta e nëntë e qytetarëve përpara Bashkisë së Tiranës.

Organizatorët njoftuan se protesta do të vazhdojnë.

Të martën e radhës, qytetarët pritet të mblidhen sërish, për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Protestuesit thanë se nuk do të ndalen.

Ndërkohë, edhe gjatë kësaj proteste pati momente tensioni.

Forca të shumta policie blinduan godinën, kurse folësit bënë thirrje disa herë që forcat e rendit të bashkohen me protestuesit.

Advertisements

You may also like