Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar se problemi në Shqipëri është sistemi që drejtohet nga Edi Rama. I ftuar në një emision televiziv Lubonja komentoi edhe deklaratat e Arben Ahmetajt, i cili akuzoi kryeministrin Rama.
Advertisements
Lubonja tha se nuk pret që të ndodhë ndonjë gjë pas atyre deklaratave, por theksoi se disa të vërteta u thanë. Sipas tij ka disa elemente që dolën nga ato deklarata, por jo aq sa mund të tronditin, ashtu edhe siç mund të pritet.
Advertisements
“Që mbreti është lakuriq, këtë e dimë prej kohësh”, u shpreh Lubonja.
Pyetje: Çfarë do të ndodhë pas akuzave të bëra nga Ahmetaj, prisni të ketë zhvillime në drejtësi apo politikë qoftë?
Lubonja: Që të këtë zhvillime në drejtësi, ndoshta ky duhet të ishte më i hapur. Ç’kuptojmë me këtë? Se që Rama është kryetar i të gjithëve këto i kemi thënë dhe nuk ka reaguar drejtësia. Drejtësia mund të detyrohet të reagojë nëse ky jep ca prova që janë më të pangelizhueshme. Nëse ti di që ky kryeministri merr kaq përqind, apo ka një konto bankare që unë e di…pra gjera më faktike, gjera që mund ti dijë, në një farë mënyrë që të bëjë një të penduar dhe të thotë sesi funksionin gjithë sistemi. Gjuha e tij nuk mu duk se shkonte drejt saj, më tepër shkonte për tu mbrojtur, duke akuzuar të tjerët, por duke lënë edhe mundësi shantazhi të të tjerëve. U thanë disa gjera. Ka ndonjë element, por të jenë elementë deri aty sa mund të trondisin sic mund të shpresohet, jo. Politikisht aq më pak, ne i dimë këto që tha ai. Problemi është tek i gjithë sistemi i ngritur që duhet denoncuar politikisht. Unë e kam thënë që këtu nuk është puna e Ramës, por puna e sistemit që është ngritur që ka nevojë për Ramën në krye sepse me këtë bën qejf. Ky është në krye, drejton, u bën fasadën, i mbulon, por që të veprohet kundër gjithë këtyre politikisht unë nuk e di akoma të kenë lindur instrumente që të veprohet ndaj kësaj bande kriminale që ka kapur gjithë shtetin. Mbreti është lakuriq, por që është lakuriq e kemi ditur me kohë.