Çfarë po ndodh? Kaos në Itali, anulohen disa fluturime

by editor

Një grevë e transportit ajror është thirrur për 9 shkurt në Itali nga stafi tokësor i aeroporteve. Për pasojë priten fluturime të shtyra dhe të anuluara.

Sipas Avionews, greva ka filluar nga mesnata dhe do të zgjasë deri në orën 23:59, raporton SchengenVisaInfo.com.

Advertisements

Punonjësit kërkojnë përmirësimin e kushteve të kontratës, duke marrë gjithashtu parasysh pagë më të lartë mujore, një bonus një herë prej 500,000 €, njohjen e vjetërsisë në punë, një stimul produktiviteti, mirëmbajtjen e marrëveshjeve të sigurimeve shoqërore, si dhe përfitime të tjera si kuponat e ushqimit.

Për shkak të grevës, “Italy Airways” njoftoi anulimin e 48 fluturimeve të brendshme duke mbajtur të rregullta të gjitha fluturimet ndërkontinentale.

Advertisements

You may also like