Çfarë ndodhi? Nesër do të ndërpriten fluturimet nga Tirana drejt Brukselit dhe anasjelltas, ja arsyeja

Ditën e nesërme, e enjte 13 shkurt 2025, do të ndërpriten fluturimet nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt Brukselit dhe anasjelltas.

Advertisements

BalkanWeb mëson se asnjë nga aeroportet belge nuk do të jetë operative.

Advertisements

Shkak për anulimin e mundshëm të fluturimeve është bërë një grevë industriale në Belgjikë.

Kësisoj, Wizz Air paralajmëron se 2 fluturimet e planifikuara për ditën e nesërme, në drejtimet Tiranë – Bruksel Charleroi dhe anasjelltas mund të ndikohen, ose të anulohen për shkak të situatës së krijuar në aeroportet belge.