Çfarë ndodhi natën e vrasjes së Dritan Idrizit? Autori: Nuk e dija që e kisha vrarë

by editor

Një mosmarrëveshjeje mes familjeve me origjinë nga Shqipëria është kthyer në një tragjedi gjatë mbrëmjes të së mërkurës, më datë 7 gusht, në Tavullia të Italisë.

Advertisements

Dritan Idrizi, gjatë një sherri të dhunshëm është goditur për vdekje me thikë.

Advertisements

Në pranga ka rënë Artur Cerria, që dyshohet si autori kryesor i ngjarjes. Po ashtu, është prangosur Gili Quedari, 28 vjeç, që ka qenë mik me viktimën, si dhe Admir Shoshari, 54 vjeç, daja i viktimës.

Sherri ka shpërthyer gjatë rrugës që lidh lokacionet italiane Tavullia me San Giovanni në Marignano, ku Sinani me miq të tij, të armatosur me hekura e shkopinj, kanë shkuar të zgjidhin mosmarrëveshjen për 5 mijë euro.

Advertisements

Situata degradoi tepër shpejt, pasi fillimisht ka pasur grushte, e më pas përdorim të thikës. Përpos Idrizit, nga ngjarja janë plagosur dhe tre persona të tjerë.

Këta persona që dyshohen përgjegjës po hetohen për vrasje, tentativë vrasje dhe plagosje e rëndë./Il Resto Del Carlino

You may also like