Një pus nafte i fondit të ndalur është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Gjorgoz të njësisë administrative Cakran.
Advertisements
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve vetëm brenda disa minutave.
Advertisements
Sipas informacionit të marrë pranë kompanisë , ky pus nafte i fondit të ndalur është përfshirë nga flakët edhe herë të tjera, ndërsa grupi i ekspertizës po punon për shkaqet e rënies së zjarrit.
Fatmirësisht si pasojë e flakëve nuk ka patur asnjë dëm përveçse ndotjes mjedisore pasi zona përreth është mbuluar nga re te zeza tymi.