Çfarë do të ndodhë në Jalë? Ish-komandanti i njohur bën deklaratën e fortë

by editor

Ish-komandanti i Forcave Detare Artur Meçollari është shprehur se ka informacione se Jala nuk do të jetë më në pronësi të forcave detare.

Në një intervistë televizive, është shprehur se Jala do t’i hiqet ushtrisë në momentin që presidenti të firmosë.

Forcat detare nuk mund t’i kenë pronat në mal por në buzë të detit siç është Jala, që presidenti po pret me padurim që mos të jetë më e ushtrisë.

Sipas propozimeve të bëra nuk do jetë më e ushtrisë. Kjo do të ndodh kur Presidenti ta firmos.

Ky është informacion i sigurtë. Problemi qëndron se kur bëhen studime të tilla, bëhen mbi bazën e disa kritereve. Nuk mundet që një njeri në mënyrë arbitrare të ngre grupe pune, sepse çështja është se këta nuk i shërbejnë ushtrisë së sotme por dhe të nesërmes, tha ai.

Advertisements

You may also like