Çfarë ndodhi në Tiranë!? I riu i mbuluar në gjak rri në trotuar

Një sherr mes dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Astirit, Tiranë.

Advertisements

Dy shtetas, ende të paidentifikuar janë konfliktuar për motive të paditura dhe janë dëmtuar rëndë. Të dy janë transportuar në spital, bashkë me gruan shtatzënë tē njërit prej tyre që ka qenë e pranishme në momentin e sherrit.

Advertisements

Në media janë publikuar pamjet e njërit prej të plagosurve, i cili rrinte i ulur në trotuar dhe i mbuluar me gjak.

Njoftimi i policisë Tiranë

Informacion paraprak: Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:00, në Unazë të Re, janë konfliktuar dy shtetas të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu ka shkuar në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e një prej shtetasve (shtatzanë) e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.