Cilësi e dobët dhe kurrikula të vjetra larg kërkesave të tregut të punës, Banka Botërore jep alarmin për arsimin e…

by editor

Cilësia e dobët e arsimit të lartë, kurrikulat e vjetruara dhe mospërputhja e tyre me tregun e punës janë disa nga arsyet e “largimit të trurit” nga Shqipëria. Në këtë përfundim ka dalë edhe raporti i Bankës Botërore kushtuar arsimit të lartë, si një nga sektorët që ndikon në rritjen ekonomike të vendit. Drejtues të Bankës Botërore në Shqipëri rekomandojnë se vetëm kthimi i arsimit të lartë në prioritet do të mund ta ndryshonte situatën në vend: “Pavarësisht se në Shqipëri ka rritje të numrit të studentëve që marrin dije profesionale, sërish vihet re një disbalancë nga një degë në një degë tjetër studimi.

Advertisements

Studentët duhet të jenë më të përgatitur për t’iu përshtatur kërkesave të tregut të punës. Duke investuar në arsimin e lartë, në kurrikula, në infrastrukturë e shkencë do t’i sjellim universitetet më pranë tregut të punës”. Edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë të njëjtat problematika si Shqipëria në arsimin e lartë. Nga raporti rezulton se cilësia e tyre nuk arrin mesataren 9 nga 100 që është vlerësimi maksimal. Për shkak të nivelit të dobët, universitetet shqiptare dhe ato të rajonit nuk bëjnë pjesë në renditjen e 500 universiteteve më të mira në Europë dhe Azinë Qendrore. Përjashtim nga vendet e Ballkanit bëjnë universitetet e Serbisë.

Advertisements

Sipas Bankës Botërore, Serbia kryeson në rajon me 22,6 pikë, një mesatare e përafërt me atë të vendeve të Bashkimit Europian. Ndërkohë, drejtues të Ministrisë së Arsimit kanë renditur reformat që sipas tyre po ndërmerren për të ndryshuar arsimin e lartë në vend. Më herët, biznesi dhe ekspertë të arsimit kanë shprehur nevojën e përshtatjes së kurikulave të Universiteteve me tregun e punës, pasi aftësitë e të diplomuarve nuk janë në nivelet që kërkojnë punëdhënësit. Ndërkohë, as në 2025 qeveria nuk do të përmbushë një nga premtimet e saj për rritjen e buxhetit të arsimit në 5% të prodhimit të brendshëm bruto. Arsimi nuk do të marrë më shumë se 2,36% të PBB, ku 18,4 miliardë lekë është buxheti për universitetet dhe vetëm 0,06% për kërkimin shkencor.

Nga ana tjetër, Kuvendi u përfshi dje nga debate gjatë kohës që po diskutohej amendamenti i deputetit të PD-së Edmond Spaho për të rritur me 1 % buxhetin për arsimin. Deputetët e opozitës kërkuan dorëheqjen e ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu. Në një moment Zhupa vendosi një fletë në foltore ku shkruhej “jep dorëheqjen”. Kryetarja e Kuvendit ndërhyri për të kërkuar që të hiqet “nuk po bëjmë cirk”, tha ajo. Ndërsa ministrja Manastirliu akuzoi PD se kur la pushtetin kishte lënë arsimin në shkretëtirë ndryshe nga mbështetja që kanë dhënë socialistët. “Kishit lënë arsimit në shkretëtirë. Buxheti ishte në pikën më të zezë të tij ku nuk paguheshin pagat jo më të mendohej për rritjen e pagave. Ju latë në harresë mësuesit. 82 mld lekë parashikohet buxheti për arsimin për 2025, ¾% e GDP.

Shpenzimet për arsimin zënë 10.8%. Arsimi vijon të mbetet absolut për qeverisjen e PS-së e këtë e ndjejnë dhe qytetarët shqiptarë. Me shkolla të rindërtuara, paga. Rritëm 18.8 % rritëm buxhetin e arsimit nga viti 2024”, deklaroi ministrja Manastirliu. Sakaq në debat e sipër me Zhupën Manastirliu i tha se gjuha e urrejtjes nuk i nxjerr dot nga bataku. “ E kuptoj që nuk doni të ballafaqoheni me dështimet historike. Ky kuvend duhet të jetë vendi ku të japim shembullin për fëmijët e brezat e as të ofendojmë apo shajmë. Nuk do ia dilni dot mosrespekti, gjuha e urrejtjes nuk do ju nxjerrin nga bataku ku keni rënë ku e keni rënë. Maji do të vijë shpejt”, nënvizoi Manastirliu. Sakaq në një moment ndërhyri dhe Spiropali. “Do të dilni nga salla e Kuvendit, zonja Zhupa:, deklaroi Spiropali.

Qytetarët protestë kundër Manastirliut

Ndërkaq qytetarët kanë dalë dje sërish në rrugë për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Ata u mblodhën te shkolla “Fan Noli”, teksa më pas u nisën drejt Ministrisë së Arsimit. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit pas ngjarjes si dhe ndërrimin e emrit të shkollës, duke i vendosur emrin e të ndjerit. “Ministrja pasi shkatërroi shëndetësinë, tani duket se ka qëllim të shkatërrojë dhe arsimin. Të japë dorëheqjen dhe të mbajë përgjegjësi për këtë ngjarje”, tha një qytetar. Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 18 nëntor pak metra larg shkollës “Fan Noli” ku dy të miturit studionin.

Siguria në shkolla është një nga kërkesat që paraqitet në protestat e mbajtura, ndërsa një prej qytetarëve tha se duhet një ndryshim jo thjesht të një ministri, por një politike në raport me sigurinë e fëmijëve në shkolla. Ditën e premte, 22 nëntor, u zhvillua seanca gjyqësore në ambientet e një spitali privat në Tiranë ndaj 14-vjeçarit që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani. Gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët, vendosi masën “arrest me burg” për Mario Përlleshin. I mituri akuzohet si i dyshuar për kryerjen veprës penale “Vrasje e kryer në rrethana cilësuese”.

You may also like