Çfarë ndodhi? Vesa Luma kërkon të largohet nga intervista

by editor

Gjatë intervistës, moderatorja Erjona Rusi, vendosi t’i bëjë një rreng, duke i thënë se Big Basta i ka dërguar lule dhe nuk vjen dot në studio pasi ka lënduar këmbën.

Advertisements

Vesa Luma, një prej këngëtareve tepër të talentuara të skenës shqiptare, ka qenë e ftuar ditën e stome në programin “Se Luan Top” nën moderimin e Erjona Rusit.

Advertisements

Artistja e dashur ka bërë një rrëfim tepër emocionues, pas rikthimit të saj në Shqipëri, per sfidat e jetës në Zelandën e Re si edhe për marrëdhënien e saj me Big Basta.

Vesa ka treguar madje se si reperi e ka bërë atë për vete me një pjatë fasule. Ajo ka zbuluar gjithashtu se si Big Basta i ka sjellë asaj një pjatë me fasule, gjatë kohës që ata të dy ishin në programin, “Dancing with the Stars”.

Gjatë intervistës, moderatorja Erjona Rusi, vendosi t’i bëjë një rreng, duke i thënë se Big Basta i ka dërguar lule dhe nuk vjen dot në studio pasi ka lënduar këmbën.

Pas këtij komunikimi, Vesa ka kërkuar menjëherë të largohet nga studio për të qenë pranë partnerit të saj.

Pjesë nga intervista:

Erjona: Kishte planifikuar që të vinte por më thonë që ja lënduar këmbën prandaj nuk vjen dot dhe ka dërguar lule. Shpresoj mos jetë lënduar shumë.

Vesa: Është shaka apo?

Erjona: Keni komunikuar sot?

Vesa: Po sot në mëngjes, si normalisht

Erjona: Do vinte sot në studio, por ka lajmëruar gazetaren që nuk vjen dot…

Vesa: Tani po, më bëre merak. Shpresoj të jetë mirë. Të çohem të iki? Ju vjen keq juve?

Erjona: Do të lësh intervistën?

Vesa: Po! Po ka vrarë burri këmbën. E keni me të vërtetë apo po bëni shaka?

Erjona: Ti çohesh dhe ikën?

Vesa: Unë çohem dhe iki.

Erjona: E tmerrshme kjo të lë intervistën në mes.

Në përfundim të lojës, Big Basta shfaqet në studio dhe i dhuron një puthje Vesës.

You may also like