Çfarë po ndodh në Tiranë? Dy fëmijë, 4 dhe 2 vjeç dëmtohen në çerdhe dhe kopsht! Policia nis hetimet

by editor

Policia e Tiranës ka nisur së fundmi hetimet për dy raste të lëndimit të të miturve në kopësht dhe në çerdhe.

Advertisements

Në një njoftim për mediat, bëhet e ditur se prindërit kanë denoncuar se një i mitur 4-vjeç, është dëmtuar duke luajtuar me një bashkëmoshatar, në një kopsht në rrugën “Peti”.

Po ashtu një vajzë 2-vjeçare që frekuenton një çerdhe në rrugën “Dalip Zavalani” është paraqitur në spital, e dëmtuar në pjesën e krahut.

Advertisements

Efektivët e Policisë kanë sekuestruar pamjet filmike të çerdhes që frekuenton e mitura, për veprime të mëtejshme procedural.

“Më datë 10.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një i mitur 4 vjeç, i cili sipas deklarimeve të prindërve, është dëmtuar duke luajtuar me një bashkëmoshatar, në një kopsht në rrugën “Peti”.

Më datë 10.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një e mitur 2-vjeçare, e dëmtuar në pjesën e krahut, e cila frekuenton një çerdhe në rrugën “Dalip Zavalani”. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar DVR-në me pamjet filmike të çerdhes që frekuenton e mitura, për veprime të mëtejshme procedurale, dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim”, – thuhet në njoftim.

Advertisements

You may also like