Një konflikt mes dy vajzave ka ndodhur në Pogradec, ku për motive të dobëta, një 23-vjeçare i ka hedhur një vajze tjetër substancë të dëmshme në sy.
Advertisements
policia ambulanca
Advertisements
Burime bëjnë me dije se 23-vjeçarja, e cila tashmë është proceduar nga policia, në konflikt e sipër e ka kapur për flokësh 21-vjeçaren dhe më pas i ka hedhur sprajt në sy.
“Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimin penal për shtetasen A. H., 23 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi ka dëmtuar me substancë të dëmshme, në sy, një 21-vjeçare, për motive të dobëta”, njofton policia.
Advertisements