Chris LaCivita fushatë për Partinë Socialiste? Rama publikon foton dhe ironizon opozitën: Edhe Latifi e kuptoi…

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar ditën e sotme opozitën, me një foto të konsulentit të Partisë Demokratike, amerikanit Chris LaCivita.

Advertisements

Në foto shihet LaCivita teksa pozon me dorën e ngritur, ndërsa Rama e interpreton se amerikane po tregon numrin 5 të Partisë socialiste në fletët e votimit për zgjedhjet e 11 majit.

Advertisements

“Voto 5, edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër”, shkruan Rama.

Në hapjen zyrtare të fushatës elektorale në 12 prill në sheshin “Skënderbej”, Rama tha se “Chris LaCivita ka lindur me këmishë, ka gjetur budallenj që e paguajnë”.