Cilat janë shenjat më “tinëzare” të zodiakut dhe taktikat që përdorin për t’iu manipuluar

Së fundmi në rrjetet sociale mund të keni hasur termin e “dinakut empatik” (dark empath), një lloj personaliteti që ka nisur të lakohet e shpjegohet për karakteristikat e tij.

Advertisements

Një dinak empatik është një person që përdor aftësinë për të kuptuar ndjesitë e të tjerëve që t’i manipulojë për përfitimet e veta. Ata i ngërthejnë njerëzit në manipulimin e tyre sepse i kuptojnë mirë, por e bëjnë vetëm për të ushqyer egon narciste që kanë.

Advertisements

Aftësitë e tyre i bëjnë të rrezikshëm sepse mund të zbulojnë çfarë i ngacmon njerëzit dhe më pas ta përdorin në formë dashakeqe për ta dhe për t’i shërbyer vetes.

Fasada që paraqesin është ajo e një shoku, bashkëpunëtori, aleati e njeriu të besuar vetëm që të mos tregoheni i rezervuar dhe t’i ‘ushqeni’ me informacione që më vonë do të përdoren kundër jush.

Taktikat që një përdor është nënvlerësimi dhe shtrembërimi i së vërtetës së personit tjetër duke mohuar faktet, situatën apo ndjesitë dhe nevojat që ky i fundit ka dhe fajësimi. Ai kërkon të shfrytëzojë. Sigurisht, di shumë dhe interesohet, por nuk ka asnjë ndjesi përkujdesi, altruizmi apo solidarizimi.

Dinaku empatik është shumë i aftë për të përdorur humorin thumbues, shakatë dhe ngacmimet për të manipuluar njerëzit dhe situatat. Është ekstrovert, përshtatet në shoqëri, i aftë për të biseduar dhe joshur në nivel sipërfaqësor e majde të krijojë marrëdhënie e miqësi, edhe pse nuk duhet shumë kohë që ato të kthehen në toksike.

Ai përdor autokritikën dhe kjo ju ç’armatos sepse do të bazoheni te aftësia e mirë analizuese që ka.

Ndoshta do ta keni të vështirë të dalloni një dinak empatik, por shenja e zodiakut mund të jetë një tregues. Sigurisht kjo nuk mbështetet mbi prova shkencore, por disa shenja kanë potencialin për të manipuluar lehtësisht përmes ndjenjave tuaja.

Peshorja

Analiste dhe diplomate, por shumë egoiste. Peshoreve u pëlqen të shohin dramat e të tjerëve, madje u shijojnë për sa kohë nuk i prek ata. Ata i gëzon përçarja mes njerëzve.

Binjakët

Shenjë shumë e shkëputur, e zgjuar dhe me shumë sharm që mund të pëlqehet nga të gjithë, por mjafton të shtypë butonin dhe do të bëjë çfarë u leverdis interesave që ka. Binjakët janë të pamëshirshëm.

Gaforrja

Shenja empatike dhe e kujdesshme e zodiakut, por jo gjithmonë! Nëse kombinon intuitën e Gaforres me qasjet jo dhe aq pozitive, rezultati është i rrezikshëm.

Bricjapi ka potencial, njësoj si Demi dhe të dy kanë tendenca kontrolli dhe ftohtësie, por të dy s’janë empatikë apo të përpiqen kaq shumë që të manipulojnë dikë deri në këtë pikë.

Akrepi që sigurisht mund të ishte një nga opsionet më të para, por nuk përjashtohet nga kjo listë.