Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarët në tregun industrial, ka premtuar se shteti do të ofrojë kredi të butë për çdo çift të ri.
Advertisements
Kreu i PD-së, theksoi se “kush është martuar nga 2018 e këtej, 30 mijë euro sa duhet depozitë bankare do t’i ketë nga shteti”.
Advertisements
Gjithashtu theksoi Berisha, çiftet që do marrin guximin të bëjnë fëmijë të tretë, do ua rrisë shteti.
“Ai që merr guximin fëmijën e tretë do ia rrisë shteti nga lindja deri 23-vjeç, dhe të dy fëmijët do të kenë bonus 70 dhe 60 euro”, deklaroi kryedemokrati.
Sali Berisha: Kredi e butë për çdo çift të ri, që është martuar nga 2018 e këtej, 30 mijë euro sa duhet depozitë bankare do t’i ketë nga shteti.
E sigurt 100% me zero interes. Por kjo për të blerë banesën, por çifti që merr guximin për t’u bërë me 3 fëmijë, fëmijën e tretë do ia rrisë shtetit, nga lindja.
Në jetën e kurrkujt nuk ndërhyj, ai që merr guximin fëmijën e tretë do ia rrisë shteti nga lindja deri 23-vjeç, dhe të dy fëmijët do të kenë bonus 70 dhe 60 euro, përveç të tretit që do të rritet i tëri nga shteti