Category: Uncategorized

  • “Grupet kriminale janë vënë në alarm”, Gazetari Artan Hoxha zbardh detaje për mega-operacionin e SPAK: Kush janë grupimet e goditura

    “Grupet kriminale janë vënë në alarm”, Gazetari Artan Hoxha zbardh detaje për mega-operacionin e SPAK: Kush janë grupimet e goditura

    Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në një program televiziv ka komentuar mega-operacionin e SPAK, që lëshoi 49 urdhër-arreste.

    Hoxha theksoi se grupet kriminale në një moment kanë nisur të kuptojnë se kishte operacion dhe janë vënë në alarm. Sipas tij, kjo mund të jetë arsyeja se përse shumë persona që kërkoheshin nga SPAK mund të jenë arratisur.

    Artan Hoxha: Operacioni ka qenë i madh, shtrirë në disa vende të Shqipërisë, por janë përfshirë edhe policitë e shteteve europiane. Operacioni ka qenë sfidë për institucionet tona. Janë sekuestruar 4.5 milionë euro. Do të ketë zhvillime të reja për këtë operacion. Janë 4 procedime, që janë bashkuar. Janë katër dosje të mëdha dhe janë mbledhur në një procedim të vetëm. Më 10 maj, SPAK ka dorëzuar kërkesat për 49 urdhër-arreste. Grupet kriminale janë vënë në alarm sepse po kuptonin se po bëhej operacion i madh. Kjo mund të jetë arsyeja e arratisjeve. Arben Ndoka familjen e vet e ka dërguar në Itali, ka qenë edhe në Dubai. Kemi grupin e Shijakut, ku janë Avdylët. Kemi në Durrës Plarent Dervishin, Lulzim Berishën, po aty përmendet edhe rasti i Indrit Dokles dhe një grupi të tij. Kemi Shkozetin, kemi Lezhën, Shkodrën, Niklën, Kurbinin, Fushë Krujën. Për Shkozetin, ky grup është ndër grupet më të rrezikshme në vend. Aty janë gjetur edhe paratë dhe kishte banesa, që kishin edhe kamera. Kemi edhe Sukthin, ku u identifikua edhe grupi i Pojës ose grupi i Troplinëve. RENEA e ka rrethuar zonën 24 orë, është menduar se mund të ketë edhe rezistencë. Grupi i Shkozetit ishte një grup që nuk i përmendej emri, por ndoshta edhe për faktin se nuk i gjendeshin prova. Përplasja mes grupit të Tiranës dhe Shkozetit ka qenë tragjike. Grupi i Shkozetit ka rezultuar i fuqishëm dhe kjo nënkupton se ky grup ishte i fuqishëm. Grupi i Shkozetit është bërë i njohur për shkak të vrasjes së Edison Harizajt dhe ekzekutimit të Edmond Çekiçit dhe më pas nisi përplasja me Ervis Martinajn. Janë grupe që kanë pasur edhe lidhje politike.

  • Meri Shehu paralajmëron që të keni kujdes në këtë datë/ Ja cilat janë shenjat me fat për këtë javë

    Meri Shehu paralajmëron që të keni kujdes në këtë datë/ Ja cilat janë shenjat me fat për këtë javë

    Në aspektin astrologjik, java do të mbizotërohet nga energjia pozitive e planetëve. Sipas parashikimit nga Meri Shehu vijnë surpriza e lajme shumë të rëndësishme për shenjat gjatë kësaj jave. Astrologia këshillon që të tregojnë kujdes në datën 17 pasi ka tendenca të shtuara xhelozie, dyshimi apo edhe humbjeje.

    Meri Shehu: Kjo është një javë vërtet e këndshme astrologjikisht sepse Jupiteri dhe Urani janë afër njëri-tjetrit në Dem dhe na presin surpriza shumë të mëdha dhe fate të rëndësishme. Afërdita në Dem bën një lidhje shumë të bukur me Saturnin në Peshk kështu që kërkojmë lidhje të qëndrueshme, stabilitet, përgjegjësi. Një kthesë e madhe pret shenjat Dem, Luan, Akrep dhe Ujor ndërsa lajme të mira do të kenë Binjakët, Virgjëreshat, Shigjetarët dhe Peshqit.

    Data 17 është pak e vështirë sepse do të futet Mërkuri në Dem nesër dhe bën një katërkëndësh të vështirë me Plutonin në Ujor. 17-ta për të gjithë ju që keni punë, jeni xhelozë, keni frikë nga prapaskena dhe jeni dyshues duhet të keni më shumë kujdes sepse do t’ju shtohet kjo tendencë. Do të dyshoni më shumë, do të xhelozoni më shumë, do të shihni në çdo vend prapaskena, njerëz të këqinj dhe kjo do të pengojë sidomos në marrëdhënie që nuk janë kaq të vështira sa duken. Kini kujdes ndonjë humbje të ndonjë sendi, objekti ose situate.

    Dashi – 3 yje

    Do të kenë një surprizë shumë të këndshme sa i përket anës ekonomike dhe pretendohet një ditë me fat. Sa me fat është në një ndryshim të madh ekonomik, aq më të përgjegjshëm do të kthehen në atë sesi do ta investojnë. Nuk do ta investojnë siç duan për t’i fluturuar lekët dhe t’i shijojnë siç duan, por duhet t’i investojnë në një marrdhënie apo biznes më të qëndrueshëm ose t’ia japin burrit/gruas në dorë. Kujdes nga humbjet në datën 17, sidomos në çështjet ekonomike dhe në shoqëri.

    Demi – 4 yje

    Takohet Urani me Jupiterin në shenjën e tyre dhe ka një surprizë, kthesë shumë të madhe në jetën e tyre. Janë ditët e fundit përpara se Jupiteri të kalojë në Binjak dhe duhet ta shohë me përparësi për veten këtë periudhë. Duhet të kenë kujdes në datën 17 sepse ka një replikë shumë të fuqishme me partnerin ose karrierën dhe bëhet një ndarje e vështirë.

    Binjakët – 1 yll

    Planetët janë futur në Dem dhe për ta pozicioni i Demit është në shtëpinë e 12-të të mbylljes, të bllokimit, të ëndrrave, nuk është ajo që ata janë në vitalitet veprimi ose për të bërë gjëra. Çdo gjë ndodh në fshehtësi, në prapaskenë, në ëndërrime ose pa u deklaruar, kështu që një gjë e fshehtë, e paqartë dhe e bllokuar nuk u jep akoma dëshirën. Në datën 17, Mërkuri i Binjakëve në katërkëndësh me Plutonin në Ujor sjell një problematikë me ligjin dhe dashurinë

    Gaforrja – 4 yje

    Mbështetja do të jetë maksimale, rigjenerim e ndryshim i madh në jetën e tyre personale apo në qëllime. Karriera e tyre merr një kthesë shumë të mirë. Duhet të kenë kujdes sepse dikush mund t’u bëjë një prapaskenë në datën 17 dhe mund të jetë një mik, i afërm familjar apo shok që kishin besim ose prisnin diçka shumë të madhe. Do të kenë probleme ekonomike, ligjore ose me shoqërinë në datën 17.

    Luani – 4 yje

    Të gjithë planetët janë mbështjellë në fushën e karrierës, është momenti të shkëlqejnë ose të ikin prej saj në datën 17 ku dikush i pret rrugën ose nëse nuk e kanë kapur ritmin, do të jetë një datë e vështirë në çështje karriere, eprorësh, ligji, ekonomike, shëndetësore në disa raste.

    Virgjëresha – 3 yje

    Shumë planetë në Dem i kualifikojnë në një rrugëtim të ri dhe Jupiteri me Uranin tregon një ndryshim, një kthesë të madhe që pritet të marrë drejtim të madh. Mund të kenë martesa të dya, udhëtime jashtë, çështje ligjore që marrin kthesa të mira. Kujdes në datën 17 sepse ka një problematikë në ekonomi ose në anën shëndetësore.

    Peshorja – 2 yje

    Janë të kualifikuara shumë mirë nga ana ekonomike, do të bëhen shumë gjëra të mëdha në çështjet ekonomike dhe atë që pritet të marrin ose të japin, por ka diçka që kur merr shumë, nuk shkon. Duhet ta ekuilibrojnë dhe diku të japin sepse mund t’u dalë një prapaskenë, humbje ose disavantazh.

    Akrepi – 2 yje

    Janë një nga shenjat që do të kenë një ndryshim shumë të madh në bashkëpunime, martesë dhe gjëra të reja shumë të rëndësishme pune. Janë mbledhur shumë planetë përballë tyre, por lidhja Uran-Jupiter është shumë e rëndësishme, surprizë për ta. Kudjes në datën 17 sepse një aleat ose dikush që hyn mund të prishë punë në një bashkëpunim.

    Shigjetari – 1 yll

    Shumë ndryshime të mëdha ndodhin në përditshmërinë e tyre sa nuk po kapin dot as ritmin e tyre edhe pse janë njerëz optimistë. Shigjetari më i zgjuar po të kapë ritmin do të arrijë diku, në të kundërt do të hyjë në një tunel të paqartë, në një kthesë të gabuar dhe data 17 është kthesa e gabuar që mund të marrin lidhur me punën, përditshmërinë ose çështje shëndetësore.

    Bricjapi – 3 yje

    Takimet e bukura dhe shumë planetë në Dem i bëjnë ndër shenjat e favorizuara në dashuri. Bricjapi më i paqartë mund të mos gjejë, ketë diçka të bukur, të ketë një informacion apo të bëjë një biznes të mirë. Mund të thonë jo ose po në momentin e gabuar rreth datës 17 dhe mund të prishin disa situata të mira.

    Ujori – 2 yje

    Janë një nga shenjat e rëndësishme që do të kenë ndryshime shumë të mëdha dhe pozitive sepse sapo i kanë bërë dhe nuk presin të tjera. Lajme të mira i presin në çështje familjare, pronësie, karriere dhe bashkëjetese por do të bëhen xhelozë për marrëdhëniet në përgjithësi, familjarët, gjëra që nuk i kuptojnë siç duhet dhe do të kenë gjithnjë pyetje dhe kjo mund të intrigojë një karakter të tyre jo aq të keq në këtë periudhë. Kujdes me njerëzit e afërt të familjes, duhet të jenë të përqendruar ndaj vullnetit dhe ndihmesës.

    Peshqit – 3 yje

    Janë në një moment të mirë, shumë planetë në Dem i favorizojnë dhe mezi presin që të hyjë Jupiteri në Binjak, të marrin prona, biznese, të gjenden në ambientin e tyre. Ky është një moment shumë pozitiv, marrin lajme të mira, takojnë njerëz të mirë, dashuri e njohje. Kujdes në datën 17 sepse mund t’u dalë një huq që mund të prishë shumë gjëra të mira apo të sjellë edhe të tjerë dhe kjo të kthehet në një bumerang. Peshqit mund të humbasin gjëra të rëndësishme pune ose personale. Dita e sotme është shumë pozitive dhe mund t’i thonë po një marrëdhënieje të gjatë, një pune të rëndësishme apo një investimi.

  • “Kërcet” arma, raportohet për të vdekur

    “Kërcet” arma, raportohet për të vdekur

    Dy persona, burrë e grua u qëlluan me armë në automjetin e tyre.

    Burri ka vdekur në vend, gruaja e plagosur dhe po dërgohet në spital.

    Burime policore thanë për gazetarin Artur Bibe se viktimat janë shqiptarë.

    U qëlluan nga një motoçikletë në të cilën ndodheshim dy persona të maskuar.

  • “Shkonte me të tjera, më tha ‘babai ai bashkëjeton me një gocë të re’”- I ati i Alma Arrazit: Iu luta që të ndahej! S’donte që fëmijët t’i gëzonte dikush tjetër, ndaj flijoi veten dhe 3 engjëjt

    “Shkonte me të tjera, më tha ‘babai ai bashkëjeton me një gocë të re’”- I ati i Alma Arrazit: Iu luta që të ndahej! S’donte që fëmijët t’i gëzonte dikush tjetër, ndaj flijoi veten dhe 3 engjëjt

    Babai i Alma Arrazit ka treguar arsyet që e çuan Alma Arrazin të mbytej së bashku me 3 fëmijët e saj të mitur mbrëmjen e 2 majit në lumin Bunë.

    Babai i Alma Arrazit: Fjalët për probleme mendore nuk janë të vërteta, e deklaroj me përgjegjësinë time. Sikur të ishte e tillë, im shoq si e mori për grua. Edhe nëse s’e ka ditur në fillim, do e kuptonte më vonë. Si jetoi 10 vjet dhe bëri 3 fëmijë me vajzën time, nëse vajza do ishte në atë gjendje që pretendojnë. Nuk kam marrë ndonjëherë ilaçe depresioni për vajzën, unë kam qenë edhe në Gjermani kur ka qenë vajza me bashkëshortin atje. Kanë kaluar mirë. Pasi u kthyen, vajza shprehej se ai ka një të dashur, shkonte me të tjera, filloi të jepte shenjat e veta, derisa arriti në këtë gjendje.

    Më tha bashkëjeton me një gocë të re, fle në një dhomë më vete me tre fëmijët. I thashë çfarë pret më, ka mbaruar çdo gjë. I jam lutur, lere se ka mbaruar. Ai i tha nuk të dua, çfarë pret më. Ik. Më tha fëmijët nuk i le dot, nuk jetoj dot pa fëmijët. Ai nuk ia linte fëmijët. Pa fëmijë nuk rrinte dot, atë e donte jashtë mase. Aty ka marrë vendimin për të flijuar jetën e vetë dhe të tre engjëjve.
    Nuk më ka thënë për dhunë fizike, por dhunë psikologjike ka pasur që nga momenti kur ai ka nisur një lidhje jashtëmartesore. Ajo më thoshte nuk dua që fëmijët e mi nuk dua t’i gëzojë dikush tjetër, i kam bërë unë, do t’i rris unë. Ka qenë një nënë shembullore, e përkushtuar për fëmijët.

  • E rëndë/ U plagos në krah pasi theu xhamin e shtëpisë, ndërron jetë në spital 27-vjeçari në Elbasan (Emri)

    E rëndë/ U plagos në krah pasi theu xhamin e shtëpisë, ndërron jetë në spital 27-vjeçari në Elbasan (Emri)

    Ditën e djeshme, rreth orës 17:30, në spitalin e Elbasanit, është dërguar për të marrë mjekim shtetasi A. S., 27 vjeç, banues në fshatin Gjinar.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se 27-vjeçari, në gjendje të dehur dhe në kushte të rënduara psikologjike, ka thyer xhamin e dritares së banesës së tij dhe si pasojë është dëmtuar në krah.

    Pavarësisht asistencës mjekësore, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital, mëngjesin e sotëm.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.’

  • Aksident në Elbasan, makina përplas motorin, raportohet për të plagosur (Emrat)

    Aksident në Elbasan, makina përplas motorin, raportohet për të plagosur (Emrat)

    Një aksident me dy të lënduar ka ndodhur sot në Elbasan, në lagjen “Dyli Haxhire pasi një mjet është përplasur me një motor.

    Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

    “Policia Rrugore e Elbasanit referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 21 vjeç, banues në Elbasan, pasi mëngjesin e sotëm, në lagjen “Dyli Haxhire”, me automjetin që drejtonte ka përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Dh. H.. Për pasojë janë dëmtuar shtetasi Dh. H. dhe pasagjeri që udhëtonte me të, në motomjet, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia e Elbasanit.

  • Gjergj Luca: Tre gëzime në një ditë: Pashka, Dita e Dëshmorëve dhe Shtëpia e re e nënë Gjyles

    Gjergj Luca: Tre gëzime në një ditë: Pashka, Dita e Dëshmorëve dhe Shtëpia e re e nënë Gjyles

    Dua ta ndaj me ju këtë emocion.

    Tre gëzime në një ditë: Pashka, Dita e Dëshmorëve dhe Shtëpia e re e nënë Gjyles e cila jeton vetëm me djalin e saj të sëmurë .

    E mbajta fjalën miq dhe sot solla gëzim në këtë familje në katundin e Godoleshit të Elbasanit.

    Me dashuri të madhe bëhet e mundur çdo gjë, ta gëzoni shtëpinë e re!

  • Çfarë do të ndodhë me “Big Love”? Vëllai i Madh dhe banorët marrin vendimin e menjëhershëm (Video)

    Çfarë do të ndodhë me “Big Love”? Vëllai i Madh dhe banorët marrin vendimin e menjëhershëm (Video)

    Gjatë kësaj pasdite teksa banorët po bëheshin gati për “Primen” e së shtunës, në shtëpinë e Big Brother ka hyrë një zarf i bardhë.

    Në zarfin e lexuar nga Graciano shkruhej:

    “ Banorë, për fat të keq pas “Prime” së ditës së martë e vetmja kameramane vajzë është aksidentuar teksa kthehej në shtëpi me motorrin e saj. Ndaj “Vëllai i Madh” ka marrë një vendim

    Për më tepër ndiqni videon:

  • Graciano quan Romeon ”kallam Veshaj”, Heidi i del në mbrojtje: Ti ke bërë… (Video)

    Graciano quan Romeon ”kallam Veshaj”, Heidi i del në mbrojtje: Ti ke bërë… (Video)

    Shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 3”, vijon që të prodhojë vetëm debate në çdo moment mes konkurentëve.

    Graciano Tagani, u përfshi në një debat me çiftin e vetëm në shtëpi, Romeo Veshaj dhe Heidi Baci.

    Teksa Heidi dhe Romeo ishin në kuzhinë, Graciano e quan Romeon “kallam Veshaj”. Për këtë Heidi reagon menjëherë në mbrojtje të Romeos, duke e befasuar Gracianon.

    Debati:

    Graciano: Kallam Veshaj.

    Romeo: Çfarë ishte kjo?

    Graciano: Kallam Veshaj, ky i pafytyrë je.

    Romeo: Kallam Veshaj?

    Heidi: Ti ke bërë një nam për emrin tënd dhe tani po bën këtë!

    Graciano: Çfarë ke moj Heidi? Çfarë problemi ke?

    Heidi: Ti ke bërë namin për emrin tënd.

    Graciano: Tani u kujtove që të më vihesh kundër? Çfarë je duke bërë?

    Heidi: Çfarë të dua unë?

    Graciano: Çfarë po bën moj se të kam respektuar pa fund.

  • Aktori turk blen shkollën, e shkatërron për hakmarrje ndaj mësuesve të tij

    Aktori turk blen shkollën, e shkatërron për hakmarrje ndaj mësuesve të tij

    Aktori i njohur turk Caglar Ertugrul ka rrëfyer se ka blerë dhe prishur shkollën e fëmijërisë së tij!

    Në postimin e tij, Ertugrul u tha fansave të tij se motivimi i tij ishte hakmarrja për “drurin që kishte ngrënë” nga mësuesit e tij në fëmijëri.

    Ai ka postuar një foto në Instagram brenda rrënojave, ku shprehet se është hakmarrë për shkollën që e ka traumatizuar mendërisht dhe fizikisht në fëmijërinë e tij. Postimi mori mijëra komente, ku shumë kritikuan veprimet e tij si destruktive dhe antiturke.

    Ertuğrul ka mbi 3 milionë ndjekës në Instagram dhe fansat e aktorit turk ishin të ndarë mes atyre që e mbështetën lëvizjen e tij dhe atyre që mendonin se po dërgonte mesazhin e gabuar për fëmijët e vegjël.