Çfarë ndodh nëse vërtetohet se Pëllumb Metën e vrau vajza e jo djali? (Video)

by editor

Për avokatin Arbër Hoxha, vrasja e Pëllumb Metës është e paramenduar. Në një intervistë për gazetarin Besard Jacaj, në Klan News, avokati thotë se pavarësisht çoroditjes së krijuar nga dëshmitë të tre fëmijëve, Hysen, Hygerta dhe Amarildo Meta, të cilët ia kalojnë autorësinë njëri-tjetrit, mbi të gjitha hetuesit kanë në dorë armën e krimit.

Advertisements

Që do të thotë se falë gjurmëve daktiloskopike do të mund të vërtetojnë cili është personi që qëlloi për vdekje 50-vjeçarin.

Advertisements

“Nisur nga dinamika e kryerjes së veprës penale të vrasjes, sigurisht që vrasjet që kryhen me dashje, aty për aty përgjithësisht vijnë nga ngjarje të mëparshme, konflikte të përshkallëzuara, dhe që mund të përfundojnë në vrasje. Ky është një rast atipik i kësaj pjese, që do të thotë, që të paktën ashtu siç e shikoj dhe gjykoj unë, kemi të bëjmë me një vrasje me paramendim, pra është një vrasje që është menduar në kohë, përsa i përket mekanizmit. Motivet mund të jenë të ndryshme, por jo domosdoshmërisht mund të jetë dhuna. Pasi siç e thamë që në krye të herës, dhuna mund të jetë e pranishme, por jo motivi determinant. Megjithatë hamendësimet e tjera janë vetëm në kuadrin e hamendësimeve. Kështu që prokuroria e Durrësit në radhë të parë duhet të caktojë motivin e vrasjes. Bazuar mbi motivin e vrasjes, përcakton dhe veprën e saktë penale nëse kemi të bëjmë me vrasje me paramendim, apo është një vrasje me dashje. Autorin e saj. Pasi duhen prova shkencore. Fatmirësisht është gjetur arma e krimit dhe kjo e fundit nga gjurmët daktiloskopike, mund të tregojë se kush është autori i vërtetë i krimit”.

Por cila është arsyeja që motër e vëlla ndryshojnë dëshminë e tyre? Avokati e ka një hamendësim.

“Kodi Penal Shqiptar udhëhiqet nga parimi i humanizmit dhe ka një diskriminim pozitiv në raport kur autori i dyshuar i veprës penale është grua apo vajzë. Që do të thotë që në rastin konkret, nëse provohet dhe pretendohet dhe pasi provohet që e ka kryer vajza i shpëton burgimit të përjetshëm. Pra maksimumi që mund të dënohet një grua ose vajzë është 35 vite burgim. Por nëse është djali, pra mashkull, patjetër që rrezikon burgimin e përjetshëm. Ky mund të jetë njëri nga hamendësimet”.

Hoxha shprehet besimplotë, që prokuroria e Durrësit kanë mbledhur prova të mjaftueshme për të zbuluar autorin e ngjarjes.

“Megjithatë me lejoni që të bëj një parashikim dhe besoj që do jem i sakë. Pasi të zbardhet dinamika, sigurisht që prokurori i çështjes dhe oficerët e policisë gjyqësore, nuk do i qëndrojnë vetëm deklarimit se cili e ka kryer veprën penale. Por unë jam i bindur që janë mbledhur prova mëse të mjaftueshme që do t’i shërbejnë çështjes në themel, për të zbuluar autorin e vërtetë. Sepse unë jam i bindur që duke qenë se janë mbajtur në një ambient të caktuar, sigurisht ata kanë mundur të flasin dhe grupi hetimor ka mundur që t’i nxjerrë materialet e sakta. Mbi të gjitha pastaj duhet të shoqërohet me prova shkencore. Jemi shumë herët për të folur me detaje konkrete. Cili është autori i veprës penale, cili është motivi, dhe mbi të gjitha se si do bëhet kualifikimi i duhur, janë bashkëpunëtor në krim?”/tvklan.al

You may also like