Cilat janë sektorët me pagat më të larta në privat? Ekspertët: Kryesojnë sektori bankar, kompanitë e sigurimeve dhe IT

Paga mesatare në sektorin financiar, në fund të viti 2024 arriti në 163 mijë lekë. E ndjekur nga sektori informacion/ komunikacion ku paga mesatare arriti në 121 mijë lekë në muaj bruto.

Advertisements

E thënë ndryshe paga në banka, kompanitë e sigurimit apo institucione të tjera financiare është sa dyfishi i pagës mesatare.

Advertisements

Të dy këta sektorë po udhëheqin rritjen e pagave në tregun e punës, duke u bërë që të jenë të vetmit që ofrojnë të ardhura për një jetesë dinjitoze.

Për ekspertët dy janë arsyet pse këto sektor ofrojë pagesa të tilla

“Së pari lidhet me aktivitetin e sektorëve. Bankat, kompanitë e sigurimeve, ekspertët e IT kanë qenë dhe vijojnë të jenë profesione të mirëpaguara. Sektorët e kanë marzhin e fitimit më të lartë se të tjerët. Ndërkohë faktori i dytë lidhet me modelet e menaxheriale. Menaxherët e kompanive të tilla janë të huaja të cilat adaptojnë dhe zbatojë modele si në vendet evropiane”, thotë Erion Muça, ekspert punësimi.

Sektori i tretë që po ofron paga konkurruese është administrata publike. Sipas statistikave paga mesatare arriti 100 mijë lekë në muaj bruto. Ndërkohë privati mbetet ende me ritme të ngadalta të rritjes së pagave.

“Shohim që edhe në fund të viti që lamë, privat nuk po i përgjigjet me të njëjtin ritëm rritjes pagave si administrata publike. Me këtë ecuri pagat në shtet po bëhen gjithnjë e më konkurruese duke u krahasuar edhe me vendet përreth”, shton eksperti.

Në fund të vitit 2024, paga mesatare bruto në privat 76 mijë lekë në muaj. Por kjo shifër merret me rezerva për shkak të informalitetit në tregun e punës.