Ish-kandidati i Rithemelimit për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, në fjalën e tij përpara protestuesve, i bëri thirrje kryebashkiakut Erion Veliaj që të japë dorëheqjen.
Advertisements
Këlliçi tha se Veliaj duhet të çlirojë Bashkinë e Tiranës. Sipas tij, Veliaj ka terrorizuar Tiranën më 14 maj. Këlliçi tha se Veliaj do të mbajë përgjegjësi edhe për Ardit Gjoklajn.
Advertisements
“Ne kërkojmë të dorëhiqet një bandit që qëndron në krye të Bashkisë. I bëj thirrje Veliajt, arrestohesh ose jo ky nuk është problemi ynë, por largohu njëherë e më parë si kryebashkiak. Me bandën tëndë kriminale 5D terrorizove qytetarët me vota më 14 maj. Ku e ke sot të dërguarin në njësinë numër 1, ku e ke Mariglenin Qaton? Ku e ke Eglantina Zërin, ku e ke? Nuk keni lënë taksë e tender pa vjedhur.
Ne nuk e falim Ardit Gjoklajn, e kemi amanet nga familja e tij. Janë dhënë miliona euro për inceneratorin e Tiranës dhe incenerator nuk ka. E ke kthyer Tiranën në lavatriçe të pastrimit të parave. Kjo bandë, që fshihet në Bashkinë Tiranë, shumë shpejt do shkojë në burg, drejtësia do vendoset në vend, do apo jo Veliaj”, u shpreh Këlliçi.