Cila kafe është më e shëndetshme, e nxehtë apo e ftohtë?

Pirja e kafesë është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë për miliona njerëz në mbarë botën, një zakon që nuk ofron vetëm energji, por edhe përfitime të shumta për shëndetin dhe mirëqenien mendore. Sipas një studimi të publikuar në revistën Journal of Psychopharmacology, kafeja nxit ndjenjat e mirësisë, miqësisë dhe lumturisë, duke përmirësuar disponimin dhe ndërveprimin social. Por përtej aspektit emocional, ajo është gjithashtu një burim i pasur i vitaminave B dhe K, riboflavinës, si dhe përmban rreth një mijë përbërës bimore bioaktivë, shumë prej të cilëve kanë efekte antiinflamatore dhe mbrojtëse për organizmin.

Advertisements

Një studim i publikuar në Scientific Reports zbuloi se kafeja e nxehtë përmban më shumë antioksidantë krahasuar me atë të ftohtën, që e bën më efektive në luftën kundër radikaleve të lira dhe plakjes qelizore. Antioksidantët janë përbërës të rëndësishëm që kontribuojnë në mbrojtjen e zemrës, forcimin e sistemit imunitar dhe përmirësimin e funksioneve kognitive.

Advertisements

Nga ana tjetër, kafeja e ftohtë, ka aciditet më të ulët dhe një shije më të butë, duke e bërë më të përshtatshme për ata që vuajnë nga ndjeshmëri në stomak ose refluks gastrik. Pavarësisht temperaturës, vlera e pH-së së të dyja formave të kafesë është e ngjashme, duke luhatur nga 4.85 në 5.13, por përthithja dhe reagimi i trupit mund të ndryshojë.