Çfarë do të ndodhë me Salianjin? Avokati zbulon hapat e radhës

by editor

Avokati Ledio Braho ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania për të diskutuar rreth pikëpyetjeve që janë ngritur për dënimin e deputetit.

Advertisements

Ai sqaroi se në vijim, pavarësisht një vendimi gjyqësor nga Gjykata e Apelit të pazbardhur, do të vijohet me kërkesat për përshpejtimin e gjykimit të çështjes dhe gjithashtu rekursi në Gjykatën e Lartë.

Advertisements

“Duhet të them pse palët janë të pabarabarta. E para prokuroria ka mundësinë që të ekzekutojë një vendim të formës së prerë pa u arsyeturar, ai që ka qarkulluar me dy faqe. Ndërkohë që ne si mbrojtje nuk kemi të drejtë të bëjmë recurs pa u zbardhur vendimi. Seanca e fundit ishte në 20 shtator dhe trupa gjyqësore u tërhoq ta jepte në datë 26 dhe ideja është që kur merr kohë duhet ta shpallësh të arysetuar. Vendimi duhet të ketë përmbajtje dhe dispozitim, në mënyrë që palët të kenë mundësinë të kërkojnë pezullimin. Kjo është një shkelje. Ndoodh që masat e sigurisë të vijnë edhe pas një viti, personi lihet në burg dhe nuk bën dot ankim,i sepse nuk është zbardhur vendimi. Pra kjo është një traditë e gjyqësori shqiptar. Do bëjmë rekurs dhe kërkesa për përshpejtim. Ne do t’i konsumojmë gjithë hallkat e gjyqësorit. Vepra penale nuk është provuar në asnjë vend,”-sqaroi Braho.

Sipas avokatit, ende nuk është provuar fajësia nga Prokuroria, madje sipas tij është provuar e kundërta, pra pafajësia për deputetin Salianji.

Advertisements

“Nuk mund të dënohesh për kallëzim të rremë mnga pakujdesia, aq më tepër që Albert Veliu nuk kishte shkuar tek gazetari Jetmir Olldashi dhe tek Salianji, kishte shkuar edhe tek SHISH-i, Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nuk besoj që ka një dosje që ka 6-7 fashgikuju poër kallëzim të rremë. Janë angazhuar dhjetëra forca të Operacionales për të ruajtur gazetarin dhe selinë e PD. Barra e provës i takon prokurorisë, ajo nuk është provuar dhe ka ndodh e kundërta, ne kemi provuar pafajësinë,” –u shpreh avokati.

You may also like