Zonjat pensioniste në studion e emisionit “Opinion” kanë ndërhyrë në intervistën e Blendi Fevziut me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me reformën e pensioneve , rritjen e bonusit për ta, si dhe mundësinë për rritjen e pagesës mujore që ata marrin.
Advertisements
Mirëpo, pavarësisht atyre që tha Edi Rama, pensionistet që kanë qenë në studio e kanë pyetur drejtpërdrejt, se çfarë do të bëhet për to sepse çmimet e ushqimeve janë rritur shumë dhe pensioni është i papërballueshëm.
Advertisements
“Këtu nuk ka një thes që është diku dhe është i hapur. Këtu nuk ka magji, nuk ndodh”, u shpreh kryeministri, teksa theksoi se për herë të parë këtë vit qeveria e drejtuar prej tij do të rrisë bonusin e fundvitit.
Edi Rama kujtoi dhe kohën kur socialistët erdhën në qeveri më shumë se një dekadë më parë, kur kishte dhe pensionistë që nuk kishin pagesë mujore, por falë nismës së tyre sot kanë një pension modest.
Advertisements
“Kur kemi ardhur ne në qeveri, ka pasur mijëra pensionistë pa pension fare. Ne kemi vënë pensionin social. Nuk është shumë i lartë, ama është një pension. E dimë që pensionistët sot mbijetojnë falë fëmijëve, se ndryshe po të ishin tek pull në ajër do e kishin shumë të vështirë.
Për pensionistët kryefamiljar, ne kompensojmë të fatura e energjisë një shumë që e bën atë të tolerueshme për ta.
Ajo që unë po ju them është që së pari, për shkak se nga rritja ekonomike të gjithë të tjerët kanë përfituar sepse janë rritur pagat, kjo duhet t’ju gëzojë juve sepse për çdo pagë që rritet, merret më shumë për pensionet. Ajo që ne do bëjmë, është do rishikojmë bonusin e fundvitit”, vijoi kryeministri Edi Rama.