Kamerat e sigurisë të burgut të Peqinit kanë fiksuar gjatë kësaj jave pamje të një droni që fluturonte shumë pranë këtij institucioni.
Advertisements
Sektori i sigurisë së Burgut të Peqinit sapo ka konstatuar fluturimin e dronit afër rrethimit, ka njoftuar policinë për marrjen e masave, pasi droni dyshohej se kryente fluturim me qëllim futjen në hapësirën ku ndodhen godinat e IEVP Peqin në afërsi të kalçetos.
Advertisements
Nga kontrollet e imtësishëm të bëra në ambientet rreth godinave dhe në terrenet sportive, në fushën e kalçetos në IEDP Peqin janë gjetur 31 doza kokainë, 200 gram hashash, disa aparate telefonash celularë si edhe fisha karikimi.
Në harkun kohor të pak ditëve janë evidentuar të paktën dy raste të fluturimit të dronëve rreth burgjeve shqiptare.
Advertisements
Lidhur me rastin e fundit ende nuk ka një reagim zyrtar për këtë ngjarje, ndërsa është kaluar në gatishmëri në të gjitha IEVP .