Leku u mbiçmua kundrejt valutave kryesore, por masa dhe shpejtësia e mbiçmimit ishte më e ulët, në gjysmën e dytë të vitit 2024 dhe në vijim.
Advertisements
Banka e Shqipërisë, bën të ditur në raportin e publikuar së fundi mbi Stabilitetin Financiar, se mbiçmimi i lekut ishte me i dukshëm në muajt që pasuan sezonin veror, në vijim të flukseve të rritura valutore prej turizmit.
Advertisements
Ndërsa në muajin nëntor, kursi mesatar i këmbimit të euros shënoi nivelin më të ulët historik prej 98,2 lekësh.
Në fund të periudhës, leku ishte mbiçmuar me rreth 4% ndaj Euros në terma vjetorë, kundrejt 6% dhe 11% përkatësisht gjashtë muaj dhe një vit më parë.
Ecuri të ngjashme me euron ka regjistruar dhe dollari amerikan.
Në muajin shtator nje dollar këmbehej mesatarisht me 89,4 lekë, i cili ishte niveli mesatar më i ulët në 15 vjetet e fundit. Drejt fundit të vitit, në vijim të zhvillimeve politike në SHBA, dollari amerikan u forcua gradualisht, derisa në muajin dhjetor u kuotua me mesatarisht 93,9 lekë.
Banka e Shqipërisë ka vijuar të kryejë ndërhyrje në tregun valutor përmes ankandeve për blerjen e valutës, me objektiv rritjen e rezervës valutore dhe për të zbutur ritmin e mbiçmimit të monedhës vendase, teksa edhe gjatë këtij viti kursi i këmbimit vijon të reflektoj qendrueshmëri me luahtje të lehta të lekut ndaj valutave.
Dollari amerikan këmbehet sot me 86,96 lekë dhe euro 98,75 lekë.