Mund të jetë zyrtarisht pranvera, por dimri ka pushtuar SHBA-në. Sipas mediave vendase qyteti New England po përballet me reshje shiu, bore dhe erëra të forta.
Advertisements
Në Fitchburg, në veriperëndim të Bostonit, një përzierje bore dhe shiu mbuloi rrugët. Por në pjesën më të madhe të Massachusetts, Connecticut, New York City dhe Rhode Island, stuhia pritej të mbaronte vetëm me shi.
Advertisements
Stuhia erdhi në fund të një sezoni dimëror në disa zona të verilindjes, duke përfshirë Bostonin, që pati pak borë dhe temperatura më të larta.