Çfarë parashikon Kodi Penal për Erjon Goxharën? Rrezikon deri në 25 vite, por mund të shpëtojë edhe me 5, nëse…

by editor

Plagosja e ndodhur të hënën në Komunë të Parisit ka tronditur mbarë opinionin publik. Efektivi i policisë, Erjon Goxhara qëlloi me armë zjarri për motive të dobëta ndaj drejtorit të ERE, Lorenc Kosta. Ngjarja u bë e madhe për shkak të funksionit publik të autorit dhe viktimës.

Advertisements

Erjon Goxhara dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, Lorenc Kostën, pasi bashkëshortja e tij kishte pranuar lidhjen jashtëmartesore me kolegun e punës në ERE. I gjendur në këto kushte, efektivi i policisë ndërmori aktin e rëndë duke e lënë të plagosur me 6 plumba në mes të kryeqytetit.

Advertisements

Pas dy ditëve në arrati, Goxhara u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë. Ndërsa sot, ai doli para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg”, masë kjo që u konfirmua edhe nga togat e zeza. Goxhara po hetohet për veprën penale “vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” si dhe armëmbajtje pa leje deri në daljen e aktekspertimit ku vërtetohet se arma ka qenë e shërbimit

Por, sa vite burg rrezikon të dënohet efektivi i policisë me gradën Komisar?
Çështja e Erjon Goxharës është komplekse pasi fillimisht duhet të kryhet ekspertimi i gjendjes psiqike të tij. Sipas Kodit Penal neni 78, “Vrasja me paramendim” që pretendon Prokuroria dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë deri në njëzet e pesë vite burgim. Megjithatë veprimi i tij ka mbetur në tentativë duke mos përfunduar qëllimin final, vrasjen. Kjo është një masë disi lehtësuese për të, pasi pasoja e ardhur nuk është e njëjtë me qëllimin përfundimtar, shkruan newsbomb.

Advertisements

Megjithatë siç e cekëm më lart, mund të ketë rrethana lehtësuese nëse provohet se Goxhara ka qenë në kushtet e tronditjes së rëndë psiqike. Neni 48/b parashikon se kur vepra është kryer në kushtet e tronditjes së rëndë psikike të shkaktuar nga provokimi i viktimës, ose veprime të padrejta të viktimës ose të një personi tjetër konsiderohet rrethanë lehtësuese.

Ndërsa sa i përket akuzës tjetër, armëmbajtje pa leje, Goxhara rrezikon gjobë deri në burgim në shtatë vjet.

Si mund t’i zbutet sanksioni Goxharës nën dënimin minimal?
Sipas nenit 49 të Kodit Penal, Gjykata mund të marrë parasysh edhe rrethana të tjera lehtësuese që nuk përmenden në nenin 48 për zbutjen e dënimit të subjektit të dyshuar. Dhe në të tilla raste, janë togat e zeza që kanë tagrin të vendosin edhe një dënim më të ulët se dënimi minimal që parashikohet për veprën penale.

Si mund të ndryshohet akuza e Prokurorisë për Goxharën?
Përfaqësuesit mbrojtës të Erjon Goxharës kanë kërkuar ditën e sotme nga Gjykata urdhërimin e ekspertimit të kushteve psiqike të klientit të tyre, kërkesë që është pranuar nga Togat e Zeza. Në rast të përfundimeve të ekspertimit rezulton se ngjarja plagosja ka ndodhur në kushtet e tronditjes së rëndë psiqike, neni 88/a i Kodit Penal parashikon se “Plagosja e rëndë e kryer në gjendje të tronditjes së rëndë psikike të çastit, shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë nga ana e të dëmtuarit, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

E thënë ndryshe, nëse provohet, Goxhara mund të dënohet edhe më pak se 15 vite burg, siç e parashikon neni 78 i kodit penal, por nëse ndryshohet akuza e Prokurorisë se provohet që ka qenë në kushtet e tronditjes së rëndë psikike, maksimumi i mundshëm I dënimit është 5 vjet.

You may also like