Në natën finale të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, banorët ndanë emocionet e fundit dhe reflektuan mbi eksperiencën e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Advertisements
Ndër ta ishte edhe Gerta Gixhari, e cila u përball me një pyetje provokuese nga gazetari Ronaldo Sharka
Advertisements
“Kush ka qenë më e fortë në Big Brother VIP, Gixhari 1 apo Gixhari 2?”, ishte pyetja e bërë nga Sharka, duke iu referuar pjesëmarrjes së saj dhe të motrës, aktores Olta Gixhari, në edicionin e dytë.
Gerta zgjodhi t’i përgjigjej me kujdes:
“Secila ka pasur lojën e vet. Nuk them dot gjëra të tilla”, duke shmangur kështu çdo lloj krahasimi të drejtpërdrejtë.
Ajo vlerësoi rrugëtimin e motrës në edicionin e dytë të reality show-t, ku Olta pati një përballje të fortë me Luizin, fituesin e atij edicioni.
“Motra ime ka bërë një rezistencë të fortë ndaj lojtarit që ka pasur përballë, ndërsa unë kam pasur një lojë tjetër”, tha Gerta, duke theksuar se dinamika e lojës në të dy edicionet ka qenë ndryshe dhe nuk mund të krahasohen lehtë.
Pavarësisht pyetjeve të shumta për raportin me motrën, Gerta e kishte bërë të qartë më parë se nuk dëshiron më të flasë për këtë temë:
“Boll më me këtë muhabet se më ka ardhur në majë të hundës”.
Me një qëndrim të matur, Gerta ruajti qetësinë dhe refuzoi çdo ndasi apo rivalitet mes dy motrave, duke lënë të kuptohet se çdo rrugëtim në BBV është unik në llojin e vet.