Çfarë ndodhi pas “primet”? Arsida flet pa ‘doreza’: Ja pse tërhoqa padinë ndaj G-Banit

I ftuar në në një studio televizive, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Arsida Çerpja. Ajo bëri bujë pas daljes së saj për shkak të një kallëzimi që vendosi të ngrinte ndaj G-Banit, për ofendim dhe shpifje ndaj saj. Por së fundmi, pas përballjes me banorin në prime-in e së shtunës, Arsida vendosi që ta tërhiqte padinë. Për më shumë, ajo na ka zbuluar vetë…

Advertisements

Si erdhi vendimi për të ngritur një padi ndaj G-Banit?
Isha duke pritur një falje nga G-Bani. Po më peshonte si fjalë dhe dukej sikur nuk e kisha mbyllur akoma “Big Brotherin” tim. Jam person që i mendoj shumë gjërat dhe pastaj u konsultova me avokatin dhe më tha se kjo gjë qëndronte. Unë nuk u intimidova, nuk u fsheha dhe e çova deri në fund.

Advertisements

Do të kishte pasoja fiskale, një shumë qesharake, 500 mijë lek deri në 2 milion e gjysmë që do të më jepte mua. Mua ajo që më shqetësoi është kultura e mosndëshkimit. Nëse thua një fjalë të keqe ka pasoja, nëse bullizon, ka pasoja, prandaj stop. E përdora imazhin tim për këtë kauzë. Doja t’i shkoja deri në fund.
A mendon se G-Bani nuk duhej ta vazhdonte rrugëtimin e tij në BBV?

Nuk duhet ta vazhdonte lojën. Ka ca limite që duhet t’i respektosh. Nuk mund t’i shkosh me grusht tjetrit e të bësh sikur e godet.

Pse e more vendimin për ta tërhequr padinë?

Jam një Peshk idealist që besoj tek fundet e lumtura. Mënyra si u prezantua dhe si foli që ka lekët e fundit, sado e fortë të jesh të vjen keq. Doja t’i besoja Arbrit.

A mendon se mund të kesh një raport miqësor me G-Banin jashtë?

Jam shumë diplomatike si natyrë, por nuk është në tipologjinë e meshkujve që kam shoqëri. Mundohem të shmang çdo lloj debati.

Si e komenton zgjedhjen e Eglit për të çuar në nominim veten dhe Xumin? Kush mendon se del?

Më erdhi shumë keq. M’u duk shumë adoleshentesk. Kutia e Pandorës është dhurata më e madhe që mund të të bëhet aty brenda. Ta harxhosh për Xumin, kur mund të vendosësh dy lojtarë të tjerë… Realisht nuk është kaq i bezdisshëm dhe ti e nxjerr në nominim…

Do ishte fantastike nëse do nxirrnin Eglin. Nga ana e lojës do ishte fantastike, por është e pamundur. Kështu që Xumi del. Egli është faktor aty brenda.