Çfarë po ndodh në Tiranë? Disa aksidente brenda pak orësh, plagoset një shofere

by editor

Disa aksidente kanë ndodhur në Tiranë gjatë orëve të fundit, teksa një shofere ka mbetur e dëmtuar.

Advertisements

U raportua se dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutave në zonën e Shkozës në kryeqytet, teksa dy makina kanë dalë nga rruga në të njëjtin vend dhe kanë përfunduar në pjesën anësore të saj.

Advertisements

Sipas JOQ, njëri nga aksidentet ishte veçanërisht i rrezikshëm, pasi një makinë përfundoi duke “fluturuar në ajër” përpara se të binte, fatmirësisht, në bordurën pranë lumit Lana, dhe jo brenda saj.

“Nuk e di, por në këtë aksidentin e fundit isha përqendruar me sy tek makina kur e pashë duke fluturuar në ajër,” shkruan dëshmitari.

Fatmirësisht, shoferja e përfshirë në aksident ishte e vetme në makinë dhe u transportua menjëherë për në spital nga një ambulancë që mbërriti në vendngjarje.

Kalimtarët u mobilizuan për të ndihmuar të aksidentuarën, duke shmangur përkeqësimin e situatës.

You may also like