Çfarë po digjet në Bashkinë e Tiranës? Tym i zi del nga tarraca e godinës

Një tym i zi raportohet se po del nga tarraca e bashkisë së Tiranës që prej orëve të mëngjesit. Nuk dihet nëse ka rënë zjarr në bashki apo se çfarë po digjet.

Advertisements

Në bashkinë e Tiranës prej rreth dy javësh situata është trazuar për shkak të arrestimit të kryetarit Erion Veliaj. Ky i fundit u arrestua në zyrën e tij në Bashki më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”.

Advertisements

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

Drejtimi i bashkisë i është deleguar nënkryetares Anuela Ristani, ndërsa kryeministri Edi Rama në disa dalje të tij ka deklaruar se do të merret edhe vetë me punët e bashkisë.