Çfarë i ndodhi? Sara Gjordeni ‘shpërthen’ në lot, Bardhi qëndron në… (Video)

by editor

Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Sara Gjordeni, ka shpërthyer në lot gjatë një surprize në “She’s On Top”, teksa partneri i saj Bardhi qëndronte në prapaskena.

Një klip i përgatitur nga ndjekësit e çiftit tregonte momentet më të bukura të tyre, gjë që përloti ish-banoren e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Advertisements

“Ne si produksion kemi marrë një mesazh shumë të veçantë nga disa prej ndjekësve të tu. Ju ftoj të ndiqni një video dhe pastaj e komentojmë këtu së bashku”, tha fillimisht moderatorja e njohur, Argjira Spanca.

Nga ana tjetër këngëtari i njohur po e vëzhgonte në prapaskena, ku shihej i qeshur dhe i lumtur.

Advertisements

Ndërkohë Argjira pas transmetimit të klipit tregon se fansat kanë thënë se ‘është përmujori i puthjes’. Gjithashtu për Sarën kishte edhe një buqetë me lule.

Gjordeni u emocionua shumë dhe i falënderoi nga zemra të gjithë për këtë surprizë.

Advertisements

You may also like