Çfarë do të ndodhë me TikTok në Shqipëri?/ Rama takohet me përfaqësuesen e platformës në Davos

Kryeministri Edi Rama ka ndarë përmes një postimi në Facebook detaje nga takimi i tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku ka diskutuar me Christine Grahn, drejtuesen e Marrëdhënieve me Qeveritë dhe Politikën Publike të TikTok për Europën.

Advertisements

Rama theksoi shqetësimet që kanë çuar në vendimin për mbylljen e përkohshme të aksesit në TikTok nga Shqipëria dhe nënvizoi mundësitë për adresimin e këtyre çështjeve nga ana e kompanisë.

Advertisements

“Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive,” shkroi Rama, duke theksuar se gjatë bisedës u vendosën disa pika bashkëpunimi për javët dhe muajt e ardhshëm. Këto hapa synojnë të sigurojnë rihapjen e platformës në një periudhë të arsyeshme, por vetëm me garancitë e nevojshme. Kryeministri e mbylli mesazhin duke paralajmëruar se, nëse këto garanci nuk sigurohen, “jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë.”

“Me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë&Politikën Publike të TikTokut për Europën, shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë. Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive, ku vendosëm disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por sigurisht me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë”, shkroi Rama në Facebook.