Category: Uncategorized

  • E rëndë/ 40-vjeçarja donte t’i jepte fund jetës, hidhet në det, dyshohet se…

    E rëndë/ 40-vjeçarja donte t’i jepte fund jetës, hidhet në det, dyshohet se…

    Një 40-vjeçare ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur në det mbrëmjen e sotme (2prill) në qytetin e Vlorës

    Pasi është hedhur, një persona e ka parë dhe ndërhyrë për ta shpëtuar.

    Pasi është nxjerrë, 40-vjeçarja është dërguar në spital me shenje jete, por ende nuk dihet gjendja e saj.

  • Fundosja e gomones me emigrantë/ Rrëfimi prekës i babait që humbi vajzën: Nuk do t’ia fal dot vetes…

    Fundosja e gomones me emigrantë/ Rrëfimi prekës i babait që humbi vajzën: Nuk do t’ia fal dot vetes…

    Ahmed Alhashimi, është një 41 vjeçar nga Iraku, i cili tentoi të kalonte me gomone nga kanali La Mansh, për të shkuar drejt Mbretërisë së Bashkuar.

    Ai ka treguar historinë tragjike të jetës së tij, pasi gomonia më të cilën po udhëtonin së bashku me vajzën e tij 7-vjeçare u fundos.

    Fatkeqësisht, vajza nuk ia doli të shpëtonte.

    Në një rrëfim prekës, 41-vjeçari thotë se i është dorëzuar pikëllimit dhe fajit që nuk do t’i largohet kurrë nga ndërgjegjja, pasi nuk mundi të shpëtonte të voglën e tij.

    “Nuk di çfarë t’u them, vajza ime po ulëriste “Babi më ndihmo”. Ajo po kërkonte ndihmën time por unë nuk munda ta shpëtoja. Nuk do tia fal kurrë vetes. Nuk mund të bëja asgjë tjetër, me ishin mbyllur të gjitha dyert në jetë.

    Ishte aty vetëm pak metra larg meje dhe nuk munda ta ndihmoj. Kur ato nxorën personat që humbën jetën nga deti nuk doja ta besoja kurrsesi. Po lutesha me gjithë zemër që ajo të ishte gjallë, por më pas pashë Sarën, vogëlushen time të pajetë”, tha Ahmed Alhashimi.

  • Tronditëse! Shqiptari qëllohet me plumb në kokë teksa pinte kafe në Bruksel (Video)

    Tronditëse! Shqiptari qëllohet me plumb në kokë teksa pinte kafe në Bruksel (Video)

    Një 44-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në oborrin e një kafeneje me pronarë shqiptarë mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:30 në Bruksel.

    Lajmi është konfirmuar nga policia Bruksel-Veri, ndërsa viktima është identifikuar si shqiptari Agustin Kaza.

    “Policia Bruksel-Veri u thirr për të shtëna në tarracën e një kafeneje, në rrugën Joseph Brand në Schaerbeek, të dielën më 28 prill rreth orës 22:30”, thuhet në njoftim.

    Policia në Bruksel thotë se shënjestra ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

    “Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, gjetën një burrë që vuante nga një plagë me armë zjarri. Viktima ishte në rrezik për jetën”, njofton policia.

    Një burrë me kapuç shihet në kamera duke ecur drejt lokalit, ka kaluar para viktimës, është kthyer dhe më pas ka qëlluar katër herë, duke përfshirë dy herë në kokë.

  • Me bikini dhe lëvizje sensuale, Roza dhuron “show” në dhomën e gjumit (Video)

    Me bikini dhe lëvizje sensuale, Roza dhuron “show” në dhomën e gjumit (Video)

    Mëngjesin e kësaj të hëne, Roza Lati është zgjuar me energji pozitive, duke e kërcyer e kënduar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”.

    Me lëvizje sensuale dhe duke ekspozuar linjat e tonifikuar e barkun me muskuj, moderatorja e njohur i ka vënë “flakën” dhomës së gjumit.

    Roza mbante veshur një palë bikini me gurë që shkëlqenin, kombinuar me një këmishë në ngjyrë të bardhë, e cila i valëvitej në trup.

  • “Thamë hajde zihemi mos ‘hamë’ ndonjë Pandorë”/ Egla diskuton me Heidin, Juli ‘thumbon’ aktoren: A të thashë që do dali gropë vetë! (Video)

    “Thamë hajde zihemi mos ‘hamë’ ndonjë Pandorë”/ Egla diskuton me Heidin, Juli ‘thumbon’ aktoren: A të thashë që do dali gropë vetë! (Video)

    Një debat me tone jo shumë të larta ka nisur mes Eglës dhe Heidit ku aktorja i kujton afrimitetin që vajzat patën në fillim me njëra tjetrën.

    Kësaj bisede i është bashkuar dhe Juli ku nuk i ka kursyer thumbimet ndaj Eglës

    Pjesë nga biseda:

    Egla: Po të them me qënë se ti me gojën tënde më the të njëjtën gjë

    Heidi: E di sa baltë kam hëngër unë nga reaksionet e tua, me ta kuptu botën ty

    Egla: Bardh nga mua?

    Heidi: Baltë

    Egla: A të kam thënë që në fillim hajde zihemi mos hamë ndonjë kuti pandore

    Juli: A të thashë që do dali gropë vetë

    Juli: Po kjo ta ka thënë mi?

  • Françeska Murati mund konkurrentët e Big Brother Vip, “çmenden” shifrat në “Instagram” të ish-Missit! Ja si renditen banorët

    Françeska Murati mund konkurrentët e Big Brother Vip, “çmenden” shifrat në “Instagram” të ish-Missit! Ja si renditen banorët

    Teksa jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Por cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në “Instagram”?

    Ai është një banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili këtë javë është rritur sërish me 1 mijë ndjekës, nga 450 mijë ka shkuar në 451 mijë.

    Roza Lati nuk ka asnjë ndryshim nga java e kaluar duke numëruar sërish 830 mijë fansa në “Instagram”-in e saj. Kalojmë tek çifti i vetëm momentalisht brenda “BBV3”, Heidi dhe Romeo.

    Heidi ka pasur një rritje prej plot 5 mijë ndjekësish duke shkuar kështu në 137K, por nga ana tjetër Romeo ka shtuar 3K në numrin e ndjekësve duke pasur tani 339 mijë. Sa i përket Meriton Mjekiqit, po ashtu si Romeo, edhe ai është rritur me 3 mijë ndjekës dhe tani numëron 327K.

    Ndërkohë, sërish një rritje prej 1 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 264 në 265 mijë. Sa i përket banores që ka fituar më shumë ndjekës këtë javë, është Françeska, e cila ka shtuar plot 5.4K në “Instagram”.

    Liami ka fituar vetëm 100 ndjekës nga java e kaluar. Nga ana tjetër, Egla Ceno ka humbur 100 ndjekës dhe tashmë ka 72.4K në “Instagram”.

  • “SPAK ka kërkuar masë sigurie”/ Artan Hoxha: Meta dhe Kryemadhi do të arrestohen shumë shpejt

    “SPAK ka kërkuar masë sigurie”/ Artan Hoxha: Meta dhe Kryemadhi do të arrestohen shumë shpejt

    Gazetari investigativ Artan Hoxha ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Top Talk” ku ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit mes çiftit Meta-Kryemadhi.
    Ai ka folur në lidhje me hetimet që SPAK po zhvillon për ta, teksa deklaroi se nga çasti në çast ata mund të arrestohen, pasi secila çështje ka ecur.

    “SPAK ka bërë një reagim, ka deklaruar se ende nuk ka kërkesë për masë sigurie ndaj tyre. Kanë qenë 9 kallëzime ndaj tyre, 6 janë rrëzuar, 3 janë pranuar. Dy janë për Kryemadhin, çështja e lobimit dhe hetimi pasuror. Meta ka probleme me dosjen ‘CEZ-DIA”.

    Ky hetim ka nisur më 20 korrik 2019.
    Secila nga çështjet ka ecur goxha. Nuk do habitesha nëse SPAK do paraqitej në Gjykatën e Posaçme për të kërkuar një masë sigurie.

    Meta e di këtë gjë dhe në daljet publike, ai i ka përmendur me emër dëshmitarët kyç që ka për çështjen ‘Cez-DIA’. Meta e di që SPAK-u e ka bërë tentativën për masën e sigurisë.”– tha Hoxha.

  • Një dron në ‘BBV3’ për Heidin nga Sara, Bardhi dhe bebi. Zemërohen fansat e Romeos (vjen sqarimi nga çifti)

    Një dron në ‘BBV3’ për Heidin nga Sara, Bardhi dhe bebi. Zemërohen fansat e Romeos (vjen sqarimi nga çifti)

    Sara Gjordeni dhe Bardhi janë dy ish-konkurrent të formatit më të ndjekur në Shqipëri, ‘BBV3’, rrugëtimi i të cilëve përfundoi pak javë më parë.

    Dyshja është në pritje të një bebushi.

    Kohët e fundit kemi parë që Sara të ketë një mbështetje të madhe për një nga banoret e ‘BBV3’. Bëhet fjalë për Heidin, e ndërsa ditën e sotme Sara, Bardhi dhe bebushi i kanë nisur një dron banores në ambientet e shtëpisë teksa shkruajnë:

    “Me ty deri në fitore! Qëndro e fortë, të duam. Sara, Bardhi dhe bebi!”.

    Por pasi Sara ndau pamjet e qarkullimit të dronit mbi shtëpi, ka reaguar ashpër ndaj ndjekësve të saj, teksa pretendon se këta të fundit e kanë ‘akuzuar’ se droni është nisur në ambientet e shtëpisë për të bërë ‘lëmsh’ Romeon.

    Më pas Sara ka sqaruar se droni është planifikuar që në datë 1 prill, por ai është ngritur atëherë kur është gjetur mundësia.

    “Heidi kishte nevojë për forcë këto dy javë dhe atë kemi bërë. Boll se na lodhët! Romeon e duam po njësoj! Keq kur çon dron e keq kur nuk çon. Jeni të lodhshëm!”, shprehet ish-banorja.

    Pas Sarës një reagim ka ardhur dhe prej Bardhit i cili shprehet se me dronin e nisur për banoren kanë dashur të tregojnë mbështetje ndaj saj për vështirësitë që po i kalonte në atë shtëpi.

    “Unë si Bardh mbas Romeos dhe Meritonit marrëdhëniet më të mira i kam pasur me Bacin. Baci më ka qëndruar afër mbas daljes së Sarës, e cila e kishte porositur të kalonte më shumë kohë me mua nëse dilte. Kurrësesi se harroj Romeon dhe Meritonin por me këtë dron të krijuar prej më datë 1 prill kemi dashur të tregojmë mbështetje vetëm ndaj Heidit për vështirësitë që po i kalonte”, shprehet Bardhi.

  • Nuk përmbahet Romeo dhe Heidi, puthje përqafime mes çiftit në suitë (Video)

    Nuk përmbahet Romeo dhe Heidi, puthje përqafime mes çiftit në suitë (Video)

    Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse.

    Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

    Këto ditë Romeo dhe Heidi kanë pasur mundësinë të shijojnë ambjentet e suitës në privatësi, si çifit i vetëm i mbetur brenda shtëpisë.

    Edhe pse pati shumë komente lidhur me distancën dhe mungesën e vëmendjes që Romeo pati ndaj Heidit dukej se gjërat kanë ndryshuar. Mes puthjeve dhe përqafimeve çifti dhuroi momente shumë të bukura mes tyre.

  • Shi, breshër e rrufe, çfarë ndodh me motin javën e ardhshme

    Shi, breshër e rrufe, çfarë ndodh me motin javën e ardhshme

    Për javën që presim vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të një zone të thellë me presionit atmosferik të ulët pozicionuar mbi Detin Mesdhe në veri të kontinentit Afrikan dhe një mbi Gadishullin Apenin.

    Ditën e Hënë pritet një përmirëm i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në shtim pas orëve të pasdites.

    Ditën e Martë, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike. Moti pritet të jetë i vranët e intervale kthjellimi. Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit.

    Nga orët e mesditës Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet e shiut pritet të jenë të vazhdueshëm me intensitet mesatar në formë shtrëngata shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër, në relievet malore mbi 800-1000m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Nga orët e pasdites intensiteti i reshjeve bie.

    Më pas në ditët në vijim, moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh si dhe reshje shiu me intensitet të ulët. Pritet rritje graduale e temperaturave.